qente e rruges

“Bëj një ndryshim për kafshët endacake” - Takimi i Politikës për Kafshët

48 pjesëmarrës nga 20 shtete të ndryshme u takuan gjatë fundjavës në Madrid në takimin e përvitshëm ndërkombëtar mbi përmirësimin e politikave për mirëqenien e kafshëve, organizuar nga Partia për Kafshët e Hollandës. Tema e këtij viti ishin kafshët endacake dhe pritet që partitë dhe faktorët politikë në vendet respektive të ndërmarrin hapa për mbrojtjen e kafshëve endacake. Diskutimi kryesor i ngritur në takim ishte “arritja e ndryshimit përmes politikës” ku u theksua se kjo mund të sillej vetëm nga një forcë politike e angazhuar specifikisht për kafshët.

460 qenë endacakë vriten me leje në Prishtinë

Komuna e Klinës ka zhvilluar gjatë javëve të kaluara një aksion për eliminimin fizik të qenve endacakë në tërë territorin e saj. Gjatë këtij aksioni të lejuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) janë vrarë qindra qenë, me arsyetimin se kishin paraqitur rrezikshmëri për njerëz, megjithëse zyrtarisht nuk është regjistruar asnjë rast i kafshimit të njerëzve nga qentë, shkruan “Koha Ditore”. Vrasjen e qenve e konfirmon edhe Gjokë Lleshaj, drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në Klinë. Sipas tij, aksioni për eliminimin e qenve është bërë me tender dhe me rregulla.

Aktivistët luftojnë për më shumë mbrojtje për kafshët në Shqipëri

Në periferi të Shkodrës, një kor të lehurash lajkatare paralajmërojnë këdo që i afrohet për një mikrpitje përkëdhelëse. Një strehë për qentë e braktisur të cilët janë në pritje të një familje adoptuese që t’i ofrojë përkujdesje, operohet në këtë zonë në baza vullnetare nga një grup aktivistësh. Animals Need Me, është një grupim prej dhjetë vullnetarësh të cilët kujdesen prej katër vitesh e gjysmë për qindra kafshë në nevojë në Shkodër. Synimi i tyre është të adoptojnë qentë dhe macet e braktisura dhe të sterilizojnë ata të rrugës.

Bashkia hapi qendrën e sterilizimit, por qentë po helmohen rrugëve

Vetëm dy ditë pasi kryetari i Bashkisë inaguroi qendrën e re të sterilizimeve për qentë e rrugës, organizata që merret me trajtimin e këtyre kafshëve në nevojë, ka publikuar rastin e një qeni të helmuar. Sipas postimit në facebook nga “Arsa”, qeni nuk ka mundur të jetojë pas helmimit me fosfat. Gjithashtu vullnetarët e strehës për kafshët e rrugës, bëjnë thirrje për kujdes, pasi mund të kemi të bëjmë me fushatë helmimesh masive përmes ushqimeve apo paketimeve të dyshimta hedhur nëpër rrugë.

Bashkia Tiranë: Ulet numri i qenve endacakë pas sterilizimit

Prej dy vitesh Bashkia e Tiranës ka nisur një projekt për sterilizimin e qenve endacakë. Pasi i kapin në rrugë, ata i sterilizojnë, i vaksinojnë dhe më pas vendosin një kod e i lëshojnë sërish në rrugë. Në fillim të projektit u përllogarit se endeshin rrugëve të qytetit 10 mijë qenë endacakë. “Nga shkurti i 2016 kemi kapur dhe lëshuar në habitat 4500. Qëllimi kryesor është ndalimi i shumimit të tyre dhe ka rezultuar që kemi ulur me 50 për qind numrin e qenve në rrugët e Tiranës”, thotë Hermiona Hajdini, përgjegjëse e sektorit veterinar në Bashkinë e Tiranës.

