riciklim

“Ultra III”, atletet e para në botë të bëra nga algat

Këto që shihni në foto janë këpucët e para në botë të bëra nga algat e detit. Quhen “Ultra III” dhe janë atlete që pritet të dalin në shitje gjatë muajit korrik. Ato janë realizuar nga kompania londineze “Vivobarefoot” dhe “Bloom Foam”, një kompani në San Diago që merret me materialet e reja. Së shpejti këto këpucë do të bëjë debutimin e tyre.

Çfarë kanë kaq të veçanta këto këpucë?
Materiali është mbledhur në pellgje apo liqene dhe bëhet fjalë për ato vende kur ka mbingarkesë të algave.

'Pushtimi' i plastikës, 1 milionë shishe në minutë

1 milionë shishe plastike blihen në të gjithë botën, çdo minutë dhe kjo shifër do të rritet me 20% deri në vitin 2021, duke krijuar një krizë mjedisore që mbase do të jetë më serioze se ndryshimet klimatike. Shifrat publikohen nga gazeta britanike The Guardian, e cila shkruan se më shumë se gjysmë trilioni shishe plastike, do të shiten çdo vit deri në fund të dekadës. Kjo kërkesë, e barazvlefshme me 20 000 shishe të shitura në sekondë, duket se shtyhet nga dëshira për ujë në shishe dhe sidomos nga kultura perëndimore e konsumimit të tij në lëvizje, diçka që po kopjohet kudo.

7 marsi ekologjik në shkollën "Androkli Kostallari"

Sot në ditën e mësuesit nxënësit e shkollës "Androkli Kostallari" në kryeqytet, kanë zgjedhur ti urojnë mësuesit e tyre nëpermjet punimeve artistike, shumica prej tyre të realizuara me materiale të riciklueshme. Gjatë paradites së sotme u mbajt edhe një ekspozitë prezantuese me punimet fituese të përzgjedhura për tu ekspozuar. Mësuesit thanë se koncepti i riciklimit dhe i përpunimit i ka gjetur nxënësit tepër entuziastë dhe përpos të qenurit në mbrojtje të mjedisit, i ka nxitur atyre edhe kreativitetin.

7 vjeçari mbledh 10,000 $ nga kompania e tij e riciklimit

Një vogëlush 7 vjeçar nga Kalifornia tregoi se nuk është asnjëherë herët për të filluar procesin e riciklimit. Kur ai ishte vetëm tre vjeç, Ryan Hickman sëbashku me të atin vizituan një qendër lokale riciklimi në qarkun Orange. Kjo eksperiencë bëri që ai të deklaronte qëllimet e tij për të nisur grumbullimin e materialeve të riciklueshme nga fqinjët e tij. Kështu filloi Kompania e Riciklimit të Ryan – it e cila numëron deri tani riciklimin e 200 000 shisheve dhe kanoçeve, duke mbledhur kështu mijëra dollarë nga ky proces.

Apple bën publike planet për prodhimin e produkteve nga materiale të ricikluara

Kompania Apple publikoi planet e saj për të ndjekur dhe mbyllur procesin e bërjes së të gjitha produkteve të saj nga materialet e ricikluara. Ne tentojmë të mos kuptojmë se sa të dëmshme për mjedisin janë pajisjet tona elektronike, që nga dekompozimi i materialeve e deri tek efektet toksike kur i hedhim ato. Apple filloi t'i trajtojë këto probleme vitin e kaluar me robotin e saj të riciklimit, dhe tani gjiganti elektronik dëshiron të përdorë vetëm materiale të ricikluara në pajisjet e tij. Apple kohët e fundit lëshoi raportin e më të fundit mjedisor, dhe në të, kompania pretendon se po punon drejt përdorimit të materialeve të ricikluara për të krijuar gjeneratën e ardhshme të produkteve.

Asnjë mbeturinë në mjedis! Qindra ide në sfilatën e riciklimit

Është organizuar në Muzeun Historik Kombëtar ne Tirane një sfilatë me mjete të riciklueshme me idetë më të bukura në mbrojtje të mjedisit. Nga pjesëmarrësit në këtë sfilatë, që kanë qenë nxënës të disa shkollave vendase e të huaja, janë paraqitur punime me mbetje të ndryshme të riciklueshme dhe të gjitha të ardhurat e përfituara prej saj do të përdoren për bamirësi. Sipas organizatorëve ky aktivitet është i hapur për të gjithë qytetarët e moshave të ndryshme dhe ka si qëllim të motivojë kreativitetin edhe pjesëmarrjen e kujtdo që dëshiron të jetë pjesë e artit të riciklimit, që kërkon të kalojë një mesazh për mbrojtjen apo problematikat e mjedisit, të sensibilizojë edhe të transmetojë njohuri.

