projekt

Sheshi “Skëndërbej”, Veliaj: 35 mijë lule, 10 mijë shkurre e 5 mijë pemë

Projekti i sheshit “Skëndërbej” i cili do të shndërrohet në një pedonale, do të ketë në përbërje të tij 35 mijë lule, 10 mijë shkurre dhe 5 mijë pemë dekorative, të cilat do t’a shndërrojnë këtë shesh në vendin ku do të organizohen aktivitete për gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit. Kjo është bërë e ditur nga vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. “Pemët dhe bimët endemike që rriten në Shqipëri dhe që në kushtet atmosferike të Shqipërisë do të vazhdojnë të rriten edhe në 30-40 vitet e ardhshme, ndaj morëm vendimmarrje dhe për gjithë pemët e bimësinë.

"Shëtitorja" e Vlorës, projekti do të përfundojë në gusht

Këshilli Bashkiak i Vlorës diskutoi dje lidhur me projektin e ndërtimit të “Shëtitores” përgjatë bregdetit, që synohet të përfundojë brenda muajit gusht të këtij viti. Në këtë mbledhje, u zbuluan për herë të parë edhe detaje të projektit dhe vlera e investimit të tij, deri tani i padeklaruar publikisht. Projekti, i njohur edhe si “Lungomare”, i financuar nga BE-ja me një fond prej rreth 8.2 milionë euro (pa përfshirë TVSH-në), vlerësohet të jetë ndër investimet më të mëdha të kryera në qytetin e Vlorës.

“Natyra nuk ka nevojë për Ne, zhvillimi pa natyrën është fatalitet!”

Të gjithë i kemi përpara syve çfarë është bërë me mendësitë tona dhe veprimet e 25 viteve më pare, që nga parlamentarët, qeveritarët e çdo niveli, biznesi e deri tek individi. Çdo ditë shohim dhe prekim realitetin e tjetërsuar, trashëgiminë kombëtare në gjendje të rëndë dhe vijimin e një keqtrajtimit ekstrem e të vazhdueshëm dhe ndaj natyrës e pasurive të saj. Përpjekjet për të rivendosur rendin ligjor, menaxhimin bashkëkohor dhe një zhvillim shumë funksional e të barasvlefshëm deri më tani pothuajse kanë dështuar. Kërkohet ende shumë punë, vullnet dhe bashkëpunim për të sjellë ndryshim rrënjësor të mentalitetit dhe qasjen e re ndaj natyrës.

“Parku Kombëtar i Dajtit një destinacion turistik i arritshëm dhe tërheqës”

REC Shqiperi fillon zbatimin e projektit “Parku Kombëtar i Dajtit një destinacion turistik i arritshëm dhe tërheqës”, i pari në zbatim te bashkëpunimit trepalësh të ashtuquajtur Austerlitz/Slavkov midis Austrisë, Çekisë dhe Sllovakisë. Sot në ambjentet e Ambasadës së Republikës Çeke u zhvillua edhe ceremonia e firmosjes së lançimit të Bashkëpunimit Austerlitz/Slavkov në Shqipëri. Hulumtimet për studimin e tendencave të turizmit shqiptar tregojnë për një prirje të vizitorëve për të udhëtuar jashtë qyteteve dhe kryesisht tregojnë orientimin e tyre drejt aktiviteteve në natyrë.

“Qytetari shkencëtar” ndalon në qytetin e Kukësit

Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me projektin e UNDP-it, “Krijimi i Sistemit të Informacionit për menaxhimin dhe Monitorimin Mjedisor në Linjë me Raportimin Global” (EIMMS) zhvilloi një orë të hapur për biodiversitetin, me shkollën nëntëvjeçare “Riza Spahiu” të qytetit të Kukësit. Në këtë orë të hapur mësimore u fol mbi biodiversitetin në Shqipëri, pasurinë e florës dhe faunës në vendin tonë, duke u ndalur specifikisht në florën dhe faunën e zonës së Kukësit. Gjithashtu një vend i veçantë iu kushtua dhe kategorizimit të zonave të mbrojtura dhe nivelit të mbrojtjes që tregohet për këto zona sipas kategorizimit.

