rafting

Kanionet e Osumit, përherë të vizitueshëm nga aventurierë sportivë

Kanionet e Osumit mbeten një destinacion i përhershëm për sportet e ujit. Jo vetëm në fundjavë por edhe në ditë të zakonshme drejt tyre vërshojnë amatorë pasionantë pas aventurës së raftingut. Që prej javës së fundit të muajit mars e në vazhdim, çdo fundjavë, po edhe në ditë jave, ka patur aktivitete raftingu në kanionet e këtij lumi. Pjesëmarrësit janë turistë vendas dhe të huaj, të rinj dhe të moshave të tjera që lundrojnë në rrymat dhe shtigjet e ngushta shkëmbore gjatë rrjedhës së tij. Bukuria e këtyre kanioneve, si një nga Monumentet e Natyrës sonë, janë një vlerë e shtuar në turizmin shqiptar.

Lumi Shkumbin, zbulimi i fundit për të ushtruar raftingun

Raftingut shqiptarë i shtohet dhe një lum tjetër, ai i Shkumbinit. Ky lum po preferohet gjithnjë e më shumë nga turistët e huaj për rafting. Lumi Shkëmbin, buron në malin e Valamares dhe duke rrjedh nëpër një luginë të ngushtë e reliev të thyer derdhet në detin Adriatik. Gjatësia e këtij lumi është rreth180 km. Shkumbini merr vlera të rëndësishme për ekonominë shqiptare dhe ndan pothuajse në dy pjesë të barabarta Shqipërinë. Lumi Shkumbin kalon nepër krahinën e Mokrës ne rrethin e Pogradecit. Lugina e Shkumbinit ka një bukuri të rrallë me katarakte, shpella, plazhe të vogla, etj.

Rafting në fundjavë në kanionet e Osumit

Edhe kjo fundjavë grumbulloi në kanionet e Osumit shumë aventurierë të sporteve të ujit që shfrytëzuan ujërat e rrjedhshëm të këtij lumi për të marrë kënaqësinë që të jep sporti i raftingut. Me veshjet e tyre karakteristike dhe varkat portative të lundrimit, ata udhëtuan drejt ngushticave shkëmbore në afërsi të Skraparit. Kanioni i Osumit ka qenë thuajse i pashfrytëzuar për qëllime turistike deri në fillimin e viteve ’90. Por qysh nga ajo kohë kanionin kanë nisur ta vizitojnë turistë vendas e të huaj, kryesisht italianë dhe francezë, por dhe nga veriu i Europës, të cilët e kanë kthyer në një rit të përvitshëm sportin e raftingut në këtë lumë.

Rafting, resorti më i madh në Ballkan në Kanionet e Skraparit

Në Shqipëri, së shpejti do të ndërtohet e para qendër që do të mbledhë mbi 15 sporte në natyrë, duke krijuar mundësinë e tërheqjes së turistëve të huaj dhe vendas. Shtrihet në hapësirën e një ish-reparti ushtarak të amortizuar, mes natyrës së paprekur dhe fare pranë kanioneve të Osumit. Kjo do t’i japë mundësi zonës që të zhvillojë ekonominë dhe të krijojë vende të reja pune, kryesisht për të rinjtë. Me fillimin e këtij viti, një sërë mediash të huaja kryesisht britanike, italiane, por edhe franceze i kanë kushtuar vëmendje të veçantë Shqipërisë si një destinacion “must” për t’u vizituar gjatë 2016-s.