radioaktivitet

Aksidentet bërthamore dërgojnë re radioaktive “të padëmshme” mbi Evropë

Instituti francez thotë se ndotja vjen nga çlirimi i materialit bërthamor në Rusi ose Kazakistan në shtator. Një re ndotje radioaktive në Evropë tregon se ka ndodhur një aksident në një strukturë bërthamore në Rusi ose Kazakistan, në javën e fundit të shtatorit, tha instituti francez i sigurisë bërthamore IRSN. IRSN-ja të enjten përjashtoi një aksident në një reaktor bërthamor, duke thënë se ka të ngjarë të ishte në një vend për trajtimin e karburantit bërthamor ose në qendrën për mjekësinë bërthamore. Nuk ka pasur ndonjë ndikim në shëndetin e njeriut apo mjedisin në Evropë, tha ai.

Inspektim ndërkombëtar për radioaktivitetin bërthamor në Maqedoni

Një ekip prej 13 ekspertëve nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (AEB) nga Vjena qëndroi në inspektim të Drejtorisë për Siguri të Rrezatimit (DSR) dhe përfundoi se trupi rregullator i Maqedonisë është i përkushtuar në përmirësimin e sigurisë dhe mbrojtjes së njerëzve dhe rrethinës. Ata i kanë mbikëqyrur aktivitetet e rregullatorit dhe kishin takim dhe bisedime me përfaqësues të Qeverisë dhe të ministrive, por edhe me udhëheqësinë dhe të punësuarit në DSR, njofton AIM.