reforma e ujit

90 ditë kohë për të rregulluar lidhjet dhe për të bërë kontratat me ujësjellësin – Prezantohet reforma në sektorin e ujit të pijshëm

Të gjithë konsumatorët që furnizohen në mënyrë të parregullt me ujë, duke evituar faturimin, do të kenë vetëm 90 ditë kohë për të vetërregulluar situatën dhe për të lidhur kontratat. Vetëm gjatë këtyre tre muajve të parë, prerja e lidhjeve të paligjshme do të jetë pa penalizime. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri dhe Kryeministri Rama prezantuan ditën e hënë përpara krerëve të pushtetit vendor reformën në sektorin e ujit të pijshëm.

Haxhinasto në Elbasan: Uji I pijshëm duhet menaxhuar më mirë

Ministri i Transportiti e Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto ka paralajmëruar një reformë të thellë sa i takon ujit të pijshëm, duke theksuar se ajo do të ndikojë në shtimin e cilësisë së konsumimit të tij nga konsumatorët. Ai ka zgjedhur ditën ndërkombëtare të Ujit, për të njohur të rinjtë e qytetit të Elbasanit me reformën në këtë sektor. Ministri tha sot gjatë takimit me nxënësit e shkollës ”Vasil Kamami”, se aktiviteti synon të rrisë ndërgjegjësimin publik për ujin e pijshëm, që është një pasuri kombëtare e që duhet menaxhuar më mirë.

Paralajmërohet Reforma e Ujit

Qeveria shqiptar pritet të nisi së shpejti Reformën e Ujit, me synim përmirësimin e furnizimit të popullatës, por edhe mirëpërdorimit të kësaj pasurie. Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, gjatë një takimi me zyrtarë të Entit Europian të Ujit, tha se Shqipëria ka shumë burime hidrike, por humbjet janë të mëdha. “Prodhojmë ujë të mjaftueshëm, por problem është rrjeti, pasi 67 për qind e ujit humbet” tha ai. “Reforma e ujit synon ndryshime institucionale. Cilësia e ujit është një pjesë e rëndësishme e reformës së ujit.

Shqiptarët paguajnë për ujë jo të pijshëm

Qytetarët shqiptarë paguajnë për ujë jo të pijshëm. Kjo ishte tema e paralajmëruar për tu zhvilluar por për të cilën askush nga të pranishmit nuk e trajtoi drejtprëdrejtë, pavarësisht së shprehen domosdoshmërinë që ky sektor ka nevojë për reformim. Projekti i BE ka si synim përdorimin e sigurt të ujit të pijshëm dhe rritjen e riciklimit të tij. Zëvendëskryeministrja, Senida Mesi, u shpreh se do të nisin aksione konkrete për ujin e pijshëm në të gjithë territorin.

Stavileci: Fabrika e ujit në Shkabaj, kryevepër infrastrukturore

Nuk mund të ketë zhvillim ekonomik pa pasur sektor të qëndrueshëm të ujit të pijes, atij industrial si dhe ujitjes, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci gjatë vizitës që i bëri fabrikës së përpunimit të ujit në fshatin Shkabaj, e cila ndodhet në fazën e përfundimit. Kreu i MZHE-së gjatë vizitës në fabrikën e ujit dhe stacionet e pompimit, është shoqëruar nga zyrtarë të BE-në në Prishtinë dhe anëtarë të Bordit dhe Menaxhmentit të KRU Prishtina. “Duke i ditur afatet kohore kemi vendosur të dalim dhe të shohim nga afër si janë zhvilluar punët dhe për të parë se cilët janë hapat vijues drejt realizimit final të këtij projekti.