referendum

Betonizimi i Tiranës, PD kërkon nga KQZ mbajtjen e referendumit lokal‏

Partia Demokratike i është drejtuar sot Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve duke i dorëzuar 3 kërkesa për mbajtjen e referendumit lokal për çështjen e betonizimit të Tiranës. Këtë kërkesë e ka bërë kreu i Departamentit të Mjedisit, në partinë demokratike, Jamarbër Malltezi i cili kërkesat i ka bërë për 3 projektet që kanë lidhje me parkimin nëntokësor tek parku Rinia, ndërtimin e objekteve social-kulturore dhe administrative në dy anët e Korpusit të Universitetit Politeknik dhe ndërtimin e kompleksit të lojërave tek liqeni artificial.