pyjet

“Moratorium” apo legalizim i katastrofës mbi pyjet dhe pylltarinë shqiptare

“Në vend të një letre për Parlamentin shqiptar”

Marrëdhëniet e shoqërisë shqiptare me natyrën në përgjithësi e me pyjet në veçanti janë përkeqësuar më shumë se kurrë ndonjë herë në dekadën e fundit. Shkatërimi i institucioneve, konfuzioni ligjor i krijuar nga ndryshimet e shpeshta dhe klienteliste, mungesa e investimeve nga shteti dhe keqpërdorimi i pamatshëm i investimeve të huaja, ka sjellë që 63 % e sipërfaqes së territorit të vendit, të jetë sot jashtë kontrollit të shtetit.

“Sopata” me licensë mbi pyjet minon moratoriumin 10-vjeçar të qeverisë

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se kompanitë e kontraktuara nga bashkitë e Librazhdit dhe Përrenjasit dhe disa banorë të zonave vazhdojnë prerjet e paligjshme të qindra pemëve pa u ndëshkuar, ndërkohë që premtimi për moratorium i qeverisë mbetet në letër.

Artiku po Digjet

Aktualisht 11 zjarre po digjen në rrethin e Artikut, raporton The Guardian. Ndërsa zjarret po prekin edhe Rusinë, Norvegjinë dhe Finlandën, Suedia ka pasur zjarret më të shtrira, që kanë cuar në evakuimin e katër komuniteteve, sipas The Guardian. Dy avionë Italianë me ujë i janë përgjigjur thirrjes së Suedisë për ndihmë dhe do të fillojnë të operojnë, por Agjencia e Kontegjencave Civile e Suedisë ka kërkuar edhe më shumë avionë dhe helikopterë nga Bashkimi Europian, raporton The Local Sweden.

Banorët mbrojnë pyllin, Bashkia: Prerjet për të mirën e pyllit!

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes tentativat e shtetit për të prerë të vetmen kurorë të gjelbër në Bulqizë. Megjithëse ka një ligj të ashpër për ata që presin pyje, tashmë ato priten me leje apo me koncesione shtetërore. Dhe, një i tillë është dhënë në vitin 2015 nga qeveria për një ekonomi pyjore në Bulqizë.

Barinjtë i vënë flakën pyjeve, zbulohet shkaku i zjarrvënies

Prej ditës së djeshme po vijojnë të digjen hektarë të tërë me pyje në Kreshtë, mirëpo deri më tani asnjë masë nuk është marrë për shuarjen e flakëve. Për shkak të largësisë nga Lezha nuk ka shkuar asnjë zjarrfikës në vendngjarje. Zjarri ka përfshirë malin e Kreshtës afër fshatit Zimaj, të Lezhës dhe po vijon të përhapet dhe në zona të tjera. Mësohet se janë barinjtë ata të cilët i kanë vënë flakën malit, shkruan newsbomb.al. Kjo situatë është e përvitshme në këtë stinë, kur në zonat rurale punohet për lirimin e tokave për mbjelljen e fidanëve.

Dashamirësit e natyrës duhet të kontribuojnë në favor të protestuesve të Bulqizës për ruajtjen e burimeve natyrore

Duket se aktivizimi i nënave e motrave tona për ndalimin e shkatërrimit të natyrës, është hera e parë që shfaqet si protestë e organizuar. Do ishte mirë që ky moment të gjente një solidarizim dhe një reflektim nga shoqëria si arritje e një stadi të ri. Do dëshiroja që pendat e spikatura të gazetarisë të ishin prezente që ky moment të fiksohej sa më mirë të ishte e mundur duke e trajtuar edhe si pikë infleksioni lidhur me reagimin e komuniteteve për ruajtjen e natyrës.