Hartohet plani global, fund vdekjeve nga tërbimi i qenit deri në vitin 2030

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve (OIE), Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO) dhe Aleanca Globale për Kontrollin e Egërsirave hartuan një iniciativë ambicjoze për t’i dhënë fund vdekjeve njerëzore nga tërbimi që transmetohet nga qentë deri në vitin 2030. Plani i cilësuar “United Against Rabies” , ose “Të bashkuar kundër tërbimit” trajton sëmundjen në mënyrë ndërsektoriale duke theksuar rolin e rëndësishëm që shërbimet veterinare, shëndetësore dhe arsimore do luajnë në parandalimin dhe kontrollin e tërbimit.

Kafshët e rrugës, Veliaj: Nuk është zgjidhje vrasja e tyre

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka folur sot në konferencën botërore të shëndetit të kafshëve. Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të mos i vrasin kafshët e rrugës. Ai theksoi se vaksinimi i qenve të rrugës ka funksionuar dhe sipas tij për herë të parë pas 5 vitesh, ata nuk po shtohen. “Qentë e rrugës janë çështje e rëndësishme. Të mos kërkojmë që qentë të sillen si njerëz. Në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë të aplikojmë rregulla më të forta për mbajtësit e kafshëve. Popullsia e qenve të rrugës nuk po rritet më.

Kafshimet nga qentë e rrugës, pesë persona në ditë paraqiten tek Infektivi në QSUT

Mesatarisht në një ditë, në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, paraqiten pesë pacientë, për shkak të kafshimit nga kafshët, kryesisht nga qentë e rrugës. Mjekët infeksionistë thonë se fundi i pranverës dhe fillimi i verës është edhe periudha më e rrezikshme, duke qenë se këto raste janë më të shpeshta, pasi përkon me kohën e çiftëzimit të kafshëve. Sipas të dhënave zyrtare mësohet se shërbimi i infektivit në QSUT, mund të përballojë deri në 10 pacientë në ditë.

Lezhë, nis trajtimi i qenve endacakë; Bashkia: Nuk ka më rrezikshmëri

Nis trajtimi i qenve endacakë në zonën e Lezhës, që ishin kthyer në një shqetësim shumë të madh për banorët. Por këtij problemi si duket po i vjen fundi, pasi një shoqatë zvicerane në bashkëpunim me Bashkinë e Lezhës dhe disa vullnetarë kanë ndërmarrë nismën për sistemimin e tyre. Njëkohësisht Bashkia ka njoftuar edhe qytetarët që mbajnë qenë të kenë kujdes në lidhje me trajtimin e tyre, në të kundërtën do të marrin masa ndëshkimore nga ana e Bashkisë. "Me ndihmë e një shoqate po bëjmë trajtimin e këtyre kafshëve. Qentë sterilizohen, matrikullohen dhe nuk janë më të rrezikshëm në qytet" tha Ndue Lushi, Shërbimet publike Lezhë.

Pse është zgjeruar tregu i mishit të qenve në Kinë?

Çdo vit gjatë solcistit të verës një festival për ngrënien e mishit të qenit zhvillohet në Yulin, një qytet në krahinën jugore kineze të Guangxi. Veprimtaria e këtij viti përfundoi me polemikat e zakonshme. Fotot e qenve të skuqur si dhe të trajtuar mizorisht u bënë virale, kjo bëri që aktivistët e të drejtave të kafshëve dhe kongresmenët amerikanë t’i kërkonin Kinës të ndalonte ngrënien e mishit të qenve dhe maceve. Qeveria lokale e Yulin ndërmori hapa modestë për të ndaluar ose fshehur disa nga aktivitetet më kontestuese të tilla si shitja e qenve në tregjet ushqimore. Megjithatë, festivali ishte i mbushur plot.

Qentë e rrugëve në Tiranë

Nga Güven Güneren*

Rreth 500 milion qen gjenden në botë, nga të cilët rreth 80% janë të braktisur ose të padëshiruar. Në vendet në zhvillim, programet e kontrollit të qenve endacakë mund të jenë të pamëshirshme dhe të mbështetura në mënyrat e vrasjes mizore. Problemet që shkaktohen nga qentë e braktisur në vendet e zhvilluara, ku sëmundjet si Tërbimi, Krimbat e zemrës, Salmonela, Leptospiroza, Leshmania, Lyme disease, Campylobacter infection, Giardia infection, Cryptosporidium infection, Roundworms, Hookworms dhe zgjebja mund të transmetohen nga qentë e rrugës tek njerëzit.

