Qipro

Një thesar që duhet mbrojtur, një jetë kushtuar breshkave

Dy ambjentalistë në Qipro i kushtohen ruajtjes së një thesari. Breshka Caretta Caretta rrezikohet të zhduket. Ajo ndodhet nën mbrojtjen ndërkombëtare përmes konventës së Uashingtonit për mbrojtjen e llojeve. Formacione të çuditshme shkëmbore, rërë e imët dhe hapësira pafund si në shumë plazhe të botës, megjithatë brigjet në gjirin Lara perëndim të Qipros kanë diçka krejt të veçantë. Nën rërën e këtij plazhi gjenden të mbuluar thesarë. E Myroulla Hadjichristoforou dhe burri i saj Andreas Dimitropoulos i kanë kushtuar jetën kërkimit dhe ruajtjes së këtij thesari në këtë plazh.

Qipro zgjeron përpjekjet në korridorin e energjisë

Qiproja po zgjeron përpjekjet e saj për të krijuar një korridor të energjisë nga Mesdheu Lindor drejt Evropës, referoi Ministri i Energjisë Yiorgos Lakkotrypis. Lakkotrypis, në Sofje, Bullgari, ku ai shoqëroi Presidentin Anastasiades në një vizitë zyrtare në vend, zhvilloi takime të veçanta të hënën me ministrin e Energjisë së Bullgarisë Temenushka Petkova dhe Ministrin e Turizmit Nikolina Angelkova. ‘Bullgaria ka një rol të veçantë në përpjekjet tona për të krijuar një korridor të ri të gazit natyror nga Mesdheu Lindor në Evropë, që lidhet ose me infrastrukturat ekzistuese ose me ato që janë planifikuar të ndërtohen’ vuri në dukje ai, sipas një njoftimi zyrtar për shtyp.