Programi IPA

Nis projekti rajonal IPA për forcimin e sipërmarrjeve bujqësore

Organizata Creative Business Solutions (CBS) nisi projektin e parë të zhvillimit të Bashkimit Europian në kuadrin e programit ndërkufitar IPA. Delegacioni i BE në Shkup përcaktoi CBS si partner kryesor në bashkëpunim me Agjencinë Rajonale të Zhvillimit 2 (AZHR 2) dhe Komunën e Dibrës së Madhe në vendin fqinj. Takimi fillestar, i cili u zhvillua në Dibër të Madhe, ishte i pari i projektit dhe nisi hapat formalë për të filluar zbatimin e aktiviteteve të programuara. Projekti ka për qëllim të forcojë kapacitetin prodhues bujqësor të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe qasjen e tyre në treg.

Projektet ndërkufitare Shqipëri-Greqi trajnojnë mjeshtrat e artizanatit në Gjirokastër

Pjesë e projekteve ndërkufitare Shqipëri-Greqi, që po zbatohen në kuadër të programit IPA në Qarkun e Gjirokastrës, është edhe promovimi i prodhimeve të traditës. Në këtë drejtim, në zonën muzeale të Gjirokastrës, për dy ditë me rradhë u zhvillua një trainim mbi menaxhimin e bizneseve artizanale të Rajonit të Gjirokastrës. Ky aktivitet u organizua në kuadër të zbatimit të projektit ”Crafts in Action” brenda programit ndërkufitar IPA, Greqi –Shqipëri, ku partner lider për palën shqiptare është AULEDA(Agjensia e Zhvillimit Ekonomik Rajonal-Vlorë) dhe partner( PP3) Bashkia Dropull.