Qentë endacakë frenojnë tërbimin!

Shpesh herë qentë endacakë janë parë si porta e sëmundjes së tërbimit në qytete, por studimet e fundit theksojnë të kundërtën. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), vaksinimi i 70% të qenve endacakë do të ndihmonte në luftimin e sëmundjes së tërbimit në popullatën e qenve. Sipas një eksperimenti në Sri Lanka, vaksinimi i qenve endacakë do të krijonte fenomenin e “imunitetit të tufës” duke treguar ndikim në uljen e rasteve të tërbimit në qen.

Shoqëria civile mbështet zgjidhjen e Bashkisë së Tiranës për qentë e rrugës

Shoqatat në mbrojtje të kafshëve kanë mbështetur fillimin e projektit të madh të sterizilimit të kafshëve nga Bashkia e Tiranës, duke e vlerësuar si një hap shumë të pritur në rrugën e duhur për qytetin. Shoqata e vullnetarëve Animal Rescue Albania thotë se sterizilimet e kafshëve të rrugëve do të bëhen pranë spitalit të kafshëve të Kombinatit dhe në ditët në vijim do të përcaktohen dhe zonat prioritare të ndërhyrjes. “Tashmë është filluar me QSUT si një nga zonat me sensitive. Rruga është e gjatë dhe jemi të ndërgjegjshëm do ketë vështirësi por është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e problemit të kafshëve të rrugës.

Sterilizimi i kafshëve endacake shmang rrezikun për infeksione

Lëvizja e kafshëve endacake në Tiranë është parë nga qytetarët edhe si rrezik potencial për përhapjen e sëmundjeve të ndryshme infektive. Shqetësimit të tyre i përgjigjet Marvin Brahaj, mjek veteriner, teksa thotë se sterilizimi i kafshëve e shmang këtë rrezik. Por në stinën e verës ndaj tyre duhet treguar më kujdes sepse rritja e temperaturave i favorizon infeksionet. “Me ardhjen e verës, infeksionet dhe infestimet parazitare rriten kështu që përveç sterilizimit nga Bashkia Tiranë do ishte më mirë të futeshim edhe me mini përkujdesje. Çdo muaj patjetër që duhet bërë parazit i jashtëm, pipeta e parazitit të jashtëm gjithashtu dhe kollaret anti parazitar”, tha Brahaj.

Të ndalet dhuna dhe abuzimi ndaj kafshëve

Edhe pse e nisën si një lojë zbavitëse, duke ruajtur imazhet e një trofeu trimërie, adoleshentët e Kuçovës, ndoshta nuk e menduan se kundër tyre do të ngrihej e gjithë shoqëria shqiptare. Jo vetëm kundër vrasjes së një qeni të pambrojtur, por pro kauzës për mbrojtjen e kafshëve, organizata, artistë, politikanë e qytetarë të vendit kanë kërkuar të ndërmerret dënimi maksimal për të rinjtë. Në fakt ky nuk është rasti parë, por ky është ndoshta rasti më brutal, për të kërkuar “forcërisht” miratimin e një ligji që i ndjek penalisht dhunuesit e kafshëve.

Veliaj te klinika e kafshëve: Deri tani janë vaksinuar 320 qen

Punonjësit e Bashkisë së Tiranës prej një muaji kanë nisur punën për të trajtuar të gjitha kafshët endacake, fillimisht për të eliminuar çdo rrezik për transmetimin e sëmundjeve të rrezikshme dhe mundësimin që nëpërmjet sterilizimit të mund të shmanget shtimi natyror i tyre. Në kuadër të Ditës Botërore të Kafshëve Endacake, Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit kanë nisur një fushatë ndërgjegjësimi me qytetarët për mënyrën se si duhet kujdesen dhe sillen ndaj qenve të rrugës.