Pustec

Pustec, mbeturinat përfundojnë në liqenin e Prespës

Në fshatrat e bashkisë së Pustecit jetojnë 5200 banorë te minoritetit maqedonas. Buxheti prej pak më shumë se 4 milionë lekë për menaxhimin e mbetjeve vitin e kaluar, sipas bashkisë ishte i pamjaftueshëm.

Pusteci, bashkia që synon turizmin, por nuk ka ujë të pijshëm

Nga Tonin Frroku

Dikur komuna Liqenas, tani Bashkia Pustec. Prej të gjithëve njihet si zonë turistike, bashki që nuk është më shumë se 25 km larg nga qyteti i Korçës, zonë më 9 fshatra, 7 prej të cilave shtrihen buzë liqenit të Prespës. Edhe duke qenë buzë “gjoli”, të gjithë këto fshatra, jo vetëm nuk kanë ujë të pijshëm, por nuk kanë as kanalizime të ujërave të zeza. Në kushte të tilla, secili prej banorëve të këtyre fshatrave ujin e pijshëm e siguron vet nga liqeni, kurse ujërat e zeza “kujdesen” për t’i nxjerr deri në derë të shtëpisë dhe më pas këto ujëra marrin rrugët e fshatrave, deri sa derdhen në liqen.