proteste

'Mbetjet', Mjedisi përgënjeshtron Mziun: Nuk ka aplikim për leje

Ndërkohë që qytetarët e Kamzës presin prej 3 ditësh një zgjidhje të problemit të mbetjeve në lumin e Tërkuzës, burime nga Ministria e Mjedisit konfirmojnë se nuk ka asnjë aplikim për leje mjedisore, pavarësisht pretendimit të kryetarit të bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Sipas ministrisë edhe aprovimi për venddepozitimin jepet në bazë të një studimi dhe jo vetëm përmes një kërkese. Nga ana tjetër, Kryebashkiaku i Kamzës është shprehur se bashkia dhe këshilli bashkiak kanë miratuar krijimin e një pike tjetër të mbledhjes së mbetjeve në Valias, por Agjencia Rajonale e Mjedisit Tiranë i refuzon lejen e mjedisit Bashkisë Kamëz, duke sjellë për pasojë këtë situatë.

“Lufta për parkun”, bashkia shkul pemët e shoqërisë civile?

Këto fotografi janë publikuar nga të rinjtë e shoqërisë civile që mbollën të dielën fidanë tek Kodrat e Liqenit Artificial. Sot nuk ka më pemë, por vetëm gropa… Ata thonë se, fidanët janë shkulur nga punonjësit e pastrim-gjelbërimit të Bashkisë Tiranë. A mundet që bashkia të shkulë fidanë? Pemët u mbollën nga aktivistë të shoqërisë civile, të cilët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e këndit të lojërave. Fotografite janë publikuar nga vetë organizatorët e protestave tek Liqeni.

“Marshimi për Shkencën”, shkencëtarët protestojnë kundër politikave të Trump

Mijëra shkencëtarë dhe mbështetësit e tyre, duke u ndjerë gjithnjë e më shumë të kërcënuar nga politikat e Presidentit Trump, u mblodhën të shtunën në Uashington nën qiellin e vrenjtur dhe motin me shi, për atë që ata e quajtën “Marshimi për Shkencën”, duke braktisur traditën e mbajtjes së shkencave jashtë politikës dhe duke i bërë thirrje publikut të ngrihet për iniciativat shkencore. Ndërsa marshuesit ecnin krah më krah me njëri-tjetrin në drejtim të Kapitolit, rruga jehonte me thirrjet e tyre: "Shpëtoni E.P.A.-n" (Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit) dhe "Shpëtoni N.I.H.-et" (Institutet Kombëtare të Shëndetit) si dhe këngët e tyre për të festuar shkencën.

“Mbetjet”, të rinjtë: Do të gdhihemi para Parlamentit

Shoqëria civile, Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka dy javë që ka nisur përgatitjet për organizimin e një proteste nesër para Parlamentit. Edhe pse kreu i Kuvendit Ilir Meta nuk e ka futur në rendin e ditës ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve, sërish të rinjtë kanë paralajmëruar se duke nisur nga mesnata e sotme dhe ta gdhijnë në dyert e Kuvendit të Shqipërisë ku do të presin deputetët të hyjnë në seancë dhe të dëgjojnë thirrjen e tyre për të rrëzuar ligjin.

“Mos ma prek Vjosën!” – Artistët shqiptarë kundër HEC-ve mbi lumin Vjosë

Në titullin “Mos ma prek Vjosën” artistë të njohur shqiptarë dhe të ndërkombëtarë do të performojnë mbrëmjen e së mërkurës në sheshin Skënderbej për të ndërgjegjësuar publikun e gjerë dhe vendim-marrësit mbi rëndësinë e mbrojtjes së lumit Vjosa nga planet për ndërtimin e hidrocenteraleve. Qeveria shqiptare ka lidhur dy lidhur dy kontrata konçesionare për ndërtimin e dy hidrocentraleve mbi rrjedhën e lumit Vjosë, ai i Poçemit dhe ai i Kalivaçit.

“Të mbrojmë lumenjtë” reagojnë përpara Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë

Organizatat e grupimit “Të mbrojmë lumenjtë” u bashkuan ditën e djeshme (19.12.2016) përpara Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë për një protestë paqësore. Përfaqësuesit e organzatave shfaqën fotografi të Valbonës nga Koncert - Protesta e organizuar në datën 29.10.2016 dhe nga vendet ku po bëhen punime për ndërtimin e Hidrocentraleve. Shenjë dalluese e pjesëmarrësve ishte mbyllja e gojës në shenjë demonstrative për t'iu theksuar insititucioneve shtetërore: Ju nuk na dëgjoni, nuk na shikoni, nuk merrni parasysh komunitetin e prekur!

10 mijë palë këpucë në Sheshin Republika në Paris

10 mijë palë këpucë u vendosën në sheshin “Republika” në Paris në shenjë proteste pas anulimit të një marshimi masiv për ndryshimet klimatike, të anuluar sipas autoirteteve për shkak të frikës për ndonjë sulm të mundshëm.

10 minuta emocioni!

