roja i gjelber

“Roja e gjelbër” në mbrojtje të pyjeve

Vetëm pak muaj pas fillimit të funksionimit të “Rojes së Gjelbër”, strukturë e cila u ngrit në formën e një task force, për të shpëtuar situatën emergjente të prerjeve të pyjeve në Shqipëri rastet e konstatuara ditët e fundit kanë rënë ndjeshëm. Pjesë e rojes së gjelbër tashmë do të jenë për 10 vite edhe forcat e armatosura, monitorimi i të cilave ka bërë që në qershor të jenë konstatuar vetëm 4 raste të prerjes së pyjeve, nga 52 që u gjenden në muajt e tjerë. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli tha se ndërhyrja e ushtrisë ishte e domosdoshme.

“Roja i gjelbër”, 24 orë monitorim në pyjet e Dibrës

Dibra ka një sipërfaqe të madhe me pyje por edhe zonat më shumë të dëmtuara nga prerja. Parku i madh i Lurës, pyjet e Kaçnisë në Selishtë, pyjet e liqenit të Zi në Bulqizë dhe Llapusit në Mat janë dëmtuar shumë rëndë dhe shenjat ende janë të dukshme edhe pse ka nisur moratoriumi që ndalon prerjet. Për shkak të rasteve të përsëritura të shkeljes së këtij moratoriumi, ka nisur monitorimi 24 orë në disa pika ku më parë kalonin mjetet me pemët e prera. Të ashtuquajturat “roje të gjelbra” janë vendosur në tre akse rrugore, e megjithate ka ende raste prerjesh.

Shkelet moratoriumi i pyjeve, gjoba dhe procedime penale

Qendra e Monitorimit pranë Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve ka identifikuar raste të kundërvajtjes dhe shkeljes së moratoriumit në qytetin e Gjirokastrës, Korçës dhe Elbasanit. Në qytetin e Gjirokastrës, inspektorati ka identifikuar në Vrisara transport të paligjshëm të bimëve mjekësore. Edhe në Elbasan, gjatë kontrolleve janë konstatuar raste të kundërvajtjeve, por edhe janë proceduar penalisht 3 raste dhe marrë masa administrative me vënie gjobe.

Task-Forcë “Roja e Gjelbër” për moratoriumin 10 vjeçar të pyjeve

Zv. Ministri i Mjedisit Kledi Xhaxhiu dhe Drejtori i Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë Publike, pranë Policisë së Shtetit Altin Qato, prezantuan sot zyrtarisht ngritjen e Task-Forcë “Roja e Gjelber” një strukturë ndërinstitucionale në mbështetje të mbrotjes së pyjeve. Zv. Ministri Xhaxhiu, në cilësinë e kryetarit të grupit drejtues në nivel politikbërje të Task-Forcës “Roja e Gjelbër”, theksoi rëndësinë e krijimit të kësaj strukture për garantimin e moratoriumit 10 vjeçar të pyjeve. “Kjo task-forcë është përkrahur fuqimisht nga qeveria”, u shpreh ai.