Qeparo

Qeparoi, agroturizëm buzë detit dhe ullinjve

Nga Xhensila Demollaj

Qeparoi është një ndër zonat më të bukura të bregdetit jonian që nis nga zona e ujit të ftohtë në Vlorë e deri në Sarandë. I ndërtuar në një shpat mali, fshati i cili ka marrë këtë emër nga lulja e Qiparizit, ndodhet rreth 87 km larg qytetit të Vlorës. Favorizuar nga një pozicion i mirë gjeografik, ky fshat shpesh herë ka qenë zgjedhja e preferuar e shumë turistëve shqiptarë dhe të huaj duke ofruar kësisoj mundësi eksplorimi të kulturës së vendit, traditës dhe ushqimit.