Pas pjesëmarrjes në Koncert-Protestën në Valbonë nisur nga këngëtaret Elina Duni dhe Eda Zari, ndaj ndalimit të ndërtimit të hidrocentraleve në parkun Kombëtar të Valbonës (29.10.2016), grupimi “Të mbrojmë lumenjtë”, nuk ndalet së vijuari për vendosjen e drejtësisë në zonë. Me publikimin në media të deklaratës së Kryeministrit të Shqipërisëpër ndalimin e ndertimit të 9 hidrocentraleve në Valbonë dhe ndërtimin e 2 hidrocentraleve, grupimi ka nisur një letër kërkesë pikërisht për të marrë një informacion më të detajuar dhe më transparent rreth këtij vendimi.

12 orë protestë kundër importit të mbetjeve

Protestuesit e shoqërisë civile kanë vijuar për më shumë se 12 orë protestën kundër ligjit të importit të mbetjeve, i cili u miratua në seancën e djeshme në Kuvend. Teksa deputetët largoheshin nga kryesia e Kuvendit, protestuesit brohorasnin: “Turp, turp, turp”, “Jeni plehra”. Përfaqësues të shoqërisë civile, ambientalistë, intelektualë dhe qytetarë të thjeshtë janë bërë bashkë për t’i thënë “JO” importit të mbetjeve.“Politika ka ende kohë, të reflektojë. Ky është shansi i fundit i tyre për të qenë në linje me vullnetin e popullit që i ka zgjedhur.

13-katëshi pranë Parkut të Liqenit, ambientalistët: Stop punimeve

Asambleja qytetare për mbrojtjen e parkut ka protestuar këtë të shtunë për ndërtimin e pallatit 13 katësh përballë fakultetit ekonomik. Ky objekt leja e të cilës është dhënë në kohën kur Bashkia drejtohej nga Lulzim Basha sipas ambientalistëve ka bërë bashkë politikën duke e kthyer në oligarkinë e betonit. Guri shkon dhe më tej duke sqaruar se ky ndërtim shkel dhe rregullat e qarkullimit rrugor pasi ndërtohet mbi një rrugë ku ka rreth rrotullim për lëvizjen e mjeteve. Para ndërtimit të këtij pallati një tjetër objekt i ndodhur në oborrin e Fakultetit Ekonomik dhe pse me leje u shemb nga IKMT.

AKIP kundërshton ligjin e ri për importin e mbetjeve

Aleanca Kundër Importit të Plehrave, grupimi i shoqërisë civile që tre vjet më parë arriti të ndalojë me ligj importin e mbetjeve në Shqipëri, deklaroi sot se do të kundërshtojë edhe propozimin e fundit të tre deputetëve të së majtës, të cilët kanë propozuar në Kuvendin e Shqipërisë rikthimin e importeve. Jemi të “neveritur nga përpjekjet e vazhdueshme të një pjese të politikës shqiptare për të thyer ndalimin e importit të mbetjeve, i cili u realizua me ligj në vitin 2013 pas një beteje shumëvjeçare të shoqërisë civile,” tha AKIP në  një konferencë për shtyp.

Aktivistët e mjedisit vozitin për mbrojtjen e lumenjve të Ballkanit

Rreth 150 kajakistë nga e gjithë Europa çelën më 16 prill “turin e lumenjve të Ballkanit”, një fushatë sensibilizuese për të ndërgjegjësuar qeveritë e shteteve të Ballkanit të ndalojnë shkatërrimin e lumenjve, duke iu bashkuar kështu protestave të vendasve. Nën sloganin “Të shpëtojmë lumenjtë tanë – të ndalojmë digat”, kajakistët e nisën vozitjen e tyre nga lumi Sava i Sllovenisë dhe do të vazhdojnë lundrimin për 35 ditë në 18 lumenj nga Sllovenia në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni dhe Shqipëri.

Aktivistët në mbrojtje të lumit Ebro

Ambientalistët shprehen se një nga zonat ligatinore më të rëndësishme të Evropës është e kërcënuar, ndërkohë që Spanja dhe Katalonja diskutojnë për të ardhmen e lumit Ebro. Aktivistët thonë se planet e qeverisë spanjolle për të kufizuar rrjedhën e ujit mund të shkatërrojnë peisazhin e brishtë. Ata janë të shqetësuar se këto ujëra mund të transferohen në rajone të tjera të thata të Spanjës. Këtë të dielë dhjetëra mijëra demonstrues marshuan në rrugët e Ampostas në Katalonja për të protestuar kundër këtyre planeve.

Aktivistët shqiptarë luftojnë për të mbrojtur kanionin nga hidrocentrali

Aktivistët mjedisorë deklaruan se do të vijojnë të protestojnë kundër planeve për ndërtimin e hidrocentraleve në kanionin e Nivicës në jug të Shqipërisë. Aktivistët mjedisorë thonë se do të organizojnë protesta të reja kundër një vendimi të qeverisë për të lejuar ndërtimin e hidrocentraleve në një nga lumenjtë e fundit të “egër” të Europës. Ministritë e ndryshme përfshirë Ministrinë e Kulturës, kanë dhënë miratimin për ndërtimin e hidrocentralit Driza 1 në kanionin e Nivicës në jug të Shqipërisë pavarësisht shqetësimeve për pasoja të mundshme për trashëgiminë arkeologjike dhe natyrore.

