qeset

Nismë për të ndaluar qeset plastike në gjithë vendin

 

Nismat ndërgjegjësuese për qytetarët që të refuzojnë përdorimin e qeseve plastike për të ulur ndotjen në mjedis, deri më tani kanë qenë të përqendruara kryesisht në Tiranë. Qeveria synon që ashtu si në kryeqytet, ta shtrijë në gjithë Shqipërinë një fushatë të tillë.

Qeset dalin nga qarkullimi në Shqipëri, nga data 4 korrik modele të reja

Reduktimi i mëtejshëm i qeseve plastike dhe prodhimi i tyre sipas një standardi të ri, i cili do të synojë ripërdorimin për qytetarët. Pas datës 4 korrik, qeset e rëndomta nuk do të hidhen më në treg, ndërsa vendimi për mbrojtjen e natyrës dhe shëndetit i propozuar nga Ministria e Mjedisit është mirëpritur edhe nga ricikluesit.

Vendimi: Nuk ka më qese plastike falas, marketet do i shesin

Duke nisur nga data 5 qershor e këtij viti, qeset plastike do të shiten, nuk do të jepen më falas, sikundër ndodh aktualisht në markete apo furra buke. Një masë kjo që, sipas bashkisë së Tiranës, do të reduktojë përdorimin e qeseve plastike. “Kemi vendosur që këtë projekt ta shtrijmë gjatë një viti deri në qershorin e vitit 2017 ku do të mundohemi të vendosim rregulla për të mos shpërndarë më qese plastike falas në pikat e shërbimit apo supermarketet.