Bashkia e Tiranës: Deri në fundvit, përdoren 250 milionë qese më pak

Përdorimi i qeseve miqësore me mjedisin, që janë ato me material të riciklueshëm pritet të nxjerrin nga qarkullimi 250 milionë qese plastike. Bashkia e Tiranës vijon bashkë me vullnetarët dhe grupet e interesit të informojë më shumë qytetarët për rëndësinë e përdorimit të çantave ekologjike ose mbajtëse prej letre. Drejtorja e Mjedisit në Bashkinë e Tiranës, Diana Mile, shprehet optimiste se deri në fund të vitit rezultatet do të jenë pozitive.

Bëhet realitet letra e riprintueshme

Një shtresë e re nanogrimcash mund të lejojë materialin të fshihet dhe të ripërdoret më shumë se 80 herë. Punimi i mëposhtëm është riprintuar me lejen e The Conversation, një publikim në internet që mbulon zbulimin e fundit. Që nga zbulimi i tij rreth 100 PK në Kinë, letra si një material që shpërndan informacion ka patur një kontribut të madh në zhvillimin dhe përhapjen e civilizimit. Edhe në kohën e sotme të informacionit, me median të pranishme në çdo shtëpi, zyrë apo edhe në xhepat tanë, letra akoma vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm.

Britania teston rrugë më të lira dhe jetëgjata të ndërtuara me plastikë të ricikluar

Rreth 24.8 milionë kilometra rrugë kalojnë nëpër sipërfaqen e Tokës. Dhe qindra milionë fuçi nafte përdoren për këtë zhvillim. Inxhinier Toby McCartney gjeti një zgjidhje për problemin e shpërdorimit të burimeve natyrore dhe ndotjes plastike në rritje. Kompania e tij, MacRebur me bazë në Skoci, krijon rrugë që janë deri në 60 përqind më të forta se sa rrugët e rregullta të asfaltuara dhe zgjasin rreth 10 herë më shumë – dhe, ato janë ndërtuar me plastikë të ricikluar. Rrugët tona të qyteteve kërkojnë shumë mirëmbajtje me kalimin e kohës duke qenë se moti i degradon ato dhe shkakton hapjen e gropave natyrore. Ndërkohë gjenden rreth pesë trilionë pjesë plastike në oqeane.

Cërriku nis riciklimin, projekt për mbledhjen e mbeturinave në shtëpi

Bashkia e Cërrikut ka nisur të aplikojë një projekt pilot për menaxhimin e mbetjeve urbane me aistencë teknike nga Japan International Cooperation Agency. Projekti i cili ka nisur në lagjen nr.3 të Cerrikut konsiston në mbledhjen e mbetjeve urbane derë më derë dhe më pas riciklimin e tyre në vendin e grumbullimit. Bashkia Cërrik ka hequr koshat e grumbullimit të mbetjeve nga kjo lagje dhe ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve. “Projekti pilot i qeverisë japoneze në bashkëpunim me bashkinë e Cërrikut, konsiston në menaxhinimn e mbetjeve, po me një tjetër mënyrë mbledhjeje.

Çfarë bën me gazetën pasi e lexon? Ja çfarë kanë shpikur japonezët

Ku përfundojnë gazetat e djeshme? Në Japoni ka një ide të re, që lë prapa edhe atë të riciklimit të letrës. Ideja e “Mainichi”-t, një prej të përditshmeve japoneze më të vjetra dhe më të shitura është që ta shndërrojnë gazetën e vjetër në një pemë të re. Kështu ka lindur “Green Newspaper”, të cilën sapo ta lexosh mund ta grisësh në copa dhe ta vendosësh në një vazo me dhe. Pasi ta ujitësh duhet thjesht të presësh që një bimë të mbijë. Me një tirazh prej 5 milionë kopjesh, gazeta jeshile duket se është një ide e mirë për të mbrojtur mjedisin.

Do jetonit në një shtëpi me mure shishesh plastike?

Shumë shpejt në ishullin e Colon në Panama, do të ndërtohet fshati i parë në botë i ndërtuar nga mijëra shishe plastike. Projekti Plastic Bottle Village është iniciuar nga biznesmeni Robert Bezeau, për të përdorur mbetjet e akumuluara të zonës. Banesa e parë është realizuar me 20 mijë shishe, të përdorura si materiale izoluese. Në kantier tashmë janë 120 banesa që përveç plastikës kanë dhe një skelet çeliku dhe një mbulesë betoni.

Edhe bateritë mund të riciklohen

Bateritë alkaline mund edhe t’i hidhni në koshin e mbeturinave sapo ato ta përfundojnë funksionin e tyre karikues, por kjo nuk është mënyra e duhur për shkatërrimin e tyre. Bateritë, duke përfshirë edhe ato një-përdorimëshe, kanë përmbajtje të kimikateve të ndryshme dhe elementëve si plumb, kadmium, zink dhe litium (ndonjëherë edhe merkur). Bateritë e hedhura direkt në natyrë do të bëjnë që këto elementë kimikë të përzihen dhe të ndotin kështu mjedisin, të cilat mund të ndikojnë gjithashtu edhe në dëmtime të lëkurës apo organizmit.

