rreqebulli

Fotoja e parë e një këlyshi ngjall shpresat për rrëqebullin e Ballkanit

Është fotoja e parë e një këlyshi rrëqebulli në mbi një dekadë, e cila jep shpresë për mbijetesën e maces më të madhe dhe më të rrallë në Europë. Me më pak se 50 mace të egra të mbetura në malet e Ballkanit Perëndimor, kjo nënspecie e rrëqebullit euroaziatik është shumë pranë zhdukjes. Rrëqebulli i Ballkanit po përballet me zhdukjen e habitatit, gjuetia e paligjshme dhe hakmarrja e fermerëve bagëtitë e të cilëve ndonjëherë sulmohen. Rasti i para dy vjetësh kur një bari në Munellë vrau me gurë një këlysh të kësaj specieje.

Konventa e Bernës: Qeveria maqedonase të ndalojë ndërtimin e hidrocentraleve në parkun kombëtar

Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës në mbledhjen e vet vjetore javën e kaluar, vendosi që planet për 17 hidrocentrale në të gjithë Parkun Kombëtar të Maqedonisë në Mavrovë duhet të pezullohen menjëherë. Komiteti thekson shqetësimet e tij të veçanta lidhur me zhvillimet e vazhdueshme të hidrocentraleve të vogla brenda parkut. Organi qeverisës i traktatit të kafshëve të egra evropiane ka shprehur tashmë shqetësime për ndikimin e pakthyeshëm të hidrocentraleve në ekosistemin unik të parkut, dy vjet më parë.

Librazhd – Ruajtja dhe promovimi i vlerave të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë

Në kuadër të “Programit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit”, Shoqata e Gruas në Librazhd organizoi aktivitetin me qëllimin që të rrisë rolin e gruas në ruajtjen dhe promovimin vlerave të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Ky projekt i mbështetur nga PPNEA do të ndihmojë gjithashtu në promovimin e turizmit familjar dhe në rritjen e qëndrueshme te të ardhurave ekonomike në zonë. Tashmë Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë është kthyer në një atraksion të mirëfilltë turistik.

Mali i Munellës, streha e fundit e Rrëqebullit të Ballkanit

Projekti “Rojtarët e Mjedisit Natyror-Të mbrojmë së bashku atë çfarë na përket”, ngjiti ditën e djeshme në malin e Munellës, Xhemal Xherrin me detyrë oficer komunikimi dhe inxhinierin e pyjeve, Ilir Shyti si dhe një grup gazetarësh, në inspektim të zonës për monitorimin dhe promovimin e faunës së këtyre maleve kryesisht të Rrëqebullit që banon në Malin e Munellës si një specie në rrezik zhdukjeje. Ky projekt filloi të zbatohet në shtator 2016 dhe përfundon në shtator 2017.

Mali i Munellës, streha e vetme e Rrëqebullit të Ballkanit në Shqipëri drejt shkatërrimit përfundimtar!

Gjatë një monitormi dy ditor në Malin e Munellës, më 25 dhe 28 Tetor 2016, të ushtruar nga grupi i punës i Shoqatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), janë vënë re shkelje flagrante të moratoriumit të pyjeve. Ekspertët e PPNEA-së kanë konstatuar që prerjet e pyjeve janë shtuar me një intensitet të lartë duke prekur edhe ato pak gjurmë pylli të mbetura në këtë zonë malore. Inspektimi u përqëndrua në afërsi të fshatrave Kimëz, Mushtë dhe Domgjon, pjesë të Bashkive Pukë dhe Mirditë.

Mali i Munellës: shtëpia e fundit e rrëqebullit në Shqipëri mbetet e pambrojtur dhe në mëshirë të fatit

Në 21 prill 2011, unë bashkë me kolegun Bledi Hoxha, të dy kërkues shkencorë pranë Shoqatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), po kontrollonim një prej disa kamerave-kurth që kishim vendosur në shpatet e Malit të Munellës, kufiri natyror midis Pukës dhe Mirditës, në kuadër të Projektit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit. Kamerat-kurth janë pajisje me shkrepje automatike që shërbejnë për fotografimin e kafshëve në natyrë pa patur nevojë për prezencë njerëzore dhe kësisoj bëjnë verifikimin e pranisë së llojeve në një habitat të caktuar.

Në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë

Shqipëria ka 15 parqe kombëtare të cilat i japin vlerë shumë të madhe natyrës së vendit tonë, por kam zgjedhur të fokusohem në Librazhd, në Parkun Kombëtar Shebenik Jabllanicë, që është pjesë e biokrideve të brezit të gjelbër Ballkanik. Përpos hidrografisë së larmishme, gjithashtu Parku ka shumëllojshmëri të faunës dhe florës, duke përfshirë edhe bimë mjekësore dhe bimë të rralla endemike, por shfrytëzimi katastrofik i çdo burimi ujor për HEC-e po krijon dhe do vazhdojë të krijojë akoma më shumë problem për florën dhe faunën dhe për gjithë njerëzimin, pa menduar për të ardhmen.