Dëme të mëdha në fondin pyjor, kallëzohet kryeinspektori i Beratit

Kryeinspektori i ISHMP Berat, Altin Kazazi, është kallëzuar penalisht nga Ministria e Mjedisit, pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit sqaron se ka çuar për ndjekje penale Kazazin, pasi grupi i inspektimit ka zbuluar një dëm të konsiderueshëm në një sipërfaqe prej 197 ha në fondin pyjor, për të cilën kryeinspektori nuk ka marrë asnjë masë.

Deputetë të Parlamentit Shqiptar vizitë në pyjet e Zall-Dajtit

Me ftesë të Federatës Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave Komunale, tre deputetë të Parlamentit Shqiptar, së bashku me ekspertë të pyjeve, në datën 20 Nëntor 2015 bënë një vizitë në pyjet e fshatit Zall-Dajt në Tiranë, ku u takuan me banorë të fshatit.

Deri në vitin 2020, Kina planifikon ta mbulojë me pyje një të katërtën e vendit

Me objektivin për ta shndërruar Kinën në një eko-qytetërim, autoritetet po punojnë që pyjet të mbulojnë afërsisht ¼ e vendit deri në 2020. Planet nuk po shkojnë keq. Deri më sot janë mbjellë deri 13 milionë hektarë. Ripyllëzimi filloi pas viteve 90 me stuhitë që shkaktuan dëme në materiale dhe qindra të vdekur dhe është një plan shumë ambicioz për shtetin kinez.

Dioksidi i karbonit; NASA shuan kureshtjen

Misionet që ka ndërmarë NASA për të dhënë qasjen e saj karshi rritjes së nivelit të dioksidit të karbonit renditen si vijon:

Djegia e pyjeve, shfaqen tri vatra zjarri në pyjet e Bulqizës

Mali i Homeshit pranë zonës së Maqellares në Dibër është përfshirë nga flakët paraditen e sotme. Informacioni ka ardhur në redaksinë e Top Channel nëpërmjet rubrikes “Ti Raporton”. Dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme duke pasur parasysh faktin që temperatura në këtë zonë nuk kanë kapur ende pikun për të rrezikuar zjarret natyrore. Zona e përfshirë nga flakët ndodhet në një terren të rrezikshëm malor dhe është mjaft e vështirë për të ndërhyrë në shuarjen e tyre.

E drejta e përdorimit të pyjeve dhe kullotave në Shqipëri

E drejta e përdorimit të pyjeve dhe kullotave në Shqipëri është një e drejtë reale e gëzimit kolektiv të një pasurie të patundshme, pyje e kullota, në forma të ndryshme (për dru zjarri e lëndë ndërtimi, gjueti, kullotje, grumbullim frutash pylli, kërpu-dhash, bimë mjekësorë, etj.), për plotësimin e nevojave jetike të anëtarëve të një komuniteti, në një pronë publike ose private. Historikisht në Shqipëri pyjet dhe kullotat në afërsi të fshatrave janë qeverisur si pasuri e përbashkët nga familjet rezidente për plotësimin e nevojave me dru zjarri e lëndë druri për prodhimin e mjeteve për bujqësi e ndërtim, për kullotje e për sigurimin e bazës ushqimore për blegtorinë, për grumbullimin e frutave të pyllit, etj.

Edhe disa zona pyjore të vendit tonë mund të fitojnë mbrojtjen e UNESCO-s

Protection and Preservation of Natural Environment in Albania (PPNEA) bënë të ditur se disa zona pyjore të vendit tonë do të propozohen për të qenë pjesë e Trashgimisë Natyrore Botërore. Zona qendrore e Rrajcës në Parkun Kombëtar të Shebenik-Jabllanicë si dhe Rezerva Strikte Natyrore Lumi i Gashit në Alpet Shqiptare janë dy nga 9 zonat në nominim për të qenë pjesë e Trashëgimisë Natyrore Botërore, site të UNESCO-s. PPNEA, pjesë e Unionit Botëror për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) ka punuar ngushtë bashkë me Euronatur për përcaktimin dhe promovimin e të dy zonave.

Është koha të dëgjojmë këmbanat!

