pylli orbital

Në parkun e madh të Tiranës, duhen shtuar apo pakësuar drurët?

Jemi në ditët kur gjelbërimi dhe lulet kanë “pushtuar natyrën”. Fundpranvera,  ndër periudhat më të pëlqyeshme të vitit të sjell kënaqësi duke shëtitur në mjediset me drurë dhe shkurre, në lëndinat me bar, me ajrin e pastër jetëdhënës. Një mjedis i tillë konsiderohet sot Parku i madh i Liqenit të Tiranës. Tek sjell në kujtesë, një vit më parë, Parku i madh i  Liqenit të Tiranës, ishte kthyer në një “shesh beteje”  etj. Protesta, dëmtim dhe dhunim i pronës, e çfarë nuk na panë sytë, e përse e gjithë kjo?!.

Nis puna për Pyllin Orbital, mbjelljet e para bëhen në Farkë

Projekti ambicioz i Bashkisë së Tiranës për krijimin e një Pylli Orbital që do të rrethojë kryeqytetin me një brez të gjelbër me 2 milionë pemë ka nisur të marrë jetë, me mbështetjen e shumë qytetarëve dhe bizneseve në Tiranë. Nisja e sezonit të ri të mbjelljeve, ka bërë bashkë Bashkinë e Tiranës dhe DHL, të cilat kanë mbjellë disa fidanë të rinj në Parkun e Liqenit të Farkës, për ta shndërruar atë në një mushkëri të re për kryeqytetin, të hapur për qytetarët dhe çlodhës e argëtues për fëmijët.

Parkimi nëntokësor, Veliaj: Paratë do përdoren për pyllin orbital

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka prezantuar ditën e sotme sistemin e i të parkingut me pagesë që do të jetë elektronik, si një mënyrë për të shmangur kaosin në kryeqytet. Parkingu nëntokësor në sheshin ‘Skënderbej’ do të ofrojë 300 vende parkimi, paratë e të cilave sipas kryebashkiakut do të shkojnë për të blerë pemë për pyllin orbital. Pra, sipas Veliajt, kjo do të thotë që çdo qytetar që po paguan parkimin në thelb po blen një pemë.

Pylli Orbital, Veliaj: Kushdo që ka gëzim në familje mund të dhurojë një pemë

Pylli Orbital, që do të rrethojë gjithë Tiranën me gjelbërim, ka nisur të lërë gjurmën e tij në segmentin e Unazës së Madhe. Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit vijojnë punën për pyllëzimin e zonës së Liqenit të Thatë, në pjesën jugore të Parkut të Madh të Liqenit Artificial, nga ku ka nisur edhe projekti i Pyllit Orbital. Aksionit për mbjelljen e 100 rrapeve në këtë segment iu bashkua edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili falenderoi donatorët që dhuruan pemët, duke iu përgjigjur thirrjes së bashkisë për të kontribuar në të mirë të qytetit.

Tiranë, bashkia shpërndan 2 mijë rrënjë ulliri

Bashkia e Tiranës shpërndau rreth 2 mijë rrënjë ullinj për familjet që jetojnë pranë liqenit të Farkës, që bashkë me pemët dekorative do të krijojnë kurorën e gjelbër të liqenit. Në aksionin për mbjelljen e fidanëve të rinj ishte edhe kryebashkiaku Erion Veliaj. “Kështu kemi edhe një lloj bashkëpunimi, ku pjesa nga shëtitorja deri në liqen investohet nga bashkia, kurse nga shëtitorja e lart mbjellja e rrënjëve të ullirit u mbetet qytetarëve. Do mbjellim më shumë pemë apo do mbjellim më shumë sherre dhe përçarje? Mendoj se kemi humbur shumë kohë në këto 25 vjet duke u përçarë, duke mbjellë urrejtje, duke mbjellë sherr dhe tymnajë.

Veliaj thirrje bizneseve: Dhuroni ​dy pemë për çdo makinë

Aksioni për gjelbërimin, Veliaj thirrje bizneseve: “Dhuroni dy pemë për çdo makinë”.Vjeshta e vonë dhe dimri janë periudha më e mirë për mbjelljen e pemëve, ndaj dhe Bashkia e Tiranës ka nisur prej ditësh aksionin e saj të gjelbërimit dhe pyllëzimit, jo vetëm në qytet, por edhe në atë që në të ardhmen do të jetë Pylli Orbital. Synimi i saj për këtë vit është që të mbjellë më shumë se 50 mijë pemë, duke vendosur në këtë mënyrë dhe një rekord.

Veliaj: Nga vendgrumbullim mbetjesh, në park. Nisëm mbjelljen e pemëve për Pyllin Orbital

Një hapësirë prej 11 mijë m2, e cila deri pak kohë më parë shërbente si vendgrumbullim për mbetjet urbane, po shndërrohet në një park të ri natyror në Tiranë, ku përveç gjelbërimit, do të ketë hapësira të posaçme çlodhëse për të gjitha grupmoshat. Bashkia e Tiranës nisi punën për transformimin e kësaj zone që ndodhet midis rrugëve “Ali Beshiri” dhe “Dervish Luzha”, duke kaluar tashmë në një fazë të re, atë të ndërtimit të parqeve nëpër lagje. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi nisjen e punës dhe u shpreh se aksioni për mbjelljen e pemëve të reja do të shtrihet si brenda qytetit, ashtu edhe në periferi të tij.

Veliaj: Pemët, trashëgimia më e mirë për gjeneratën e ardhshme

Gjelbërimi i rrugëve dytësore te Liqeni i Thatë ka vijuar teksa janë mbjellë 1 mijë pemë të reja për Pyllin Orbital. “Po ndjekim gjithë Unazën e jashtme të Tiranës, e cila në fakt është konturi dhe kufiri i Pyllit Orbital. Sot po mbjellim 1000 rrapë, që i kemi donacion. Dua të falenderoj të gjithë donatorët që po aplikojnë konceptin që kemi propozuar, pra për çdo makinë, dy pemë të mbjella, për të zeruar impaktin që ka në mjedis ndotja që vjen nga makinat. Jam entuziast për faktin se na janë përgjigjur shumë kompani, shumë më shumë se ç’e kishim menduar”, tha Veliaj.