Edhe në Mitrovicë nis riciklimi i mbeturinave

Në kuadër të projektit “Forcimi i përfshirjes sociale dhe fuqizimi ekonomik i grupeve të margjinalizuara në Mitrovicë”, i cili financohet nga Komisioni Evropian dhe Danish Refugee Council, dhe implementohet prej organizats joqeveritare Green Art Center-Prishtina (GAC) në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës, ka nisur shpërndarja e shportave të cilat do të shërbejnë për ndarjen e mbeturinave për riciklim. Iniciativës për riciklim të një lagjeje në Komunën e Mitrovicës do t’i bashkëngjiten 60 familje. Kështu do t’u ndihmohet grupeve të margjinalizuara për të rritur të ardhurat e tyre vetjake përmes shitjes së hedhurinave të riciklueshme.

Gomat e reja të Bridgestone 100 % të riciklueshme

E keni parasysh kur në mes të autostradës të bie goma, çahet apo shfryhet dhe nëse nuk ke ndonjë pompë me vete apo gomë rezervë, ngele në vend. Tanimë këto siklete do të jenë të së shkuarës. Duke ndjekur trendin e startuar nga “Michelin” me “Tweel” (gomë pa ajër), Bridgestone së fundmi ka zbuluar një gomë të sajën pa ajër në “Tokyo Motor Show”. Ky koncept suportohet nga një rrjetë spicash e përbërë nga rrëshira termoplastike. Materiali është fleksibël dhe i qëndrueshëm, por mbi të gjitha është 100 % i riciklueshëm.

Hapet për publikun parku i kopjes gjigante të veprës së Van Gogh-ut me shishe të ricikluara

Një kompani tajvaneze ka përdorur katër milionë shishe plastike shumëngjyrëshe për të prodhuar një kopje gjigante të pikturës së Vincent van Gogh, “The Starry Night” për të promovuar riciklimin. Instalacioni mbulon 53 hektarë të parkut “Starry Paradise” në periferi të qytetit Keelung në Tajvan dhe është hapur për publikun më herët këtë vit për të shënuar 125 vjetorin e vdekjes së piktorit të famshëm holandez. “Po mendonim të kombinonim idenë e mbrojtjes së ambientit me shishe PET (të ricikluara) dhe këtë hapësirë për të krijuar një vepër arti.

Incineratori në Elbasan po djeg mbetjet e riciklueshme

Prej 2 muajsh impianti i përpunimit të mbetjeve (incinerator) i Elbasanit ka filluar djegjen e mbetjeve për energji. Ky incinerator pritet të pasohet nga të tjerë nëpër Shqipëri, përfshirë në Tiranë, Fier etj. Mënyra se si do të menaxhohen mbetjet në Elbasan do të shërbejë si shembull edhe për Tiranën, Fierin, e qytetet e tjera ku do të ndërtohen incineratorë së afërmi. Por çfarë ndodh sot në Elbasan? Ricikluesit, të cilët duan të mbeten anonimë, shprehen se kompania menaxhuese e inineratorit i djeg të gjitha mbetejet, edhe ato që janë të riciklueshme.

INSTAT: Shqipëria riciklon 25.3% të mbetjeve që prodhon

INSTAT beri te ditur dje se, Shqipëria riciklon 25.3% të mbetjeve totale që prodhon. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, ky tregues është rritur gjatë vitit 2015, nga niveli prej 21% që kishte qenë në vitin 2014. Megjithatë, ende shumica dërrmuese e mbetjeve nuk trajtohen dhe depozitohen në landfille. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për mbetjet organike, që përbëjnë pak më shumë se gjysmën e mbetjeve totale, por edhe për një pjesë të mirë të materialeve që mund të riciklohen.

Ishulli Ekologjik, një shembull dhe praktikë e mirë për riciklimin

Edhe pse kanë kaluar gati 2 vite nga ndërtimi i një vendi të posaçëm ku te ndahen mbetjet e riciklueshme si plastika, qelqi, letra dhe metalet, është kënaqësi të shohësh se ende funksion dhe ka qëndrueshmëri një nismë e tillë e Qendrës së Informacionit Aarhus Vlorë. Sigurisht që kjo nismë modeste ka nevojë të përmirësohet dhe të rritet ndërgjegjësimi i publikut, grupeve të interesit, pushtetit vendor dhe nxënësve dhe studentëve për të ricikluar sa më shumë për të ripërdorur sa më shumë pajisje dhe orendi.

Ja nga çfarë do i formojnë japonezët medaljet e Lojrave Olimpike në 2020

Organizatorët e Lojrave Olimpike të Tokios që do të zhvillohen në 2020 janë duke menduar të përdorin metalin nga mbetjet elektronike të papërdorshme për të prodhuar medaljet që do u jepen kampionëve. Propozimi u diskutua në Qershor dhe organizatorë olimpikë, qeveria dhe kompanitë private që do të merren me ndërtimin e tyre morën një vendim të tillë pasi Japonia ka më pak burime natyrore të metaleve të çmuara krahasuar me vendet e tjera. Rreth 17% e arit botëror dhe 22% e argjendit gjenden në pajisjet e elektronike dhe Japonia ka menduar të përdorë këto për medaljet e saj olimpike.