Rrajce

Identifikohet lulja e rrallë mishëngrënëse në Rrajcë

E rrallë! Identifikohet lulja mishngrënëse në pyllin e Rrajcës. Lulja është e njohur me emrin shkencor Pinguinkula, është një varietet i rrallë që haset në Shqipëri, por ajo gjendet në “laboratorin” natyror në pyllin e Rrajcës. Fotot tregojnë se si lulja ka kapur në kurth insekte të ndryshme dhe i ka tretur me një lloj lëngu viskoz që lëshon. Pastaj ajo asimilon proteinat dhe gjithçka të nevojshme për rritjen e saj. Lulja në vetvete është e vogël dhe ka petale me ngjyrë të bardhë.

Rrajca nuk e meriton këtë panoramë të së keqes!

Zona e lumit te Gashit në Tropojë dhe Rrajca në Përrenjas, me pyjet e vjetra të ahut, janë përfshirë këtë vit në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ku në Krakow, Poloni, zhvilloi punimet Komiteti i Trashëgimisë Botërore, qe miratoi zgjatjen e trashëgimisë botërore të pyjeve të ahut primar në Karpatet dhe rajonet e tjera të Europës (Shqipëri, Austri, Belgjikë, Bullgari, Kroaci, Gjermani, Itali, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Ukrainë) Pyjet e ahut në Rrajcë janë pjesë e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, i cili është kthyer tashmë në një destinacion turistik në Juglindje të Shqipërisë.