17 projekte kundër përmbytjeve, vendorët të aplikojnë

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka ftuar të gjithë drejtuesit vendor që të aplikojnë në 17 projektet që qeveria do të financojë për të parandaluar përmbytjet në zona të ndryshme të vendit. Sipas Peleshit, 17 projekte të tilla, pjesë e programit të posaçëm të financuar nga BE dhe qeveria shqiptare parashikojnë parandalimin e përmbytjeve, përmes ndërhyrjeve në infrastrukturën e lumenjve. Teksa ka qenë i pranishëm në Novoselë, ai ka parë nga afër ecurinë e punimeve në dy prej projekteve, për këtë zonë, të cilat janë drejt përfundimit.

4 prej projekteve “të gjelbra” më të mëdha në fushën e ndërtimit në Kazakistan

Kjo është periudha më e mirë për t’u përfshirë në industrinë e ndërtimit në Kazakistan. Të dhënat e publikuara nga Astana treguan se sektori i ndërtimit shënoi rritje prej 7 % në gjysmën e parë të këtij viti. Qendra e shtetit aziatik, Kazakistani, po investon shuma të mëdha në këtë sektor, duke e rritur besimin e investitorëve të huaj dhe vendas në këtë sektor. Një ndër risitë më të mëdha që Kazakistani po sjell në këtë sektor është futja e teknikave të ndërtimit në përputhje të plotë me rregullat për mbrojtjen e mjedisit, që ndryshe njihen si projektet e gjelbra, duke u shndërruar në këtë mënyrë në liderin botëror të ndërtimit dhe energjisë së ripërtëritshme.

Banka Botërore e gatshme t’i financojë projektet në Ballkan

Banka Botërore është e gatshme t’i ndajë deri në 200 milionë dollarë për projektet me të cilat do të zhvillohej transporti dhe lidhjet tregtare ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, tha sot zyrtarja e lartë e kësaj banke, Christina Georgieva. “Ne jemi të gatshëm t’i financojmë projektet e tregtisë dhe transportit për t’i ndihmuar vendet e rajonit t’i largojnë pengesat që ekzistojnë tash”, tha Georgieva në tubimin ekonomik të nivelit të lartë në Sofje të Bullgarisë.

Banka Botërore tërheq fondin për ndërtimin e hidrocentralit në Parkun Kombëtar të Mavrovës në Maqedoni

Banka Botërore tërhoqi fondin për një nga projektet e hidrocentraleve më të mëdhenj në Parkun Kombëtar të Mavrovës në Maqedoni. Kjo është një fitore për mbrojtjen e lumenjve të Ballkanit nga shkatërrimi që mund të sjellë ndërtimi i hidrocentraleve. ”Banka Botërore e ndërmori këtë hap me vonesë. Ndërtimi i hidrocentralit është në kontraditë me mbrojtjen e biodiversitetit dhe nuk duhet lejuar në zonat e mbrojtura sic është ky park”, thotë Gabriel Schwaderer, përgjegjësi i fondacionit CEO I fondacionit EuroNatur për mbrojtjen e natyrës.

Bosnja dhe Kroacia e kthejnë hekurudhën e vjetër në shteg biçikletash

Një projekt ndërkufitar mes Kroacisë dhe Bosnjes po i jep një jetë të re ish-hekurudhës së perandorisë austro-hungareze, duke iu përgjigjur kështu bumit të kërkesave për eksplorim të Ballkanit me biçikletë. Një projekt i përbashkët mes Kroacisë dhe Bosnjes synon të rigjallërojë hekurudhat e vjetra të ndërtuara nga perandoria Austro-Hungareze duke krijuar një rrjet shtigjesh biçikletash, që gjithashtu do të zhbllokojnë potencialin turistik në rajon. “Synimi i projektit është të rregullohet shtegu që dikur përdorej nga trenat,” tha për BIRN Ana Soldo, drejtoreshë e kompanisë publike Vjetrenica, organizata e zbatimit të projektit.

