ruajtja e natyres

Dashamirësit e natyrës duhet të kontribuojnë në favor të protestuesve të Bulqizës për ruajtjen e burimeve natyrore

Duket se aktivizimi i nënave e motrave tona për ndalimin e shkatërrimit të natyrës, është hera e parë që shfaqet si protestë e organizuar. Do ishte mirë që ky moment të gjente një solidarizim dhe një reflektim nga shoqëria si arritje e një stadi të ri. Do dëshiroja që pendat e spikatura të gazetarisë të ishin prezente që ky moment të fiksohej sa më mirë të ishte e mundur duke e trajtuar edhe si pikë infleksioni lidhur me reagimin e komuniteteve për ruajtjen e natyrës.