Qendra e Informacionit AARHUS

1 milionë zogj deti dhe 100.000 gjitarë vdesin çdo vit nga mbetjet plastike!

Vullnetarë të Qendrës së Informacionit AARHUS – Vlorë, u angazhuan sot përgjatë vijës bregdetare në plazhin e ri, për të pastruar mbetjet urbane të grumbulluara aty si pasojë e erërave detare. Këto mbetje janë pasojë e papërgjegjshmërisë tonë si qytetarë, pasi ato janë grumbulluar këtu në plazhin e ri, por zanafilla e këtyre mbetjeve është shumë larg nga këtu, por edhe afër. Çdo njëri nga ne, pa u menduar gjatë i flakim mbetjet që ne prodhojmë, në natyrë, në përrenj, në pyll, në lum, në anë të rrugës.

Festimet e Ditës së Drinit në Shkodër

Më 5 Maj 2016 Qendra EDEN festoi Ditën e Drinit. Qëllimi i kësaj dite ishte promovimi dhe mbrojtja e vlerave të lumit Drin te fëmijët dhe komuniteti që jetojnë përreth zonës ku kalon lumi. 5 Maji iu dedikua rritjes së ndërgjegjësimit të komunitetit në lidhje me pasurinë natyrore dhe trashëgiminë e basenit të lumit Drin si dhe me qëllim mbrojtjen dhe ruajtjen e ekosistemeve të ujrave të ëmbla të basenit të lumit Drin. Qendra EDEN zhvilloi një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese me nxënës të shkollës “Reshit Hyseni", në zonën e Beltoit, Shkodër, zonë që preket nga rrjedha e lumit Drin.

Ndërgjegjësim për masat parandaluese kundër zjarrit

Qendra e Informacionit Aarhus Vlorë në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë dhe me Drejtorinë e Zjarrfikses Vlorë si dhe me mbështetjen e OSBE-së, Prezenca në Shqipëri, në kuadër të nismës për Reduktimin e Rreziqeve nga Katastrofat natyrore dhe Industriale në Bashkinë e Vlorës, ka organizuar një sërë sesionesh për ndërgjegjësimin dhe edukimit të të rinjve të shkollave të mesme në Bashkinë Vlorë. Këto sesione kanë synuar të edukojnë të rinjët per reagimin dhe masat e thjeshta dhe praktike që duhet dhe mund të ndërmerren në rast të rënies së zjarrit.

Reduktimi i rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe industriale dhe roli i bashkëpunimit midis institucioneve publike

Në kuadër të iniciativës "Reduktimi i Rrezikut nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Industriale dhe roli i bashkëpunimit midis institucioneve publike", AIC Vlorë në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë, organizoi një konsultim publik, me mbështetjen e OSBE-së, Prezenca në Shqipëri. Konsultimi publik u organizua në njësinë administrative të Orikumit në zonën e mbrojtur të Llogarasë. Përfaqësues nga Bashkia Vlorë, kryetarët e fshatrave të zonës, bizneset lokale, drejtorët e shkollave, policia e shtetit, baza detare e Pashalimanit, Drejtoria e zonave të mbrojtura dhe Brigada e Zjarrfikseve, diskutuan së bashku mënyrat më të mira dhe efikase për parandalimin e zjarreve dhe fatkeqsive të tjera natyrore në këtë zonë në prag të sezonit turistik.