raport-progres

“Konsultim me Shoqërinë Civile mbi Raportin e vitit 2015 të Komisionit Europian për Shqipërinë”

Përmbledhje e aktivitetit me Shoqërinë Civile, organizuar nga Ministria e Integrimit

Ministrja e Integrimit, znj. Klajda Gjosha, falënderoi përfaqësuesit e Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC) për pjesëmarrjen në takim dhe bashkëpunimin e deritanishëm. Gjithashtu vlerësoi si të një rëndësie të veçantë opinionet, komentet mbi Raportin e vitit 2015 të Komisionit Europian për Shqipërinë, si dhe mënyrën sesi Shoqëria Civile i sheh problematikat dhe rekomandimet e këtij raporti.

Progres - Raporti i KE për Mjedisin dhe Ndryshimet klimatike

Është publikuar sot (datë 9 Nëntor) Progres - Raporti i Bashkimit Evropian për Mjedisin dhe Ndryshimet klimatike për vitin 2016. Kapitulli 27: Mjedisi dhe ndryshimet klimatike vijon si më poshtë: BE promovon veprime të rëndësishme për klimën, zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtje të mjedisit. Legjislacioni i BE përmban dispozita që adresojnë ndryshimet klimatike, cilësinë e ujit dhe ajrit, menaxhimin e mbetjeve, mbrojtjen e natyrës, ndotjen industriale, kimikatet, zhurmat dhe mbrojtjen e qytetarëve.

SOER 2015, edhe në gjuhën shqipe

Sinteza e Raportit “Mjedisi i Evropës, Gjendja dhe Perpesktiva 2015”, i njohur ndryshe si SOER tani më është në dispozicion edhe në gjuhën shqipe. SOER është dokument kyç i integruar për gjendje te mjedisit në Evropë, të cilin Agjencia e Mjedisit të Evropës e dorëzon te Parlamenti Evropian. Raporti përmban informata për mjedisin në Evropë, vlerësime për mjedisin në planin global, analizë krahasuese të shteteve përmes indikatorëve mjedisorë dhe raporte specifike të shteteve dhe rajoneve. E gjithë kjo është bazë e mirë dhe mjet i çmueshëm në krijimin e politikave të ardhshme nacionale, evropiane për mjedisin.