projekt ripyllezimi

Nis në Elbasan projekti i ripyllëzimit, mbillen 3 mijë fidanë

Në Elbasan ka nisur ripyllëzimi i zonës së degraduar përgjatë lumit Shushicë dhe sistemimi i shtratit të lumit Shkumbin në zonën e erozionit, sipas një projekti të hartuar në kuadër të Moratoriumit 10 vjeçar të Pyjeve dhe Sezonit vjetor të Pyllëzimit. 3000 fidanë të rinj, (akacie dhe plep) do të mbillen në një sipërfaqe prej 2 ha, në një nga zonat ku efekti i erozionit ka shkaktuar dëme serioze në ekonominë dhe infrastrukturën e banorëve të zonës, por jo vetëm, duke i shtrirë efektet edhe përgjatë lumit Shkumbin.

Pyjet e Kosovës, ripyllëzim i gati 1000 hektarëve

Menaxhimi i pyjeve është vlerësuar si më efikas këto vitet e fundit, ani pse ende ka mjaftë sfida në ndalimin e prerjeve ilegale. Por, përkundër kësaj çdo vit me qindra mijëra hektarë ripyllëzohen nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës, që është në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Sipas të dhënave që ka prezantuar MBPZHR-ja vitin e kaluar janë ripyllëzuar 511 ha me 1.255,325 fidane. “Mbështetur ne Planin Vjetor për Menaxhim me Pyje për vitin 2016, është planifikuar pyllëzimi i 315 ha ne disa nga Komunat e Kosovës, kryesisht me lloje te fidanëve halore.

Shpresë edhe për Lurën, mbillen 500 fidanë pishash

Ajo çfarë ka ndodhur pas viteve '90 të shekullit të kaluar në parkun natyror të Lurës, ka qenë e tmerrshme. Një masakër në prerjen e mijëra hektarëve pyje kryesisht pisha, në një sipërfaqe prej 40 mijë hektarësh. Pamjet ekskluzive të kameras se Report tv trondisin. Ambientalisti Xhemal Mato thotë se pas viteve '90 parku i Lurës u kthye në një ndërmarrje pyjore, në vend të një parku natyror. "Në Lurën e trashëguam pas viteve 90 si një nga parqet më të bukura jo të Shqipërisë por të Ballkanit, ka qenë një nga mrekullitë e gjithë kësaj zone. Jo se e them unë por e thonë shumë biologë dhe gjeograf të huaj.