Romeo Hanxhari

Parisi dhe angazhimi i cungët i Shqipërisë

Para një muaji, në 12 Dhjetor në Paris të gjitha shtetet e botës përmbushën detyrimin për të cilin kishin një vit që punonin, nën drejtimin e OKB dhe të Francës, për të shpëtuar planetin nga katastrofa klimatike. Po Shqipëria? Shqipëria jonë fatkeqësisht bëri gjoja sikur mori angazhime. Le ta shohim si e pse… Pse ishte e domosdoshme marrëveshja në takimin COP21?Sepse kishte të paktën 6 vjet që të gjitha shtetet ishin bindur që “ndryshimet klimatike nuk do të ndodhin, por po ndodhin” dhe se “shkaqet njerëzore janë të padiskutueshme”.