Aktivistët të vendosur të pezullojnë punimet te Parku i Liqenit

Aktivistët mjedisorë që kundërshtojnë ndërhyrjen e Bashkisë së Tiranës në Parkun e Liqenit janë të vendosur të vazhdojnë rezistencën e tyre deri në pezullim të punimeve, ndërsa lëvizjet nga brenda Këshillit Bashkiak ngjallin shpresë për transparencë. Pas qarkullimit të pamjeve të ndërhyrjes me beton në kantierin e Parkut të Liqenit në Tiranë pasditen e së mërkurës, një grup aktivistësh mjedisorë nga nisma Për Publiken shkruan në vendngjarje dhe organizuan një protestë ‘sit-in’ ku kërkuan ndalimin e menjëhershëm të punimeve.

Ambientalistët pengojnë ngritjen e kantierit me hekur e beton në mes të parkut

Protesta e veprimtarëve të mjedisit pranë liqenit artificial nisi duke u dhënë lule policëve të bashkisë. Ambjentalistët u përpoqën të pengojnë ngritjen e një kantieri ndërtimi me konstruksione hekur e beton në mes të parkut të liqenit, ku bashkia ka vendosur për një kënd lojërash për fëmijët. Protestuesit kishin njoftuar se do të ngrinin në atë shesh ndërtimi një çadër për të penguar planet e bashkisë. Por ata gjetën aty një numër të konsiderueshëm policësh të rendit dhe të bashkisë, që i ndaluan ta ngrinin çadrën. Më pas policia nisi me ndalimet e veprimtarëve më të spikatur.

Artistët shqiptarë mblidhen në Valbonë dhe Tiranë për protestë

Dy këngëtaret shqiptare që jetojnë në Gjermani dhe Zvicër, Eda Zari dhe Elina Duni zhvilluan një konferencë të pazakontë për media të enjten më 27 tetor në Tiranë, ku njoftuan angazhimin e tyre qytetar në mbrojtje të lumit të Valbonës nga hidrocentralet dhe kundër importit të plehrave në Shqipëri krahas aktivistëve të Aleancës Kundër Importit të Plehrave dhe të banorëve të luginës së Valbonës. “Kjo është një nismë e cila kërkon të sjellë mesazhin, jo HEC-eve në Valbonë, lëre lumin të lirë dhe kundër importit të mbetjeve në Shqipëri,” tha artistja Eda Zari.

Australi: Ndotja e lumenjve, aktivisti i vendos flakën ujit

Një protestues në Queensland, Australi ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për të ndërgjegjësuar qytetarët në lidhje me kërkimin e gazit natyror pranë lumenjve. Procesi, i cili nga kompanitë është cilësuar i sigurt, përfshin shpimin dhe injektimin e një përzierje uji me presion të lartë, për të realizuar nxjerren e gazit nga nëntoka. Por, përzierja nuk përfshin vetëm elementë të parrezikshëm, si uji dhe rëra, por kimikate si metani. Kjo bën që lumenjtë pranë këtyre zonave të kontaminohen, çka rrezikon dhe jetën e komuniteteve pranë tyre. Për ta treguar këtë, protestuesi i vendos flakën nje sipërfaqeje uji në lumë.

Bajram Curri, banorët në protestë kundër HEC në Luginën e Valbonës

Qindra qytetarë protestuan ditën e djeshme, në qytetin e Bajram Currit, kundër ndërtimit të 11 hidrocentraleve në lumin e Valbonës. Protestuesit i kërkuan qeverisë të mos shkatërrojë parkun kombëtar dhe lumin e Valbonës. Pasi ndërtimi i qoftë edhe një HEC-i të vetëm, do të dëmtonte në mënyrë të pariparueshme Luginën e Valbonës dhe turizmin në këtë zonë. Edhe të rinjtë e një organizate joqeveritare nga Prizreni i Kosovës, kanë shprehur pakënaqësinë për dëmtimin e lumit të Valbonës në Shqipëri. Për këtë, ata kanë organizuar një protestë, në Parkun Nacional të Valbonës.

Banorët, ekspertët e mjedisit dhe aktivistët të vendosur për të mbrojtur Valbonën

Qindra qytetarë kanë protestuar paraditen e së dielës (17. 12. 2017) për ndalimin e ndërtimit të HEC-eve në Parkun Kombëtar të Valbonës. Nën moton #mosmaprekValbonën protestuesit mbajtën fjalime në Parkun Rinia në Tiranë, ku argumentuan se HEC-e të tilla do të shkatërrojnë përfundimisht një nga perlat e turizmit dhe natyrës në Shqipëri, siç është Parku Kombëtar i Valbonës “Për ndërtimin e këtyre HEC-eve së pari, duhet të kishim pasur një konsultim me banorët dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur.