qese plastike

Australia po mban qëndrim ndaj qeseve plastike njëpërdorimshme

Qeset plastike njëpërdorimshme po dalin nga përdorimi në Australi, por blerësit nuk janë të kënaqur nga ky reduktim. Dy shitës të mëdhenj, Big W dhe Coles, kanë ndaluar përfundimisht përdorimin e qeseve plastike nga dyqanet e tyre. Lëvizja efektivisht e shtriu efektin e saj në cdo shtetas Australian.

Balenës së ngordhur i gjejnë 80 qese plastike në stomak

Një balenë ka ringritur sërish alarmin e ndotjes në botë, pasi me ngordhjen e saj është zbuluar se shkaku kryesor i përkeqësimit të shëndetit ishte gëlltitja e më shumë se 80 çantave plastike në ujërat jashtë brigjeve të Tajlandës.

Bashkia e Tiranës: Deri në fundvit, përdoren 250 milionë qese më pak

Përdorimi i qeseve miqësore me mjedisin, që janë ato me material të riciklueshëm pritet të nxjerrin nga qarkullimi 250 milionë qese plastike. Bashkia e Tiranës vijon bashkë me vullnetarët dhe grupet e interesit të informojë më shumë qytetarët për rëndësinë e përdorimit të çantave ekologjike ose mbajtëse prej letre. Drejtorja e Mjedisit në Bashkinë e Tiranës, Diana Mile, shprehet optimiste se deri në fund të vitit rezultatet do të jenë pozitive.

Emerging-Europe: Shqipëria ndalon me ligj përdorimin e qeseve plastike

“Shqipëria ka marrë masa për të reduktuar mbeturinat plastike dhe ndotjen duke vendosur me ligj një kufizim në importimin, prodhimin, përdorimin dhe shitjen e qeseve plastike të lehta”, shkruan Emerging-Europe. Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi tha se qeset e lehta plastike nuk janë të riciklueshme. “Ata duhet të kenë një trashësi minimale prej 35 mikronësh në mënyrë që të jenë të ripërdorshme dhe të kenë vlerë riciklimi”, tha ajo. Vendimi ka për qëllim inkurajimin e prodhimit të qeseve të biodegradueshme me shumë qëllime që mund të shpërbëhen në 36 muaj. Prodhuesit dhe importuesit që nuk zbatojnë ligjin në Shqipëri do të gjobiten 100,000-150,000 lekë (700-1186 euro).

Heqja e qeseve plastike, qytetarët entuziastë për nismën e qeverisë

Heqja e qeseve plastike nga mjedisit po pritet mjaft mirë nga qytetarët, të cilët e vlerësojnë si pozitive nismën e qeverisë për heqjen nga qarkullimi të qeseve plastike, të vlerësuar nga Organizata Botërore e Mjedisit si një nga ndotësit më të mëdhenj të mjedisit. Qytetarët e pyetur nga ATSH shprehen pozitivë për këtë nisëm. Dikush thotë se duhet të zhduken fare nga qarkullimi. Dikush tjetër vlerëson se mbetja e tyre stok është e rrezikshme. Kemi nga ata që thonë se kjo qese plastike duhet zëvendësuar me material tjetër.

Ja i ndaluam qeset (më në fund), po bidonave si do ua bëjmë?

Unë jam shumë dakord për ndalimin e qeseve të vogla që përdoren masivisht në tregje. 7 vjet më parë, në ditën e mjedisit, me një grup njerëzish që u dhëmb ky vend, ne kërkuam miratimin e një ligji për këtë gjë. Por nuk na dëgjoi njeri.

Jo më qese plastike, vend e pa vend!

Në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë, Bashkia e Tiranës zhvilloi ditën e djeshme një aktivitet informues-ndërgjegjësues në disa markete mbi reduktimin e qeseve plastike dhe zëvendësimin e tyre me çanta të ripërdorëshme bezeje. Në aktivitetin e zhvilluar në marketin “Ecomarket” mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë z. Veliaj, i cili u bëri thirrje nxënësve nga gjimnazi “Sami Frashëri” dhe të pranishmëve të tjerë (blerës, persona të njoftuar nga organizata “Ekolëvizja”) që të reduktojnë sa të munden përdorimin e qeseve plastike në përditshmërinë e tyre, pasi plastika kërkon rreth 1000 vjet që të degradohet.

Montreal po ndalon çantat plastike

Thojuni mirupafshim çantave plastike në Montreal sepse thasët plastikë janë ndaluar në qytet për shkak të dëmeve që i shkaktojnë mjedisit.

Nga pranvera qeset plastike me pagesë

“Kur e duam Tiranën si jashtë shtetit, sinjalistika është e rëndësishme. Kur qyteti është miqësor edhe për fëmijët, kur e mësojnë semaforin apo respektin në formë loje, e bën tjetrin më entuziastin. Edhe një punë që në dukje është rutinë mund të jetë argëtuese për këdo që kalon rrugën. Infrastruktura duhet të jetë e këndshme që ta bëjë qytetarin të qeshë”.

Nisma e bashkisë, ulet me 50% përdorimi i qeseve në Tiranë

Në më pak se një muaj, nisma e ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës për reduktimin e qeseve plastike, si një nga shkaktarët kryesorë të ndotjes në kryeqytet, ka rezultuar e suksesshme. Nga të dhënat e deritanishme, rezulton se përdorimi i qeseve plastike nga qytetarët që blejnë në supermarketet që i janë bashkuar nismës së Bashkisë është ulur me 50%, duke ndikuar ndjeshëm edhe në zvogëlimin e ndotjes në kryeqytet. Pas suksesit me supermarketet e mëdha, tashmë kjo nismë ka filluar që të shtrihet edhe në minimarketet nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit, duke qenë se i janë bashkuar edhe 10 të tjera, duke e çuar në 21 numrin e marketeve që zbatojnë nismën.

Nisma e re, “Më jep një qese, të të jap një trastë”

Nisma e re e bashkisë “Më jep një qese, të të jap një trastë” ka nisur nga Pazari i ri, ku qytetarët e Tiranës janë surprizuar kur kanë parë vullnetarët që u kanë kërkuar ndërrimin e qeseve. Nisma synon që të ndërgjegjësojë qytetarët për të ulur nivelin e qeseve plastike që janë një nga ndotëset më të mëdha të ambientit. Të gjitha zonjat që mbajnë një qese në dorë, mund ta shkëmbejnë atë me një trastë, e cila është mundësuar nga AADF.

Parandalimi i ndotjes, nga 2 prilli qeset plastike me pagesë

Nga data 2 prill, Tirana është qyteti i parë në Shqipëri që do të nisë reduktimin e përdorimit të qeseve Plastike, duke i vënë një çmim 3 lekë për qeset e vogla dhe 5 lekë për qeset e mëdha. Duke i vlerësuar qeset plastike si ndotëse të mëdha dhe me efekte të parikuperueshme në mjedis, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nënshkroi me përfaqësuesit e shoqatës së supermarketeve kryesore marrëveshjen për kufizimin e përdorimit të qeseve plastike dhe për zëvendësimin e tyre nga trasta.

Plastika na vjen në tryezë përmes peshkut të detit e lumenjve

Dëmi që po i bëjmë çdo ditë lumit dhe detit duke hedhur qese dhe plastike, na kthehet të gjithëve në tryezë. Ambientalistët thonë se mikroplastika depërton deri tek indet e peshkut, te cilin e konsumojmë në shtëpi apo restorante. Ndërkohë ata që merren më mirë ushqyerjen sugjerojnë që në këtë situatë të konsumohet peshku i rezervatit. Lënda bazë e qeses plastike është nafta. Që një qese plastike të dekompozohet, i duhet mbi 500 vjet. Shumë prej tyre përfundojnë në lumenj. Po cili është fati i qeseve pas përdorimit nga njerëzit?

Pro zëvendësimit të qeseve plastike. “2 mln lekë kosto në ditë”

Shoqata e Prodhuesve të Bukës mbështet nismën e Bashkisë së Tiranës, për ndalimin e qeseve plastike nga bizneset në ofrimin e shërbimeve të tyre. Kreu i kësaj shoqate, Gëzim Peshkëpia deklaron se nisma është një përpjekje për të ulur ndotjen në mjedis, por edhe për të ulur koston e bizneseve dhe edukuar qytetarët për blerjen e çantave shumëpërdorimshe. Sipas tij, vetëm prodhuesit e bukës përdorin deri në 2 milionë qese plastike në ditë vetëm në Tiranë, të cilat kur nuk kanë kosto për qytetarët hidhen lirshëm në qytet dhe kazanë.

Qeset dalin nga qarkullimi në Shqipëri, nga data 4 korrik modele të reja

Reduktimi i mëtejshëm i qeseve plastike dhe prodhimi i tyre sipas një standardi të ri, i cili do të synojë ripërdorimin për qytetarët. Pas datës 4 korrik, qeset e rëndomta nuk do të hidhen më në treg, ndërsa vendimi për mbrojtjen e natyrës dhe shëndetit i propozuar nga Ministria e Mjedisit është mirëpritur edhe nga ricikluesit.

Qeset plastike do të zhduken nga qarkullimi

Këtë e ka konfirmuar ministri Klosi por dhe zv.ministrja e Mjedisit Ornela Çuçi në një prononcim për ATSH, duke thënë se do të ndalohet prodhimi, tregëtimi dhe importimi i qeseve plastike.

Qeset plastike, inspektohen 6 subjekte, gjobitet me 1 milion lekë një prej tyre

Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave për ndalimin e prodhimit, tregtimit dhe importimit të qeseve plastike, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit njofton se po kryen në mbarë vendin, inspektime në subjektet që prodhojnë qeset plastike. Në një nga inspektimet e kryera në qarkun e Tiranës  ka qenë e pranishme dhe zvministrja e Mjedisit, znj. Ornela Çuçi e cila ka ndjekur nga afër kontrollet në 6 kompanitë e prodhimit.

  • 1
  • 2