Një këlysh i Rrëqebullit të Ballkanit është vrarë në Malin e Munëlles

Javën e shkuar në Malin e Munellës (Rajoni i Pukës) në zonën e vetme në Shqipëri ku mbijeton Rrëqebulli i Ballkanit, një këlysh rrëqebulli është gjetur i vrarë. Rasti iu raportua Shoqatës për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA). Autori është një bari i vogël i zonës, i cili e ka vrare rrëqebullin me gurë pa e ditur se çfarë kafshe ishte. Kjo vrasje është një lajm tejet i keq, duke ditur së popullata totale e rrëqebullit në Malin e Munellës llogaritet të jetë 4-6 individë të rritur.

Rojtarët e rrëqebullit shmangin kultivuesit e kanabisit për të shpëtuar grabitqarin

Makina hidhet pupthi aty-këtu në rrugën e kalueshme vetëm me xhip, që të çon drejt malit të Munellës dhe që ha 20 kilometra të pashtruara që nga lënia e asfaltit të Rrugës së Kombit drejt kufirit Pukë-Mirditë. Një skuadër aktivistësh mjedisorë kanë marrë rrugën nga Tirana për të vëzhguar nga afër situatën e zonës me rëndësi jetike për një nga speciet më interesante dhe të rrallla të Ballkanit, rrëqebullit. Për shkak të shfrytëzimit pa kriter të burimeve natyrore, vetëm pesë apo gjashtë individë rrëqebulli njihen në këtë zonë, të cilësuar si i vetmi habitat i nënllojit të rrëqebullit Ballkanik në Shqipëri.

Rrëqebulli i Ballkanit fotografohet mes Alpeve magjepsëse shqiptare

Alpet e Shqipërisë së Veriut përfaqësojnë një perlë natyrore me vlera unikale për vendin tonë, madje edhe më gjerë. Ditën e sotme këto vlera u shtuan edhe më shumë pasi një nga kamerat-kurth të vendosura nga ekspertët e PPNEA’së fotografoi xhevahirin e pyjeve tona, rrëqebullin e Ballkanit (Lynx lynx spp. balcanicus). Prej disa ditësh ky ekip po realizon kontrollin e dytë të kamerave kurth të vendosura në luginën e Nikaj-Mërturit, në pjesën jugore të Alpeve, nga të cilat është vërtetuar prania e disa gjitarëve kryesorë të vendit tonë, mes tyre edhe e rrëqebullit të Ballkanit, një lloj globalisht i rrezikuar në menyrë kritike.

Rrëqebulli i Ballkanit listohet në Shtojcën e II-të të Konventës së Bernës

Prej 5 dhjetorit, Konventa e Bernës* po organizon një takim tre ditor në Strasbourg ku delegatë, ekspertë dhe përfaqësues të OJF-ve po diskutojnë mbi rezultatet e aktiviteteve/iniciativave të realizuara gjatë vitit 2017, në veçanti mbi kontrollin e specieve invazive aliene, eleminimin e gjuetisë së paligjshme të shpendëve, marrdhëniet midis ndryshimeve klimaterike dhe biodiversitetit, mbrojtja dhe ruajtja e specieve të amfibeve reptileve dhe menaxhimi i zonave të mbrojtura. Gjatë takimit u diskutua gjithashtu edhe mbi listimin në konventë edhe e nënllojit të rrëqebullit të Ballkanit (Lynx lynx balcanicus).

Rrëqebulli i Ballkanit në Listën e Kuqe për Llojet e Kërcënuara

Lista e Kuqe për Llojet e Kërcënuara e Unionit Botëror për Ruajtjen e Natyrës, është një sistem i cili përfshin informacion për bimët, kërpudhat si dhe kafshët të cilat përballen me zhdukjen globale.

Ky sistem i IUCN-së për Llojet e Rrezikuara, e ka klasifikuar Rrëqebullin e Ballkanit si një specie e rrezikuar në mënyrë kritike. Rrëqebulli i Ballkanit është një nënlloj i kërcënuar i Rrëqebullit të Euroazisë i cili gjendet në zonën jug-perëndimore të maleve të Ballkanit në zonën kufitare midis Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Sezoni i monitorimit dimër-pranverë 2017 me anë të kamerave-kurth vazhdon të na surprizojë

Sezoni i monitorimit dimër-pranverë 2017 me anë të kamerave-kurth vazhdon të na surprizojë, duke nxjerrë në pah bukurinë dhe larmishmërinë e jetës së egër në vend, veçanërisht të Malit të Munellës dhe malësisë Pukë-Mirditë. Ky sezon shënon vitin e 9-të të monitorimit të jetës së egër në vend të kryer nga PPNEA (Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit në Shqipëri). PPNEA ka ndarë me publikun fazën e tretë të fotografive të shkrepura gjatë monitorimit. Edhe në këtë sezon lloji më fotozhenik në kolazhin e fotografive është rrëqebulli i Ballkanit, një specie simbol për vendin dhe kyc për mbrojtjen e trashgimisë natyrore dhe ekosistemit në të gjithë Ballkanin jugperëndimor.