rruge

Sinjalistika rrugore, vendi ynë në kërkim të standarteve

Sinjalistika rrugore, ashtu si gjithë standartet e tjerë të rrugëve kombëtare, kryesore dhe dytësore është po aq e rëndësishme, pasimungesa e tyre bën që jeta jonë të jetë në rrezik. Është një nga zërat e fundit që plotësohet përgjatë fazës së zbatimit të projektit të ndërtimit, por si gjithë elementët e tjerë të rrugës kërkon mirëmbajtje gjatë gjithë jetëgjatësisë dhe vlefshmërisë së përdorimit të një aksi rrugor të caktuar.