qeveria

Serrat, qeveria jep deri në 150 milionë lekë për hektar

Për 2018 do të ketë mbështetje nga qeveria deri në 150 milionë lekë për hektar për serrat bashkëkohore. Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi ishte në Durrës ku është ndalur në një serrë organike, ndërtuar me një teknologji bashkëkohore. Sipas skemës së mbështetjes zëri për instalimin e sistemit të ngrohjes me biomasë (pelet) në serrat me ngrohje, përfiton deri në 280 000 lekë për dynym. Financimi bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0.2 ha dhe jo më shumë se 1 ha; ndërsa për zëvendësimin e plastmasit termik për serrat diellore ekzistuese, masa e përfitimit do të jetë, jo më shumë se 750 000 lekë/ha. Financimi bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0.2 ha dhe jo më shumë se 1 ha.