Federata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave Komunale ka vite që ngre shqetësimin e shkatërrimit të pyllit shqiptar, duke iu drejtuar me rezoluta autoriteteve më të larta drejtuese të shtetit. Një zë vazhdimisht i humbur në shkretirën e shurdhërisë së politikanëve, që në 27 vitet e pas komunizmit nuk arritën qoftë ti japin vendit një ligj për pyllin shqiptar. Kush ka sy e veshë, kush gjykon për mjedisin ku lind e jeton, lëviz e sheh nëpër Shqipërinë tonë të vogël, apo thjeshtë informohet sadopak nga media, e ka bindjen që mbulesa e gjelbër e tokës tonë është dobësuar e pakësuar së tepërmi si nga prerja, zjarret, kullotja ashtu edhe gërmimet e gërryerjet.

Fondi pyjor, ISHPM: t’u hiqet licenca koncesionare 10 subjekteve

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit në kuadrin e ligjit të Moratoriumit të Pyjeve, gjatë inspektimeve për verifikimin dhe zbatimin e kontratave ekzistuese për fondin pyjor të subjekteve për aktivitetin që ushtronin në prerjen ripërtëritëse të fondit pyjor kombëtar, ka vërejtur disa shkelje. Pas kontrollit të ushtruar, u gjet se 10 subjektet që operonin dhe ushtronin aktivitetin në fushën e pyjeve, kanë shkelur një sërë udhëzimesh ligjore si dhe pika e kushte të kontratës me të cilat ato operojnë në këtë fushë, duke çuar proceset në veprime të kundërligjshme. Ndaj ISHPM-ja i ka kërkuar Ministrisë së Mjedisit, heqjen e licencës këtyre 10 subjekteve për ushtrimin e aktivitetit në fushën e pyjeve, për shkeljet e konstatuara;

Frenimi i degradimit të pyjeve – 300 mijë familje kërkojnë pronësinë. Federata: Ka më shumë përfitime

Kalimi i sipërfaqeve pyjore në pronësi të komuniteteve vendore është një domosdoshmëri jo vetëm për ta menaxhuar në mënyrë të qendrueshme këtë pasuri por edhe për shtimin e të ardhurave si edhe plotësimin e nevojave për dru zjarri për komunitetin. Kështu ka deklaruar për televizionin SCAN, përfaqësuesi i federatës së pyjeve dhe kullotave komunale, Xhelal Shuti. Sipas Shutit, kjo e drejtë duhet të përfshihet në ligjin e ri të pyjeve.

Grantet për mbrojtjen e pyjeve, afati i aplikimit 24 shtatori

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural bën më dije se afati i dorëzimit të projekt-propozimeve për grantet konkurruese “Masa për Zhvillimin dhe Mbrojtjen e Pyjeve”, mbështetur nga Ba-nka Botërore dhe qeveria suedeze është shtyrë deri më datë 24 shtator, 2018. “Masa për Zhvillimin dhe Mbrojtjen e Pyjeve” është një masë e re, e cila po zbatohet sipas procedurave IPARD-Like, duke pasur si qëllim realizimin e investimeve, ngritjen e kapaciteteve të Shoqatave të Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave dhe fermerëve të tjerë privatë dhe rritjen e ndër-gjegjësimit të tyre për mun-dësinë e thithjes së fondeve.

Kamerat, shpëtimi i vetëm i pyjeve

Një milionë euro është fatura financiare që kërkohet për të pajisur të gjitha pyjet e vendit me kamera termike të cilat xhirojnë gjatë 24 orëve. Ky sistem, i cili është aplikuar në Tiranë dhe Shkodër, identifikon dhe filmon çdokënd që pret pyjet. “Ky sistem elektronik monitorimi, përveçse bën të mundur monitorimin e personave dhe mjeteve që hyjnë në fondin pyjor, por edhe lokalizimin dhe kapjen e tyre. Gjithashtu, ky sistem është i pajisur me kamera termike që ndihmon në lokalizimin e shpejtë të zjarreve”, thotë kryeinspektori i mjedisit, Ergys Agasi.