BRIGAID [Horizon2020] – “URA me TRI Harqe” e Novacionit

BRIGAID akronim i “BRIdging the Gap for Innovations in Disaster Resilience” e shqipëruar “Kapërcimi i barrierave në fushën e novacionit në funksion të rekuperimit nga katastrofat”. Projekti ka fillimin e tij qysh prej muajit qershor të vitit 2016 dhe afati i përfundimit përkon me titullin e programit [Horizon2020], viti 2020. Shqipëria është partner i këtij projekti më përfaqësinë e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT).

Cërriku nis riciklimin, projekt për mbledhjen e mbeturinave në shtëpi

Bashkia e Cërrikut ka nisur të aplikojë një projekt pilot për menaxhimin e mbetjeve urbane me aistencë teknike nga Japan International Cooperation Agency. Projekti i cili ka nisur në lagjen nr.3 të Cerrikut konsiston në mbledhjen e mbetjeve urbane derë më derë dhe më pas riciklimin e tyre në vendin e grumbullimit. Bashkia Cërrik ka hequr koshat e grumbullimit të mbetjeve nga kjo lagje dhe ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve. “Projekti pilot i qeverisë japoneze në bashkëpunim me bashkinë e Cërrikut, konsiston në menaxhinimn e mbetjeve, po me një tjetër mënyrë mbledhjeje.

Dokumenti i Brukselit për HEC-et rrëzon “superfuqinë” shqiptare të energjisë në rajon

Duket se po i vjen fundi “lulzimit” të superfuqisë energjitike në rajon, që u shpall me bujës në 2009, se do bëhej Shqipëria, e cila u pasua me një valë tjetër qindra lejesh e kontratash të firmosura për HECe në 2013, në prag të ndërrimeve të pushteteve. Joshja prej “superfuqie” nga maxhoranca e sotme ka qënë jo e vogël duke vazhduar me plotë leje të dhëna edhe në zona të mbrojtura me ligj. Kjo kohë duket po merr fund.

Dokumenti në APP, afër këndit të lojërave do të jetë edhe një “Grand Kafe”

Relacioni arkitektonik. Inxhinierët: Këndi është paralel dhe ka lidhje me “Grand Kafe”, hapësirë e rezervuar për prindërit për të pirë kafe apo të lexojnë gazeta. Kontrollojnë fëmijët

Sokol Çobo

Këndi i lojërave që pritet të ngrihet në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës, ka nisur të marrë “jetë” një muaj para zgjedhjeve lokale të qershorit 2015. Sipas disa dokumenteve që disponon gazeta “Shqip”, në maj të vitit të kaluar, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka kontraktuar si konsulent disa operatorë privatë, me qëllim që të përgatisnin masterplanin e parkut të liqenit dhe pesë projekteve pilot.

Fabrikë për plehrat kimike në Fier

Në zonën e Fierit është parashikuar ngritja e një fabrike për plehrat kimike. Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka publikuar një dokument me një plan për rrjetëzimin e kësaj industrie, i cili parashikon mundësinë e ndërtimit të një fabrike për plehrat kimike në këtë zonë që mund të kapë një vlerë maksimale investimi deri në 650 milionë euro. “Fabrika e mundshme e prodhimit të plehrave kimike në Shqipëri duhet të lokalizohet në Fier. Ajo duhet të furnizohet me gaz natyror nga burimet e brendshme dhe duhet të jetë njëkohësisht e lidhur me rrjetin ndërkombëtar të transmetimit të gazit natyror në Shqipëri.

