rankim

Performanca mjedisore, Shqipëria e 40-ta në botë, çalon në cilësinë e ajrit

Shqipëria renditet e 40-ta në rang botëror dhe ndër të fundit në rajon për gjendjen mjedisore, sipas Indeksit Botëror të Performancës mjedisore. Indeksi i Performancës mjedisore (EPI) rendit vendet në të gjithë botën sipas performancës së tyre në 2 çështjet prioritare mjedisore: mbrojtja e shëndetit të njeriut dhe mbrojtja e ekosistemeve dhe përpilohet nga Universiteti Yale në SHBA.