Renato Shkulaku

Luftoni për të gjithë mjedisin, dhe jo vetëm për një pjesë të tij

Mjedisi është shtëpia jonë, të cilin duhet t’a mbajmë të pastër, ta ruajmë, dhe ta mbrojmë nga çdo kërcënim, qoftë edhe nga vetja jonë. Këtë kulturë, ne duhet ta përcjellim tek pasardhësit tanë, sepse në të ardhmen, mjedisi do të jetë në duart e tyre, dhe ata duhet të mësojnë si ta trajtojnë atë. Në shumë vende të botës, mbrojtja e mjedisit mbetet një pikë thelbësore, pasi ai ndikon drejtpërdrejt në jetën e çdo njeriu. Por si i kanë marrëdhëniet njerëzit me mjedisin në Shqipëri?