pyje

A duhet te pritet pylli ne Topove?

Bashkia e Libohoves ka dy vite qe pret dru ne krahinen e Zagories, pylli qe ndodhet mbi fshatin Topove. Justifikimi eshte qe presin dru per shkolla. Gjithsej ne territorin e kesaj bashkie jane 16 shkolla, tre prej ketyre jane ne Zagori. Historikisht per shkollat jane bere rreth 4 m3 dru ne vit per nje shkolle.

Alarm për zjarret në rajon – Shqipëria në qendër të hartës, rritet ndjeshëm rreziku

Një raport i publikuar vetëm pak kohë më parë nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal fliste për një skenar apokaliptik në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor në vitet në vijim, me temperaturat mesatare që do të rriten me të paktën 5 gradë celsius deri në fund të shekullit dhe me klimën që do të kthehet në sub-tropikale. Zonat bregdetare dhe jugore, si Shqipëria, do të jenë gjithmonë e më të nxehta e më të thata gjatë stinës së verës, stinë e cila do të zgjatet edhe më shumë me kalimin e viteve.

Klosi: Asnjë amnisti për mjedisin, kompanitë do të paguajnë detyrimi

Në 95 -vjetorin e themelimit të Shërbimit Pyjor Shqiptar, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Z. Blendi Klosi lancoi Planit Kombëtar të Gjelbërimit të Shqipërisë. Pasi përshëndeti dhe vlerësoi punën e qindra veteranëve dhe inxhinierëve të pyjeve ndër vite ministri Klosi tha se prej ditës së sotme do të fillonte zbatimin e mbjelljes së 20 milionë e 200 mijë pemëve deri në vitin 2020 si një përpjekje për të zhbërë dëmin e 27 viteve të fundit.

Nëse ka vullnet, zgjidhjet per lehtësimin e ringjalljes se pyjeve ekzistojnë

Kush ka sy e veshë, kush gjykon për mjedisin ku lind e jeton, lëviz e sheh nëpër Shqipërinë tonë të vogël, apo thjeshtë informohet sadopak nga media, e ka bindjen që mbulesa e gjelbër e tokës tonë është dobësuar e pakësuar së tepërmi qoftë nga prerja, zjarret, kullotja, gërmimet e gërryerjet. Një shoqëri normale duhet të reagonte. Qeverisjes duhej ti kujtonte që pakësimi i bimësisë në male e kodra, është rrezik për tokën tonë, djepin që na ka lindur e na siguron jetesën.

Një ide për programin e mbjelljes së 20 milionë e 200 mijë fidanëve

Disa nga politikanët tanë fleksibël e të modës për të fituar simpatinë e votuesve të tyre, e kanë kthyer ne kryefjalë të ditës mbjelljen e pemëve. Në çdo edicion të mediave i sheh tek demonstrojnë me krenari të madhe kontributet e tyre të jashtëzakonshme antishkretim, për ta zgjidhur problemin e mungesës së bimëve drusore, duke e përdorur këtë fjalë por edhe staturën e tyre në pozicion me lopatë në dorë si liderë të antishkretimit, mbjelljes së pemëve e gjelbërimit të vendit.