Puke

Agrobiodiversiteti: trajnim me agronomët dhe fermerët e Fushë-Arrëzit

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, në 22 Prill. Qendra Kombëtare Për Shërbime Komunitare organizoi në komunën Qafë-Mal një trajnim me agronomët dhe fermerët e zonës së Fushë-Arrëzit mbi rëndësinë e kultivimit të kultivarëve bujqësorë autoktonë. Eksperti kombëtar i farave, As. Prof. Belul Gixhari prezantoi në takim punën e Bankës Gjenetike të Farave, Tiranë, për mbrojtjen e bimëve bujqësore autoktone nga zhdukja duke realizuar ruajtjen e tyre me fara në frigoriferë, si dhe me fidanë në fidanishten e Bankës, kurse agronomja lokale Z. Violeta Deda prezantoi teknikat më të mira të kultivimit të kultivarëve autoktonë të zonës.

Grantet konkurruese për zhvillimin dhe mbrojtjen e pyjeve në Pukë e Fushë-Arrëz

Pyjet në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit me 39,000 ha dhe 43,000 ha respektivisht do të administrohen nga bashkitë përkatëse. Ato janë burimi parësor i të ardhurave dhe jetesës për komunitetet e kësaj zone. Pyjet e larte të këtij rajoni kanë pësuar dëme shumë të mëdha si rezultat i prerjeve të paligjshme dhe zjarreve. Në kuadër të fushatës informuese për grantet konkurruese për zhvillimin dhe mbrojtjen e pyjeve, stafi i Projekit të Shërbimeve Mjedisore në Ministrinë e Mjedisit dhe specialistët e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural organizuan në 24 maj në Pukë një takim me përfaqësues të shoqatave dhe federatës rajonale të përdoruesve të pyjeve dhe kullotave, organizatave të fermerëve prodhues, specialistë në bashki dhe ferma private.

Liqeni i Pukës, mrekullia piktoreske dhe turistike

 Liqeni artificial i Pukës, së bashku me parkun e pishave është surpriza e radhës për vizitorët e huaj dhe vendas. Zona rekreative e Pukës, rrotull liqenit artificial, deri dje e kthyer në një gropë septike, sot falë rehabilitimit të kryer është shndërruar plotësisht dhe krijon veç të tjerash edhe një peizazh të harmonishëm alpin.

Një këlysh i Rrëqebullit të Ballkanit është vrarë në Malin e Munëlles

Javën e shkuar në Malin e Munellës (Rajoni i Pukës) në zonën e vetme në Shqipëri ku mbijeton Rrëqebulli i Ballkanit, një këlysh rrëqebulli është gjetur i vrarë. Rasti iu raportua Shoqatës për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA). Autori është një bari i vogël i zonës, i cili e ka vrare rrëqebullin me gurë pa e ditur se çfarë kafshe ishte. Kjo vrasje është një lajm tejet i keq, duke ditur së popullata totale e rrëqebullit në Malin e Munellës llogaritet të jetë 4-6 individë të rritur.

Puka bën “referendum” për pemët

Referendum qytetar për prerjen ose jo të pemëve dhe zëvendësimin e tyre me një lloj tjetër. Referendumi për çështje që u përkasin të gjithëve siç është mjedisi, duket se do realizohet për herë të parë në Pukë. Në fakt nuk dihet nese do jetë një referendum real, pasi deri tani kërkesa nuk është depozituar në KQZ, por vetëm moral. Bashkia e Pukës ka vendosur të pyesë qytetarët nëse pemët dekorative tip bredh në qendër do priten dhe të zevendesohen me bli. Po sesi do përfitohet vendimi qytetar kjo le t’ i mbetet së ardhmes. Gjithçka është paralajmëruar nga një postim në FB i kreut të bashkisë së qytetit, Gjon Gjonaj.

Pukë - Zbulohet kërpudha e rrallë e përjetësisë

Zbulimi i një kërpudhe të rrallë, të quajtur ‘kërpudha e përjetësisë’ në pyjet e dendura të Iballës, ka kthyer të gjithë vëmendjen drejt Pukës. Kërpudha Reishi është një nga varietetet lokale të kërpudhave, që rritet në natyrën e virgjër të maleve të Pukës. Kjo kërpudhë nuk është e ngrënshme, por shumë e kërkuar nga industria farmaceutike dhe pritet të kthehet në një burim të rëndësishëm të ardhurash për banorët e zonës. Gjin Vukaj, një ish punonjës pyjor që jeton në Iballë në shpatet veriore të Maleve të Pukës tregoi për AgroWeb.org se, ai i zbuloi kërpudhat e përjetësisë krejt rastësisht.

Pukë, lokalizohet zjarri në pyjet e Gjegjanit

Që prej ditës së djeshme një zjarr i fuqishëm ka përfshirë sipërfaqet pyjore në njësinë administrative të Gjegjanit në Pukë. Terreni i vështirë, pamundësia e ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe erërat e forta favorizuan përhapjen e zjarrit në masivin pyjor të Gjegjanit. Emergjencat Civile u detyruan të kërkonin ndihmën e helikopterëve të Ministrisë së Mbrojtjes, pasi terreni ishte i vështirë. Me mbërritjen e helikopterit të Ministrisë së Mbrojtjes në zonën e zjarrit dhe punës së zjarrfikësve nga toka, u bë e mundur që vatra e zjarrit të lokalizohej brenda një perimetri relativisht të vogël të masivit me pisha, ndërsa puna po vijon deri në fikjen e plotë të zjarrit.

