projektligj

"Performanca e Energjisë në Ndërtesa”, drafti prezantohet në Kuvend

Zëvendës Ministri i Energjisë dhe Industrisë z.Ilir Bejtja ishte sot i pranishëm para deputetëve të komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin ku prezantoi projektligjin “Për Performancën e Energjisë në Ndërtesa”. Z.Bejtja argumentoi para deputetëve se pse ishte sjellë tani ky projektligj, duke theksuar se ligji i mëparshëm i miratuar në vitin 2002 ka sjellë që të gjitha ndërtesat që kemi sot të jenë jashtë çdo kushti eficience të përdorimit të energjisë.

Ardhja në pjatën tuaj e një peshku të paligjshëm, tani bëhet më e vështirë

Qeveria e SHBA ka nxjerrë një ligj përfundimtar për të rritur transparencën ndaj aktiviteteve të peshkimit dhe të ndalojë miliona tonë peshk nga përdorimi i ushqimeve të detit nëpër supermarketet e SHBA-së, një lëvizje që u mbështet nga më shumë se 400 000 aktivistë të Fondit Botëror për Ruajtjen e Jetës së Egër (WWF). Më shumë se 1/3 e ushqimeve të detit të importuara në SHBA vijnë nga anijet që kryejnë aktivitet të paligjshëm peshkimi ose të paraportuar.

Burg për falsifikim ushqimesh

Pavarësisht rrezikshmërisë së lartë që paraqesin për shëndetin e njeriut duke shkaktuar deri edhe humbje të jetës, subjektet që prodhojnë ushqime në mënyrë të kundërligjshme ia hedhin vetëm me një gjobë. Por vetë përfaqësuesit e biznesit po përgatisin një propozim që ashpërson kodin penal për falsifikatorët e ushqimeve. “Gjoba mund të jetë element penalizimi kur subjektet demonstrojnë se kanë marrë të gjitha masat për të mos ndodhur situata, nëse rezulton se ka ardhur si pasojë e mungesës së respektimit të rregullave aq më tepër e përdorimit me koshiencë të përbërësve të palejuar nuk ka më gjobë, por penalizim me burg të operatorit”, u shpreh Alban Zusi, Qendra Shqiptare e Eksporteve.

Dekreti për ligjin e mbetjeve më 4 shkurt në seancë plenare

Dekreti i Presidentit që ktheu për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” do të shqyrtohet në seancë plenare më 4 shkurt. Kalendari trejavor i punimeve, i miratuar të hënën në parlament, ka caktuar seancën e parë të shkurtit për shqyrtimin e tij. Dekreti, i depozituar në parlament më 14 tetor, nuk arriti të kalonte në seancën e fundit të sesionit kuvendor në dhjetor, ndërsa maxhoranca u shpreh e hapur për çdo propozim konkret që do vinte si nga shoqëria civile, nga deputetë apo dhe qytetarë, dhe që i kontribuonte përmirësimit të ligjit mjaft të debatuar dhe të kontestuar nga OJF-të, por dhe opozita.

Importi i lëndëve të riciklueshme, kalon projektligji

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese miratoi ligjin për lejimin e importit të mbetjeve të riciklueshme në vend, me vota nga të dyja palët, megjithëse disa deputetë të opozitës abstenuan. Nismëtari i ligjit, Eduart Shalsi tha se janë bërë ndryshime të rëndësishme nga propozimi fillestar. Kryesori është përcaktimi i qartë që mbetjet nuk do të përdoren për djegie. Do të ketë një listë të gjelbër që nuk përfshin mbetjet organike. Sipas Shalsit, tashmë Shqipëria i ka kapacitet e duhura të kontrollit dhe do të përcaktohen vetëm 2-3 pika doganore për futjen e lëndëve të para për riciklim.

