qytet i gjelber

Gjelbërimi në Gjirokastër, po punohet për sipërfaqe të reja

Hamit Asllani është një ndër kopështarët më të vjetër në Gjirokastër. Punën e ka nisur 30 vjet më parë, duke mësuar prej atyre që krijuan lulishtet e para në qytet. Periudha më e vështirë që ai mban mend është viti 1997, kur shkatërrimi nuk kurseu asgjë. “Ky zanat nuk ka të sosur. Do të shoh në televizor dhe në udhëtime për gjëra të ndryshme se çfarë mund të bëjmë. Viti ‘97 ka qenë i vështirë, si për ne edhe për të tjerët. Neve kishim një pozicion që edhe sikur t’i thoshim dikujt mos e prek këtë lule, merrnim një tjetër përgjigje asokohe”, tregon Asllani.

Një perlë natyrore brenda një qyteti: Parku Bukit Nanas

I themeluar që në fillim të viteve 1900, Parku Bukit Nanas është më i vjetri i llojit të tij në Malajzi, duke ofruar një biodiversitet të pasur në mes të një prej qendrave urbane më të mëdha Kuala Lumpur. Pavarësisht reduktimit të territorit të tij nga 17.5 në 9.37 ha., një grup studiuesish kanë vënë në dukje se Parku Bukit Nanas vazhdon të ketë një biodiversitet të larmishëm. Gjatë një studimi të zhvilluar nga prilli 2015 deri në maj 2016, studiuesit regjistruan një total prej 425 bimësh në territorin e BNFR, nga të cilat 159 ishin lloje të reja të paregjistruara më parë.

Oslo, Växjö dhe Leuven, qytetet më të gjelbra të Europës

Edhe një herë është Europa e Veriut ajo që feston. Por nuk ka asgjë për t’u habitur. Kur flitet për politika mjedisore efikase, në lojë është gjithnjë kjo pjesë e Kontinentit të Vjetër. Edhe këtë vit, loja për të kurorëzuar “Kryeqytetin e gjelbër” dhe “Gjethen e gjelbër” të ardhshme europiane ka parë të triumfojë dy vende të Skandinavisë (Norvegjinë dhe Suedinë) dhe një vend të pozicionuar pak më poshtë (Belgjikën). Komisioni Europian ka vendosur që Oslo do të jetë European Green Capital 2019.

Parisi do të ndërtojë një kullë gjigante të rrethuar nga 2000 pemë

Franca do ndërtojë një kullën të rrethuar me pemë. Kulla e gjelbër është projektuar nga firma italiane “Stefano Boeri Architetti” dhe së shpejti do të fillojë së ndërtuari në periferi të Parisit, konkretisht në Villiers-sur-Marne. Ndërtesa do të ketë 2.000 pemë, bimë dhe shkurre, si do të mbushë fasadën, çatinë dhe ballkonet e ndërtesës. Në brendësi ndërtesa do të ketë apartamente luksoze dhe zyra. I quajtur Forêt Blanche (“Pyll i Bardhë”), kulla prej 177 metra e gjatë do të ketë dritare të mjaftueshme për rrezet e diellit dhe vende ku mund të shihet qyteti.

Parisi inkurajon individët të mbjellin kopshte urbane

Parisi ka vendosur një ligj të ri i cili lejon çdokënd të mbjellë një kopsht urban brenda kufijve të qytetit. Pasi marrin një leje, kopshtarët mund të rrisin bimë në mure, në kuti, në çati, poshtë pemëve, ose në muret rrethuese. Ata mund të rrisin lule, perime dhe fruta. Qëllimi i kryetares së bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, është të krijojë 100 hektarë të mureve të gjallë dhe tavanëve të gjelbër deri në vitin 2020, me 1/3 e gjelbërimit dedikuar bujqësisë. Sipas ligjit të ri, vendasit janë inkurajuar të bëhen “kopshtëtarë të hapësirave publike të Parisit”.

Plani i Barcelonës për t’u rikthyer rrugët banorëve

Në përpjekjen për tu “zhvendosur” nga dominimi i makinave, Barcelona ka plane ambicioze. Kryeqyteti spanjoll, i cili po përballet me ndotje akustike e ndotje të ajrit në nivele të larta, do të implementojë një plan radikal për ndryshimin e tij, duke reduktuar trafikun me 21 %. Jo vetëm kaq, 60 % e rrugëve që momentalisht përdoren nga makinat do u rikthehen banorëve, e të ashtuquajturës “hapësirë e qytetarëve”, për të shtuar transportin urban e përdorimin e biçikletave.

Si ndihmojnë pemët për qytete më të shëndetshme

Nga Pascal Mittermaier*

Majin e kaluar, unë pata fatin jo aq të mirë të vizitoj Mumbain, në Indi, gjatë muajit më të nxehtë të vitit në historinë e këtij qyteti. Temperaturat qëndruan të larta në mbi 40°C për disa ditë me radhë. Dallimi mes qëndrimit nën hijen e një peme dhe qëndrimit nën diell qe si dallimi mes natës dhe ditës. Valë të tilla nxehtësie nuk janë thjeshtë të parehatshme. Ato përbëjnë kërcënime serioze për shëndetin – kërcënime që shpesh anashkalohen në diskutimet mbi trajtimin e rrezikut për mot ekstrem.

Teatri i gjelbërimit: Zgjimi i artistëve për qytetin

Fatet e hapësirave publike në Tiranë kanë çuar 49 artistë të bëhen bashkë në një ekspozitë ndërgjegjësimi. A është politika arrogante apo shoqëria shqiptare vazhdon të jetë letargjike, në gjumë kur duhet të reagojë në situatë si kjo e urbanizmit kaotik të qytetit?! Artistët e mbledhur në ekspozitën “Teatri i gjelbërimit”, ndonëse të “zgjuar” vonë tani e kuptojnë këtë qasje retrospektive përmes artit. Artistët janë vendës, nga e gjithë Shqipëria, dhe vendi ku ekspozojnë deri më 1 nëntor është galeria FAB, tek universiteti i arteve.