qytetinteligjent

“Si e imagjinoni qytetin tuaj në të ardhmen?” – idetë e nxënësve të shkollave të mesme profesionale mbi “Smart cities”

Nxënësit e shkollave të mesme profesionale kanë paraqitur sot për qytetarët e Tiranës, idetë e tyre mbi qytetet e së ardhmes. Nëpërmjet ekspozimit të dy modeleve në miniaturë të “Qyteteve inteligjente” nxënësit e shkollës teknike-elektrike “Gjergj Canco”, Tiranë dhe të shkollës së mesme profesionale “26 Marsi”, Kavajë, treguan vizionin e tyre për zhvillimin e qyteteve nëpërmjet alternativave miqësore me mjedisin.