Fillon markimi i shtigjeve të Dajtit

Ditën e dielë me 6 mars filloi nga ShDAT zbatimi në terren i projektit “Parku Kombëtar i Dajtit një destinacion turistik i arritshëm dhe tërheqës" me markimin e shtigjeve të Parkut të Dajtit. Ashtu siç ishte planifikuar, projekti filloi me markimin e shtegut të Tujanit, një itinerar ky markuar me lyrje, pastrim, vendosje të shenjave orientuese. Rrugëtimi është shumë piktoresk dhe i veçantë. Pjesëmarja ishte shumë e lartë me rreth 27 të rinj të cilët e bënë punën plot entuziazëm dhe kënaqësi. Tabela kryesore do vendoset javën që vjen.

Fuqizimi i sistemit të menaxhimit të mbetjeve në Bashkinë Dibër

Me mbështetjen teknike të Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) Shqipëri dhe mbështetjen financiare të programit dldp (projekti për decentralizimin dhe zhvillimin vendor), Bashkia Dibër ka nisur zbatimin e projektit "Fuqizimi i sistemit të menaxhimit të mbetjeve në Bashkinë Dibër" me shtrirje 1 vjeçare (Janar – Dhjetor 2016), për të përmirësuar gjendjen e shërbimit të mbetjeve në Bashkinë e re të Dibrës. Të pranishëm sot në takimin prezantues të projektit ishin administratorët e njësive vendore, përfaqësues nga Qarku Dibër, Agjencia e Mjedisit, Drejtoria Arsimore, Drejtoria e Shëndetit, biznese dhe grupe të tjera interesi.

Furnizimi me ujë, deri në 2019-ën rehabilitim i rrjetit rural në të gjithë vendin

Shqipëria vazhdon të përballet me probleme në furnizimin e rregullt me ujë dhe rehabilitimi i plotë kërkon investime në shuma të mëdha. Zonat rurale janë ato që vuajnë pasojat më të mëdha për shkak edhe të amortizimit. Deri më sot nga qeveria shqiptare, por edhe donatorët e huaj (Banka Gjermane për Zhvillim, KfW, dhe Bashkimi Europian) janë financuar për rehabilitimin e rrjetit rural rreth 56.7 milionë euro, nga ku kanë përfituar 135,000 banorë. Projekti i mbështetur nga KfW ka mbështetur financimin e rehabilitimit të ujësjellësve në 53 fshatra në qarqet Dibër, Shkodër dhe Kukës.

Gjelbërimi i Saharasë, ja projekti që do rikthejë jetën në shkretëtirë

Një kompani norvegjeze do të investojë 30 milionë dollarë për të krijuar kushtet e nevojshme të mbjelljes së perimeve dhe zhvillimit të bujqësisë në shkretëtirën e Saharasë. Tani, një projekt ambicioz i teknologjisë së lartë mund ta bëjë shkretëtirën të lulëzojë sërish dhe të krijojë një ekonomi të gjelbër përgjatë procesit. Shkretëtira e Saharasë ishte njëherë e një kohë një peizazh i gjelbër plot bimë ekzotike dhe jetë të egër. Kjo përpara se një periudhë dramatike e ndryshimit klimatik të krijonte dunat e rërës sot.

Gjirokastër: Infrastrukturë mbrojtëse ndaj përmbytjeve

Gjirokastra është një nga përfituesit e projektit të BE-së për Infrastrukturën Mbrojtëse ndaj përmbytjeve. Shtatë vepra infrastrukturore mbrojtëse nga përmbytjet u zbatuan në këtë rajon me një vlerë prej rreth 1 milion dollarë amerikanë. Të gjitha këto vepra ishin dëmtuar gjatë përmbytjeve:

- Në zonat Mashkullorë, Palokastër dhe Shtëpëz ku falë projektit është mundësuar mbrojtja nga përmbytjet e lumit Drino dhe gërryerjeve të bregut. Mbrojtja nga përmbytjet e lumit Drino dhe gërryerjeve të Bregut në zonën Palokastër si dhe mbrojtja nga përmbytjet dhe gërryerjet në fshatin Shtëpëz,