Irlanda, kombi i parë që ndërpret përdorimin e lëndëve djegëse fosile

• Parlamenti i Irlandës ka kaluar më herët një projektligj, i cili ndalon vendin të investojë në lëndë djegëse fosile si pjesë e një fondi qeveritar prej 8 miliardë Euro. • Shitja e investimeve në Irlandë është lëvizja më agresive e ndërmarrë kundër lëndëve djegëse deri më sot, por ata nuk janë të vetmit në përpjekjen për të ecur drejt energjisë së pastër. Irlanda ka bërë histori duke kaluar një projektligj që do të ndalojë të gjitha investimet në qymyr dhe naftë. Legjislacioni mblodhi shumicën e votave (90 në 53) në favor të shitjes së të gjitha investimeve në lëndët fosile nga Fondi tetë miliardë paundësh Strategjik i Investimeve në Irlandë.

Ish-Këneta e Maliqit kthehet në fushë energjitike

 

Dikur Këneta e Maliqit ishte burim i së keqes për banorët e zonës, sot ajo duket se është kthyer për ta në një mundësi mirëqenieje. Nuk bëhet fjalë për mundësitë e prodhimeve bujqësore që tokat e përftuara prej saj ofrojnë, pasi në shumicën e rasteve ato nuk sjellin asnjë fitim për shkak se nuk shiten, por prej lëndës djegëse që ajo përmban. Qeveria ka depozituar në Kuvend një projektligj, i cili parashikon që afro 300 hektar tokë në ish-kënetën e Maliqit në Qarkun e Korçës të ndryshojnë status juridik dhe të kalojnë nga tokë bujqësore në zonë minerare.

Kuvendi miraton me 63 vota ligji për importin e mbetjeve

Pavarësisht nga debatet në Kuvend dhe protestat e shoqërisë civile jashtë tij, Parlamenti ka miratuar projektligjin për mbetje, i cili është votuar me 63 vota pro, 27 kundër dhe 4 abstenim. Ky projektligj ishte një prej çështjeve që dominoi debatin në parlament. Gjithashtu, është miratuar edhe amandamenti i LSi-së, që shoqëria civile të ketë akses në importin mbetjeve. Kuvendi ka miratuar edhe amendamentin e deputetit të LSI-së, Petrit Vasili, për monitorim të këtyre mbetjeve në pikat doganore nga shoqëria civile.

Kuvendi: Bie ligji i mbetjeve, miratohet akti normativ

Kuvendi i Shqipërisë i mbylli punimet e tij në orët e para të së premtes në një seancë maratonë që filloi në mëngjesin e së enjtes. Përveç debateve të shumta që karakterizoi punimet e kësaj seance plenare, Kuvendi votoi për miratimin dhe rishikimin e disa ligjeve në vend. Kuvendi pranoi dekretin e presidentit të Republikës për kthimin e ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane, ky ligj u votua pro nga deputët e opozitës ndërsa nga ata të Partisë Socialiste u abstenua, por edhe të dhomave të tregtisë.

Ligj specifik për Ndryshimet Klimatike

Nga: Laureta Dibra, përgjegjëse e sektorit të ajrit dhe ndryshimeve klimatike, Ministria e Mjedisit

Ne kemi ligjin e mbrojtjes së mjedisit, nga ku mund të merrnim spunto për të hartuar aktet nënligjore, por e pamë që ishte një bazë ligjore e mangët për të adresuar të gjitha çështjet e ndryshimeve klimatike. Tashmë ka ardhur momenti për të hartuar një ligj specifik për ndryshimet klimatike, pasi edhe paketa ligjore e BE-së në këtë fushë është zgjeruar. Aktualisht, po realizohet një proçes konsultimi me të gjithë aktorët për ligjin e ndryshimeve klimatike, me institucionet që janë përgjegjëse për t’a zbatuar këtë legjislacion.

