Qerret

Plazhet e Qerretit dhe Lalzit me sisteme të reja për ujërat e zeza

Qeveria ka akorduar miliarda lekë për rregullimin e dy nga plazheve ku kanë vila pikërisht zyrtarët e lartë. Gazeta “Shqip” ka siguruar dokumentet e tenderëve që ka hapur Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellësit. Sipas tyre, do të vihet dorë për ujërat e zeza në plazhet e Qerretit dhe të Lalzit. Në këto plazhe kanë vila zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë nga të gjitha krahët e politikës. Pushuesit në disa plazhe në vend, kryesisht në Velipojë, Shëngjin, Golem, Divjakë etj, ankohen për papastërti, apo për ujërat e zeza, Ujësjellësi ka menduar që të vërë dorë pikërisht në këto plazhe.