rekorde

2015 është viti më i ngrohtë i regjistruar, sipas NOAA dhe NASA

Sipas NOAA-s dhe Nasa-s, viti i kaluar ishte viti më i ngrohtë në Tokë që nga koha kur ka filluar regjistrimi i të dhënave në vitin 1880. Ka qenë e qartë për një kohë të gjatë se viti 2015 ka qenë më i nxehtë se viti 2014, por 10 nga 12 muajt e vitit të fundit kanë qenë muajt më të ngrohtë, dhe këto regjistrime na kthejnë 136 vite pas. Ky lajm nuk ishte domosdoshmërisht një surprizë, por befasuese ishte diferenca e temperaturave mesatare në të gjithë planetin 1.62˚F (0.90˚C) mbi mesataren e shekullit të 20-të, më shumë se 20% më e lartë se mesatarja.

Alarm - Thyhet rekord global nxehtësie

‘Ndryshimet klimatike janë çështje reale, po ndodhin pikërisht tani, është kërcënimi më serioz me të cilin po përballemi dhe duhet të angazhohemi të gjithë bashkë, pa u vonuar asnjë çast më shumë.’ Fjalimi pas marrjes së çmimit Oskar si aktori më i mirë, padyshim e bëri Leonardo Di Caprion të ngjitet në piedestal, përsa i përket ndryshimeve klimatike. Të gjithë, madje edhe këtu në Shqipëri (të jemi realistë, shqiptarët përgjithësisht nuk i konsiderojnë ndryshimet klimatike si problem serioz) folën më shumë për fjalimin e tij sesa për çmimin që mori.

Alarmi, muaji shkurt më i nxehti në 100 vitet e fundit

Temperaturat globale në muajin shkurt thyen rekordin historik që prej një shekulli, duke shënuar muajin më të ngrohtë që kurse janë mbajtur shënim temperaturat. Sipas të dhënave të NASA-së, temperaturat globale në tokë dhe në oqean ishin rreth 1.35 gradë C më të ngrohta se mesatarja historike. Rezultatet janë tregues të vërtetë të rritjes së pandërprerë dhe afatgjatë të temperaturave globale për shkak të lëshimit të gazrave në atmosferë. Ndërkohë, vera pritet të jetë më e nxehtë në hemisferën veriore. Fenomeni “El Nino”, mendohet se ka kontribuar për rritjen aktuale të temperaturave globale.

Çiklisti britanik thyen rekordin Guinness. Përshkon botën në 78 ditë

Një çiklist britanik ka thyer Rekordin Botëror Guinness për udhëtimin më të shpejtë rreth e qark botës mbi një biçikletë, duke përshkuar 18.000 milje (29 mijë kilometra) në më pak se 80 ditë. Mark Beaumont ka pedaluar për 18 orë në ditë, duke djegur më shumë se 9 mijë kalori çdo 24 orë, duke përshkuar Poloninë, Rusinë, Mongolinë, Kinën, Australinë dhe Shtetet e Bashkuara. “Fjalë për fjalë, do të thotë të shkosh drejt horizontit tjetër”, tha Mark Beaumont të hënën, pasi përfundoi maratonën e tij poshtë Harkut të Triumfit në Paris.

Deti Arktik arrin nivelin më të ulët të akullit

Rritja e akullit në Detin Arktik këtë dimër ka arritur në nivelet më të ulëta të regjistruara ndonjëherë, për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ngrohta, kanë thënë shkencëtarët amerikanë. Qendra Kombëtare për të Dhënat e Dëborës dhe Akullit thotë se akulli ka mbuluar maksimumin e 14.52 milionë kilometra katrorë të Oqeanit Arktik në vitin 2016. Kjo është rreth 3000 kilometra katrorë më pak sesa të dhënat e regjistruara në vitin 2015. Ishte aq ngrohtë, saqe Deti Barent, i cili ndodhet ndërmjet Rusisë dhe shtetit amerikan të Alaskës, ishte pothuajse pa akull gjatë gjithë dimrit, gjë që konsiderohet si e pazakontë.

Klima, 2016 është viti më i nxehtë në histori

Agjencia Metereologjike e Kombeve të Bashkuara, ka bërë të ditur se viti 2016 është drejt rrugës për t’u bërë më i nxehti në historinë e planetit. Sipas “Wmo”-së, temperatura globale në 2016-ën, është 1,2 gradë më e lartë me nivelet para-industriale. Fenomeni “El Nino” ka ndihmuar për këtë rezultat, por arsyeja kryesore sipas agjencisë, mbetet efekti-serë i prodhuar nga aktivitetet njerëzore. Në të vërtetë, 2015, ka qenë viti më i nxehtë i të gjitha kohërave deri tani. Raporti përfundimtar do të publikohet në fillim të 2017-ës.

Pakistan: Temperaturë rekord e fillimverës

Në qytetin Turbat, në provincën Baluçistan të Pakistanit, u regjistrua dje temperatura më e lartë në historinë e vendit. Zyrtarët e Entit Meteorologjik të Pakistanit regjistruan dje temperaturën 53,5 gradë Celsius. Temperatura më e lartë ishte regjistruar më 30 maj të vitit 2009, kur kishte arritur deri në 52 gradë Celsius. Zyrtarët kanë theksuar se Pakistani ndodhet nën ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe se vitet e fundit temperaturat ekstreme kanë rritur ndikimin në gjithë vendin.

Rekordi i rënies së shirave që nga viti 1950

Që prej më shumë se 24 orësh, reshjet e shiut kanë rënë thuajse pa pushim në Tiranë dhe në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas Institutit Meteorologjik Meteoalb, shira të tillë ekstrem janë regjistruar vetëm më 20 shtator të vitit 1996, ku gjatë 24 orëve ranë 232.7 mm shi në Tiranë. Regjistrimi i reshjeve ka nisur që në vitin 1950, siç edhe shihet edhe në grafik në http://www.gazetadita.al/rekordi-i-renies-se-shirave-qe-nga-viti-1950/.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, kanë rënë 150 mm shi në kryeqytet.

Temperaturat e marsit thyejnë rekordin botëror 100-vjeçar

Temperatura globale në muajin mars ka thyer rekord shekullor me një diferencë të madhe që ende pëson rritje për çdo muaj. Temperaturat e muajit shkurt ishin disa gradë më lart sesa mesatarja afatgjatë e temperaturave në nivel global, nxitur kryesisht nga ndryshimi i klimës, dhe është përshkruar nga shkencëtarët si një "goditje paralajmëruese" që sinjalizon një emergjencë klimatike. Por të dhënat e publikuara nga Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) tregojnë se marsi ishte akoma më i nxehtë.