reshje shiu

Bashkia e Tiranës jep detaje mbi situatën e krijuar pas reshjeve të dendura

Bashkia e Tiranës ka lëshuar gjatë orëve të mbrëmjes së të mërkurës një deklaratë mbi situatën e krijuar në kryeqytet pas reshjeve të dendura të shiut. Në deklaratë thuhet se Bashkia e Tiranës mori të gjitha masat e nevojshme dhe të domosdoshme për të ulur numrin e problematikave, si dhe këshilloi qytetarët e saj që të minimizojnë lëvizjet tyre. “Për këtë arsye, Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka ngritur prej 3 ditësh të gjitha ekipet lokale të ndihmës, drejtoi mbledhjen e shtabit e emergjencës, ndau detyrat me 24 administratorët me fokus mbështetjet për zonat rurale.

BB: Shqipëria dhe Zvicra me reshjet më të mëdha në Europë, duhet investuar në parashikimin e motit

Shqipëria bashkë me Zvicrën kanë rezultuar si vendet me sasinë më të lartë të reshjeve vjetore sipas një kalkulimi të Bankës Botërore për reshjet mesatare ndër vite. Harta globale e reshjeve e publikuar së fundmi nga Banka dalloi Shqipërisë si një nga vendet me intensitet të lartë të reshjeve me një mesatare 1,485 mm në vit. Në vendin e parë për nga volumi i reshjeve u rendit Zvicra me 1,537 mm në vit. Më tej në renditje vijnë, Norvegjia, Britania e Madhe, Austria, Kroacia dhe Bosnja të cilat kanë reshje vjetore në sasi më të lartë se 1000 mm.

Itali, përmbytet qyteti i “ujit” pas reshjeve të dendura

Venecia është goditur në një nga përmbytjet më të mëdha këto 4 vitet e fundit. Autoritetet njoftuan se erërat e forta dhe shirat e rrëmbyeshëm, shkaktuan rritjen e nivelit të detit duke e cuar deri në 127 cm mbi metra mbi normalen. Pothuaj të gjitha rrugët e këtij qytetit po notojnë nën ujë. Venecia, e cila u ndërtua mbi disa moçale në shekullin e pestë, kohe pas kohe vuan nga pëmbytjet të tilla që shkaktohen nga baticat e mëdha. Moti i keq në Itali ka shkaktuar përmbytje të mëdha në qytetin tursitik të Venecias.

Moti i keq, MB: Hidrovoret në punë, situata në monitorim

Ministria e Bujqësisë bën të ditur se hidrovoret dhe kanalet e kullimit të ujit janë të gjitha në punë dhe situata është nën kontroll sa i takon parandalimit të përmbytjeve nga reshjet e shiut, që kanë përfshirë vendin që prej mbrëmjes së të martës. Grupet e punës janë në terren dhe raportojnë se deri tani nuk ka asnjë situatë përmbytjesh në tokat bujqësore, ndërsa po monitorojnë dhe marrin të gjitha masat për eliminimin e çdo defekti në infrastrukturën e kullimit, informon ministria e Bujqësisë.

Moti i stuhishëm shkakton përmbytje në disa qytete të vendit

Stuhia e shiut me erë të fortë, në formën e një cikloni, që përfshiu mbrëmjen e djeshme qytetin e Shkodrës ka shkaktuar përmbytje në disa pjesë të qytetit. Kështu, një pjesë e rrugës në vendin e quajtur “Ura Dervishbeg” është kaluar me mjaft vështirësi nga automjetet për shkak të prezencës së lartë të ujit. Ndërkohë, era e fortë ka shkulur me gjithë rrënjë, duke e hedhur në mes të rrugës një pemë në lulishten pranë sheshit “Isa Boletini”. Vetëm pasi stuhia ka pushuar ka filluar normalizimi i situatës dhe lëvizjeve në qytet.

