prokurori

A kanë hyrë kontenierë me mbetje në Shqipëri? Prokuroria e Durrësit nis hetimet

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet pas lajmit të publikuar nga një portal italian që ngrinte dyshime mbi 1300 kontejnerë me mbetje që mund të kenë përfunduar në Shqipëri. ‘BalkanWeb’ mëson se verifikimet ka organi i akuzës kanë nisur ditën e djeshme. Artikulli i “Pianeta Italia” pretendon se 1300 kontejnerë me mbetje kanë hyrë nga porti i Durrësit, gjë e cila pritet të sqarohet nga vetë ky autoritet nëse ka ndodhur ky shkarkim mbetjesh në port apo jo. Megjithatë pretendimet dhe pikëpyetjet e këtij artikulli pritet të marrin edhe një përgjigje zyrtare nga Prokuroria e Durrësit.

Nuk raportonin shkeljet në tregun e hidrokarbureve, tre inspektorë në pranga

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar ndalimin e disa inspektorëve të Inspektoratit Qendror Teknik, të dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv” dhe “Shpërdorimit të detyrës”. Ata akuzohen se në këmbim të parave nuk raportonin shkeljet e konstatuara në subjektet që tregtojnë hidrokarbure. Urdhrat e ndalimit janë zbatuar nga ana e forcave të policisë gjatë ditës së sotme. Hetimi ka nisur në bazë të referimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në bazë të të cilit kishte dyshime se punonjës të IQT-së kryenin kontrolle fiktive dhe nuk raportonin shkeljet e konstatuara, në këmbim të parave.

S’lejojnë HEC-in, 20 banorë në Dibër në hetim për vetëgjyqësi

20 banorë të njësisë Administrative Arras janë proceduar në gjendje të lirë, pasi akuzohen se kanë penguar kompaninë për ndërtimin e HEC-it "SETA 4", në Çidhën. Sipas policisë, banorët nuk u janë drejtuar organeve kompetente për ankesat, por tentuan ta zgjidhin me vetëgjyqësi. Të proceduar janë banorët me inicialet; M.T, M.B, H.Xh, E.P, Xh.T, G.K, R.T, Q.D, A.P, E.T, I.C, R.T, F.T, L.B, Sh.C, L.K, F.B, F.C, H.C, M.C, të gjithë banues në njësinë administrative Arras, Bashkia Dibër.

Zjarrëvenie të qëllimshme në vend, arrestohen dy persona

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë të dyshuar për zjarrëvenie të qëllimshme në dy qytete të ndryshme. Veiz Uku, një 46- vjeçar banues në fshatin e Shën Kollit, është arrestuar nga policia ditën e sotme, pasi është personi përgjegjës për djegien e një sipërfaqe pylli prej 2 dynymësh. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se 46- vjeçari, mbi të cilin rëndon akuza e “Shkatërrimit me zjarr të pyjeve dhe mjedisit pyjor”, gjatë mbrëmjes së djeshme, rreth orës 20:00, ka vendosur një zjarr në masivin pyjor të në fshatin Shën Koll.