Projektligji

“Moratoriumi i pyjeve”, drafti në Kuvend, si do ndalet masakra

Në vitet e fundit në Shqipëri sipërfaqja e pyjeve shënoi rënie drastike me rreth 14%. Nisur nga kjo masakër e cila ka pasoja të ndjeshme për ekonominë dhe ambjentin qeveria, pasi hartimit ka depozituar në Kuvend projektligjin që parashikon pezullimin 10 vjeçar të shfrytëzimit të pyjeve publik/privat dhe tregtimit të produkteve të saj dhe ndalimin e eksportit të lëndës së drurit të papërpunuar. Nga viti 2004 deri në 2015-ën raportohen prerje ilegale me mbi 2,500,000 m3 në vit, dukë krijuar një katastrofë të vërtetë mjedisore.

AKIP betejë me Kuvendin për afatet e shqyrtimit të dekretit për ligjin e importit të mbetjeve

AKIP shpreh shqetësimin në lidhje me procedurat që po ndiqen nga ana e Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin sa i takon trajtimit ligjor që po i bëhet Dekretit të Presidentit të Republikës Nr. 9765, datë 14.10.2016, Dekret i cili vendosi: KTHIMIN E LIGJIT NR. 92/2016 “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10463, DATË 22.09.2011, “PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË MBETJEVE”, TË NDRYSHUAR. Shqtësimin e tyre ata e kanë shprehur në një letër të hapur drejtuar Kuvendit të Shqipërisë dhe grupeve parlamentare.

Diskutimet për projektligjin e ri “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”

Projektligji i ri “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, u diskutua sot në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, ku përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe ekspertë të Mjedisit u shprehen rreth projektligjit. Gjatë diskutimit të projektligjit për importin e mbetjeve urbane në komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, deputeti socialist dhe njëherazi nismëtari i ligjit, Eduard Shalsi tha se në import përfshihen mbetjet e riciklueshme. "Ne duam që të kuptohet qëllimi i mirë për importin e mbetjeve. Jemi të hapur të marrim sugjerime. Nuk duam që kjo çështje të politizohet", u shpreh Shalsi.

Mbetjet, ligji për riciklimin kalon brenda prillit

Ministria e Mjedisit do të kalojë për miratim në Parlament brenda prillit ligjin e depozitës, që do të bëjë rregullimin e tregut të riciklimit të mbetjeve. Ministri Lefter Koka ka vizituar disa kompani të tillë që riciklon mbetjet elektrike dhe pjesë të makinave në Durrës. “Ajo që kemi kërkuar është që tu japim mundësi qytetarëve shqiptarë që për mbetje të ndryshme të munden të shkojnë në vendin e caktuar për të rikthyer në një benefit financiar për qytetarët, por edhe kompania të ketë sa më shumë punë dhe të punësuar.

Mbetjet, shoqatat kanë propozime të reja për ligjin

Janë rreth 12 shoqata civile dhe ekspertë të cilët i japë përgjigjur kryetarit të Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese Tregtinë dhe Mjedisin Eduard Shalsi, për të dhënë opinionet në lidhje me dekretin e Presidentit nr. 9765, për ligjin e kthyer mbrapsht për mbetjet. Pjesa më e madhe e shoqatave kërkojnë që të bëhen ndryshime në përmbajtjen e ligjit. Të tjerë kërkojnë që të shtyhet në kohë miratimi i tij.

Miratohet projektligji për administrimin e fondit pyjor dhe kullosor

Këshilli i Ministrave ka miratuar Projektligjin “Për administrimin e fondit pyjor dhe kullosor kombëtar në Republikën e Shqipërisë”.Me këtë vendim historik i hapet rruga një nisme ligjore shumë të rëndësishme dhe njërës prej reformave më jetik në fushën e pyjeve dhe kullotave për vendin tonë.

Moratoriumi i gjuetisë më shumë hapësira për turizmin e kundrimit të zogjve

Zbatimi i moratoriumit të gjuetisë, sikundër parashikohet në projektligjin e depozituar në Kuvend që do të jetë për 5 vjet përveç rikuperimit të faunës e cila është dëmtuar rëndë do të bëjë të mundur edhe zhvillimin e një produkti të ri në sektorin e turizmit që është ai i vrojtimit të shpendëve ( birdwatching). Ekspertët e Orinthologjisë thonë se turet e para të krijuara pritet që të krijojnë kushte për zgjerimin e aktivitetit. Sipas drejtuesve të këtij turizmi rritja e numrit të efektivave të shpendëve do të sillte padyshim edhe një rritje cilësore dhe sasiore të turizmit që lidhet me këta vizitorë.

Ndalohet importi i mbetjeve të rrezikshme për qëllim ruajtjeje ose asgjësimi

Shqipëria do të ndalojë përfundimisht importimin e mbetjeve të rrezikshme dhe atyre jo të rrezikshme për qëllim ruajtjeje ose asgjësimi në territorin e saj. Përmes një projektligji të ri “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” që tashmë është depozituar në Kuvend, qeveria parashikon që të ndalohet në të gjitha rastet importimi i mbetjeve të rrezikshme apo edhe importi i mbetjeve jo të rrezikshme, për qëllim ruajtjeje ose asgjësimi në Republikën e Shqipërisë. Por nga ana tjetër, drafti i propozuar rikthen të drejtën e importit të mbetjeve jo të rrezikshme në vend, me qëllim riciklimin.

Nisma për mbetjet, më 22 shtator Kuvendi vendos për importin

Vendimi i qeverisë shqiptare për t’u tërhequr pjesërisht nga moratoriumi i importit të mbetjeve pritet të zyrtarizohet nga Kuvendi më 22 shtator, kur është planifikuar edhe votimi i nismës. Kjo e fundit është propozuar nga tre deputetë të mazhorancës dhe parashikon lejimin e importit të mbetjeve jo të rrezikshme. Kjo nismë është argumentuar nga propozuesit e saj si një rrugëdalje nga kriza për sektorin e riciklimeve. Efektet e nismës pritet të jenë rigjallërimi me 70 për qind i industrisë, ku rezulton se janë investuar 200 milionë euro e janë angazhuar rreth 40 mijë të punësuar.

Projektligji, bashkitë dy tarifa të reja për ujitjen

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e fundit një projektligj të ri “Për Administrimin e Ujitjes dhe Kullimit”. Ligji i ri synon të rregullojë kompetencat e pushtetit lokal dhe atij qendror në kuadër të reformës territoriale për shërbimet e ujitjes dhe më këtë rast ka përcaktuar edhe mënyrën se si do të financohen këto shërbime. Projektligji autorizon bashkitë të shfrytëzojnë dhe mirëmbajnë infrastrukturën e ujitjes dhe të kullimit të transferuar në pronësi. Bashkitë duhet të plotësojë nevojat për ujë për ujitje, të largojnë ujin e tepërt dhe të parandalojë grumbullimin e ujit, zhvillimin e kripëzimit dhe toksifikimit.

Pyjet dhe kullotat ndërrojnë pronar

Nga dita e sotme të gjithë pyjet dhe kullotat e vendit do t’i kalojnë 100% në menaxhim pushtetit vendor. Projektligji i cili do të kalojë sot për miratim në Parlament, ka kaluar jo pa konfuzion në lidhje me pronësinë e pyjeve dhe ne lidhje me fondet dhe investimin, të cilat do t’i kalojnë të gjitha qeverisjes lokale. Por nga ana tjetër ky kalim i pyjeve dhe kullotave nga menaxhimi i qeverisjes qendrore në atë lokale do të ketë dhe shumë avantazhe, pasi do të jetë më e lehtë që të monitorohet përdorimi i burimeve.

Takim sekret për plehrat

Pak ditë para se projektligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” të dërgohet në Kuvend për t’u votuar, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese ndërhyn duke ndryshuar nenet e draftit. Kryekomisioneri i Veprimtarisë Prodhuese , Eduard Shalsi, i cili është një nga firmëtarët e draftit, ka zhvilluar dje një mbledhje me dyer të mbyllura, pa praninë e medias, vetëm me grupet e interesit për këtë projekt, në formën e një seance dëgjimore.