Përkeqësim i motit në datat 7-8 nëntor, MB: Rrezik përmbytje

Ministria e Punëve të Brendshme ka urdhëruar ngritjen e Shtabeve të Emergjencave në të gjithë vendin për shkak se duke filluar nga mesdita e 7 nëntorit pritet një përkeqësim i motit, me reshje të shumta që mund të shkaktojnë përmbytje. Buletinet e instituteve të specializuara meteorologjikë njoftojnë se përkeqësimi i motit mund të shoqërohet fillimisht me reshje me intensitet mesatar, që do të vijnë duke u shtuar. Përveç përmbytjeve, reshjet mund të shkaktojnë edhe rrëshqitje të tokës në zona të caktuara.

Përmbytjet, skenarët e rrezikut shqiptar, mund të preken 565,000 banorë, ja zonat

Përmbytjet në Shqipëri janë një problem veçanërisht midis Nëntorit dhe Marsit, kur bien rreth 80% e reshjeve vjetore. Ultësirat perëndimore dhe basenet ujore të lumenjve Drin dhe Vjosë janë veçanërisht të prirur ndaj përmbytjeve për shkak të shpyllëzimit dhe mungesës së menaxhimit të shtretërve të lumenjve. Këshilli i Kombëtar i Ujit vë në dukje se, shumica e përmbytjeve ndodhin përgjatë baseneve ujore të lumenjve Bunë, Drin, Vjosë dhe Seman, duke ndikuar potencialisht 24,000 ndërtesa dhe deri në 840,000 persona.

Rekordi i rënies së shirave që nga viti 1950

Që prej më shumë se 24 orësh, reshjet e shiut kanë rënë thuajse pa pushim në Tiranë dhe në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas Institutit Meteorologjik Meteoalb, shira të tillë ekstrem janë regjistruar vetëm më 20 shtator të vitit 1996, ku gjatë 24 orëve ranë 232.7 mm shi në Tiranë. Regjistrimi i reshjeve ka nisur që në vitin 1950, siç edhe shihet edhe në grafik në http://www.gazetadita.al/rekordi-i-renies-se-shirave-qe-nga-viti-1950/.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, kanë rënë 150 mm shi në kryeqytet.

Reshjet, Shkodra në alarm

Reshjet e shiut dhe stuhia që përfshiu dy ditë më parë qytetin e Shkodrës, ku u desh të ndërpritej dhe ndeshja Shqipëri-Maqedoni, ka risjellë në vëmendje këtë prag vjeshtje përmbytjet që mund të shkaktohen nga reshjet. Për më tepër, kur bëhet fjalë për Shkodrën, qytet i cili pesë vite më parë kaloi një permbytje masive. Kryetarja e bashkisë, Voltana Ademi shprehet se pavarësisht se zona e Shkodrës mbetet e rrezikuar nga përmbytjet për shkak të pozicionit gjeografik, është duke u punuar maksimalisht në pastrimin e kanaleve kulluese.

Situata e përmbytjeve në vend

Reshjet e shiut kanë krijuar një situatë alarmante në kryeqytet. Vërshimi i ujit dhe dalja nga shtrati i dy lumenjve të Tiranës kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të kryeqytetit. Dhjetëra biznese dhe banesa u mbushën me ujë në disa lagje të kryeqytetit. Lana doli nga shtrati përgjatë gjithë gjatësisë së saj, duke filluar nga “Vasil Shanto” për të përmbytur më pas rrugët, shtëpitë dhe katet e para të pallateve tek pallati me “Shigjeta” dhe në vijim. Banorët e dëmtuar kërkuan ndihmë nga autoritetet, por askush nuk u kujtua për ta “E gjithë shtëpia m’u mbush me ujë.

Teknika për të parandaluar shiun duke shpërndarë retë

Qeveria ruse shpenzoi rreth 1.3 milionë dollarë për t’u siguruar që nuk do të binte shi më 1 Maj. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve TASS, sipas së cilës, Kremlini zyrtar ka punësuar një kontraktor që mendohet se është kujdesur për shpërndarjen e reve. Teknika konsiston në shpërndarjen e reve dhe i detyron të bjerë shi përpara kohës natyrale. Kjo teknikë, funksionon falë përdorimit të kimikateve specifike që shkaktojnë rënien e shiut, kur goditet nga ky miks, që do të thotë se avionët fluturojnë në re specifike të rrezikshme dhe të shkarkojnë shiun e tyre.