Pukë: 32 milionë lekë për rikonstruksionin e kanalit vaditës të Lufit

Me një fond prej 32 milionë lekësh ka nisur puna për rikonstruksionin e kanalit vaditës të Lufit, në Pukë, i cili shërben për më shumë se 350 hektarë tokë. Rikonstruksioni përfshin ndërtimin e pjesëve të dëmtuara, riveshjen me beton të pjesës së hapur të kanalit nga diga e rezervuarit të Kukajve deri në pikën fundore, (me gjatësi 7 km), rikonstruksionin e plotë të sifonit dhe vendosjen e më shumë se 1000 metër linerar tub me garanci qëndrueshmërie 70 vite. Investimi për kanalin vaditës të Lufit shpresohet të përfundoj brenda 15 qershorit, kohë në të cilen fillon dhe sezoni i ujitjes së tokave bujqësore.

Pukë: Çelet sezoni turistik, prezantohen resurset dhe gatimet tradicionale

Puka, një ndër zonat turistike të pashfrytëzuara ka çfarë të ofrojë për turistët vendas dhe të huaj. Për këtë qëllim, bashkia e këtij qyteti i ka kthyer sytë nga zhvillimi i turizmit malor si e vetmja mundësi për zhvillimin e zonës. Në çelje të sezonit turistik, kreu i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj, u ndal te transformimi i shpejtë që pritet t’i ndodhë qytetit, ndërsa përsëriti ftesën për të vizituar qytetin malor vetëm 130 kilometra larg Tiranës. “Ejani në Pukë, këtu do të gjeni ajrin e pastër, klimën kurative, bukuritë natyrore mes lumenjsh e bimësh medicinale si askund tjetër.

Pukë: Dëgjesë publike për planin e menaxhimit të mbetjeve

Bashkia Pukë në kuadër të hartimit të planit të menaxhimit të mbetjeve të ngurta urbane, pas disa seancave konsultative, realizoi dëgjesen publike të këtij plani me pjesmarrjen e OJF-ve të ndryshme, komunitetit, bizneseve etj. Plani i menaxhimit të mbetjeve është mbështetur teknikisht dhe financiarisht nga Programi për Zhvillim dhe Decentralizim, DLDP. Pas kësaj dëgjese, planit i hapet rruga për kalimin dhe miratimin në këshillin bashkiak Pukë. Tashmë mbetet detyrë e bashkisë Pukë për zbatimin e këtij plani, i cili mundëson një mirëmenaxhim të mbetjeve urbane në të gjithë territorin e bashkisë.

Pyjet e Pukës dhe Mirditës po shkatërrohen me hapa alarmantë para moratoriumit të pyjeve

Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) ngre shqetësimin për prerjet masive dhe të shfrenuara që janë vënë re në zonën e Malit të Munellës dhe më gjerë në bashkitë e Pukës, Fushë-Arrëzit dhe Mirditës në periudhën Nëntor-Dhjetor 2015. Gjendja në këtë rajon ka qenë e rënduar prej shumë vitesh, por që prej njoftimit për shpalljen e moratoriumit të pyjeve në fillim të vitit 2016, situata ka degraduar masivisht. PPNEA ka dokumentuar një shtim të jashtëzakonshëm të subjekteve, makinerive dhe individëve të cilët po shfrytëzojnë pa kurrëfarë kriteri edhe ato pak pyje të mbetur.

Shkelet moratoriumi, vijon prerja pa kriter e pyjeve në rrethin e Pukës

Që prej prezantimit të faqes Syrigjelber.info, janë raportuar për disa aktivitete që lidhen me krimet mjedisore. Rishtazi është raportuar për shkelje të moratoriumit të pyjeve dhe sipas raportimit, kjo shkelje ka ndodhur në rrethin e Pukes, konkretisht në fshatrat përreth qytetit të Pukës, duke shkatërruar një pjesë të mirë të masivit pyjor të kësaj zone. Kujtojmë se kjo zonë nuk njihet vetëm për masivin pyjor, por edhe për atë që jeton në këto pyje, llojin e rrezikuar në mënyrë kritike dhe një ndër llojet më të rralla të faunës në vend, rrëqebullin e Ballkanit.

Situata e përmbytjeve në vend

Reshjet e shiut kanë krijuar një situatë alarmante në kryeqytet. Vërshimi i ujit dhe dalja nga shtrati i dy lumenjve të Tiranës kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të kryeqytetit. Dhjetëra biznese dhe banesa u mbushën me ujë në disa lagje të kryeqytetit. Lana doli nga shtrati përgjatë gjithë gjatësisë së saj, duke filluar nga “Vasil Shanto” për të përmbytur më pas rrugët, shtëpitë dhe katet e para të pallateve tek pallati me “Shigjeta” dhe në vijim. Banorët e dëmtuar kërkuan ndihmë nga autoritetet, por askush nuk u kujtua për ta “E gjithë shtëpia m’u mbush me ujë.

Vijojnë zjarret në vend, në Pukë dhe Dibër ndërhyn helikopteri

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 7 vatra zjarri në disa qarqe të vendit. Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 46 punonjës zjarrfikës, 7 automjete zjarrfikëse, 40 forca ushtarake, rreth 40 punonjës të Pyjores e të bashkive, të mbështetur edhe nga helikopterë. Vatra zjarrit në fshatin Karmë të Vaut të Dejës ka prekur edhe pyjet në bashkinë e Pukës, është ndërhyrë edhe nga ajri me anë të një helikopteri. Në fshatin Muhurr Dibër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pisha, në ndihmë ka shkuar edhe një helikopter i cili ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.