Ligji i mbetjeve diskutohet në komision, Shalsi: Importojmë vetëm të riciklueshmet

Ligji për importin e mbetjeve është diskutuar ditën e sotme në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese. Kreu i komisionit, Eduard Shalsi tha se projektligji, i cili në vitin 2013 u anulua, rivjen me 6 ndryshime. “Votimi u shty pasi ishte programuar për në datën 21 korrik, por u shty për shkak të sugjerimeve dhe argumenteve për disa ndryshime. Ndërhyrjet m’u dukën logjike dhe për këtë vendosëm të pasurojmë draftin”, tha Shalsi. Një ndryshim në këtë projektligj sipas Shalsit, është fakti se do të importohen vetëm mbetje jo te rrezikshme të dedikuara për riciklim.

Ligji i mbetjeve, debate mes PS dhe opozitës

Në Shqipëri është rikthyer debati për të ashtuquajturin ligj për importin e mbetjeve, i cili vitin e kaluar ju rikthye pas parlamentit nga presidenti i atëhershëm Bujar Nishani. Socialistët megjithatë njoftuan se do ta tërheqin nismën, pa shpjeguar se si. Por opozita këmbëngul se kjo do të ishte një shkelje e procedurave dhe se e vetmja mënyrë është që të votohet pro dekretit të president për ta rrëzuar ligjin. Kur javën e shkuar parlamenti publikoi listën e projektligjeve të cilat do të duhet t’i nënshtrohen diskutimeve në komisionet e tij, gjatë javëve të ardhshme, përfshirja e dekretit të tetorit të vitit të kaluar të Presidentit Bujar Nishani me anë të së cilit ai rrëzonte ligjin që lejon importin e mbetjeve për qëllime riciklimi, rihapi debatet për këtë çështje.

Ligji i ri, shqiptarët do të bëjnë sigurim të detyrueshëm të pronave nga fatkeqësitë natyrore

Nëse deri më sot keni menduar se vetëm për makinën duhet paguar sigurim i detyruar, kjo gjë duket se do të ndryshojë, pasi autoritetet shqiptare në bashkëpunim me organizata të huaja financiare, janë duke përgatitur një ligj i cili do të detyrojë familjet që të bëjnë sigurim të detyruar vjetor të pronave të patundshme. Ky projektligj i cili është në hapat e fundit, ka për synim që t’i hapë rrugë familjeve që pësojnë dëme sidomos nga përmbytjet, që të dëmshpërblehen përmes policave të sigurimit.

Menaxhimi i mbetjeve, projektligji i 2015-ës nuk ka mundur ende të marrë votëbesimin në Kuvend

Mbetjet vazhdojnë të jenë një problem madhor në vendin tonë. Projektligji “Për sistemin e depozitës për menaxhimin e mbetjeve në Republikën e Shqipërisë”, edhe pse është një nismë e Këshillit të Ministrave, që në 9 shkurt të 2015-ës, nuk ka mundur të kalojë ende në parlament. “Mbetjet” janë një pikë e ndjeshme në vendin tonë sa i përket reagimit të shoqërisë civile, bizneseve të riciklimit dhe vetë qeverisë. Në fund të vitit të shkuar ka patur protesta të vazhdueshme të shoqërisë civile të cilat kundërshtonin lejimin e importit të mbetjeve në vend. Ky projektligj në nenin 17-të të tij parashikon një sërë sanksionesh administrative për ata që nuk zbatojnë ligjin, të cilat janë në gjoba me vlera të ndryshme:

Miratohen në Parlament ligji i ri “Për menaxhimin e kimikateve” si dhe ratifikimi i projektit “Rezervati Ndërkufitar i Biosferës në Prespë”

Në seancën plenare të ditës së sotme u miratuan Projektligji “Për menaxhimin e kimikateve” dhe Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet KM të RSH dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2013, për projektin “Rezervati Ndërkufitar i Biosferës në Prespë”

Projektligji “Për menaxhimin e kimikateve”

Ky projektligj është mjaft i rëndësishëm, pasi ndikon drejtpërdrejtë në mbrojtjen e shëndetit të njeriut dhe të mjedisit.

Nga 1 janari 2017, “certifikata e energjisë” e detyrueshme për të gjitha ndërtesat

Duke filluar nga data 1 Janar 2017, certifikimi i performancës së energjisë në ndërtesa duhet të jetë i detyrueshëm, sipas përcaktimeve në projektligjin për “Për Performancën e Energjisë Të Ndërtesave. Certifikata është një dokument i lëshuar nga audituesi energjetik, ku përcaktohet performanca e energjisë së një ndërtese ose të njësisë së një ndërtese e përcaktuar dhe e lëshuar sipas kërkesave të këtij ligji. Sipas përcaktimeve në projektligj me certifikatë duhet të pajisen të gjitha ndërtesat ose njësitë e ndërtesave të cilat do të shiten ose do të jepen me qira.

Pas 2040, Franca nuk do prodhojë më naftë

Franca planifikon që këtë vit të kalojë një ligj që do të hapë shumë debate. Ligji në fjalë parashikon ndalimin e eksplorimit dhe prodhimit të naftës e gazit në territorin tokësor dhe atë detar duke filluar prej vitit 2040. Franca do të bëhej vendi i parë që ndërmerr një vendim të tillë drastik. Projektligji tashmë është gati dhe pritet të prezantohet shumë shpejt. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron kërkon ta bëjë vendin e tij të çliruar nga gazrat e karbonit brenda 2050.

Për herë të parë ligj për kafshët, nisma e Tahirit: Burg për ata që i plagosin dhe vrasin

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka publikuar ditën e djeshme nismën e tij për mbrojtjen e kafshëve, që pritet së shpejti të shkojë në parlament si ligji i parë i kësaj natyre. Në 4 nenet e propozuara nga Tahiri parashikohet gjoba dhe burg për braktisjen, plagosjen, vrasjen apo edhe shfaqjet e detyruara të kafshëve. “Dhuna ndaj kafshëve, duhet të mbarojë! Braktisja, keqtrajtimi, dhuna, plagosja, vrasja, konkurset e forcës, luftimet ndërmjet kafshëve, publikimi i fotove e videove, eksperimentet e paligjshme me kafshë, do propozoj të jenë vepra penale të dënueshme”, deklaron ministri i brendshëm.

Pr/ligj për zonat e mbrojtura, ndotësi do të dëmshpërblejë

Ministria e Mjedisit është duke realizuar disa dëgjesa publike për projektligjin “Për zonat e mbrojtura”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shoqatave mjedisore, ekspertëve të pavarur mjedisorë, përfaqësues të qeverisjes vendore, shoqërisë civile, etj. Projektligji i ri ka për qëllim përmirësimin e kornizës aktuale ligjore për ruajtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të Zonave të Mbrojtura, duke sjellë disa risi, të cilat vijnë si rrjedhojë e nevojave për zgjidhje të veprimtarive që ushtrohen dhe kërkohet të zhvillohen në Zonat e Mbrojtura, por edhe në vijim të krijimit të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

Problematika me zhurmën e bizneseve në pallate, Veliaj: Do i japim zgjidhje ligjore

Shpesh herë në pallatet tona bashkëjetojmë me biznese të ndryshme, duke nisur që nga zyrat e deri te aktivitete të tjera si marangoz, servise makinash, zdrukthëtari, të cilat bëhen shkak për zhurma të forta dhe ndotje të mjedisit, duke u kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për banorët. Një problematikë e mbartur prej dekadash dhe që sipas kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në radhë të parë ka ardhur për shkak të dualitetit që krijon legjislacioni, nga njëra anë për institucionet që japin lejet mjedisore dhe nga ana tjetër për institucionet që duhet të menaxhojnë territorin dhe vet problematikën e qytetarëve.

  • 1
  • 2