Rumani

Ja cila është kështjella e ndërtuar 100% në mënyrë organike

Nëse ëndërroni të qëndroni në një shtëpi të vërtetë të vëllezërve Grimm apo në një shtëpi Hobbit, atëherë mund të bëni një ndalesë në Rumani ku një çift e ka bërë. Sipas Casa Mea, Razvan dhe Gabriela Vasile ia kanë ndërtuar vetes një kështjellë përrallore nga argjila, gurët dhe kashta. Dhe së shpejti mund të qëndroni në të pasi që kjo kështjellë ekonomike është kthyer në hotel dhe pritet të hapet në këtë fundvit. E vendosur në Faragus Mountains, Transylvania, ndërtimi i kështjellës nga argjila kishte filluar në vitin 2014 dhe ndërtimit të saj po i vjen fundi.

Katër vende ballkanike, me plan të ri për shkarkimet e dioksidit të karbonit

Greqia, Kroacia, Bullgaria dhe Rumania janë në grupin e vendeve të Bashkimit Evropian që kanë nevojë të reduktojnë shkarkimet e karbonit në sektorin e transportit, mbetjeve, ndërtimit dhe bujqësisë, të paktën deri në vitin 2030. Analiza është realizuar nga Agjencia e Lajmeve për Ndryshimet Klimatike. Artikulli i saj thekson se ka vende që do të jenë të detyruara që të shkurtojnë më tej këto shkarkime, për shkak të largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian në qershor të këtij viti. Greqia, deri në vitin 2030, duhet të reduktojë shkarkimet e gazit për shkak të efektit serë me 14%.

Rumani, pritet të ndërtohet fabrika e etanolit celulozik

Prodhuesi i kimikateve të specializuara, Clariant, tha se mori miratimin nga bordi i drejtorëve të saj për të investuar në ndërtimin e një fabrike të etanolit celulozik në Rumani. Kur të përfundohet, kjo fabrikë e re do të prodhojë etanol celulozik nga mbetjet bujqësore duke përdorur teknologjinë sunliquid. Me një kapacitet prodhues vjetor prej 50,000 tonësh, ky objekt do të jetë edhe një mënyrë e mirë për të treguar konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e teknologjisë sunliquid në shkallë komerciale, duke mbështetur strategjinë e biznesit të firmës Clariant për dhënien e licencave për përdorimin e kësaj teknologjie.

Rumani, stuhitë shkaktojnë 8 viktima e mbi 60 të plagosur

Të paktën 8 persona gjetën vdekjen dhe 67 persona mbetën të plagosur si pasojë e një stuhie të fuqishme që goditi Rumaninë Perëndimore me erëra deri në 100 km në orë. Mbrojtja Civile rumune njoftoi se erërat e forta shkatërruan edhe rrjetin elektrik. Trafiku rrugor dhe hekurudhor u ndërpre për shkak të pemëve të rrëzuara. Disa spitale, shkolla dhe ndërtesa apartamentesh kishin kulme të dëmtuara dhe dhjetëra qytete dhe fshatra mbetën pa energji elektrike. Shumë prej viktimave ishin njerëz që po shëtisnin në rrugë apo po ktheheshin nga supermarketet.

Rumani: Gara për të shpëtuar pyjet

Shiu i rëndë bie furishëm mbi xhamin e makinës së Ion Holbanit teksa ai kalon nëpër një pjerrësi të thellë në Malet Karpate të Rumanisë, një shkretëtirë ku pyjet e pacenuara mbajnë në gjirin e tyre arinjtë, ujqërit dhe kafshët e tjera të egra. Holban dëshiron ta mbajë atë në këtë mënyrë, prandaj ai ka organizuar një grup prej 50 ekspertësh dhe aktivistësh për t’u bashkuar me të në një mision njëditor për të përcaktuar gjurmët e pyllit të lashtë para se të jetë tepër vonë.

Rumani: Green Group do të investojë në prodhimin e shisheve PET

Kompania Green Group nga Rumania pritet të investojë 8.5 milionë euro në ndërtimin e një fabrike për përpunimin e shisheve të plastikës PET dhe asaj të përzier dhe plastikës së përzier në Sllovaki, duke hapur deri në 100 vende të reja pune. Kjo kompani nuk kërkon asnjë ndihmë për investime shtetërore, deklaroi ministri i Mjedisit, László Sólymos, por vendi se ku do të ndërtohet kjo fabrikë nuk është bërë i ditur. Constantin Damov, një prej bashkëthemeluesve të këtij grupi, nuk pranoi të specifikonte vendndodhjen për shkak se bisedimet nuk kishin përfunduar, megjithëse ai u shpreh qartë se Bratislava nuk do të ishte, duke e përjashtuar që në fillim një mundësi të tillë.

Rumania feston zbulimin më të madh të gazit në dekada

Kompania energjetike Rumune Romgaz përuroi të enjten depozitën më të madhe të zbuluar në tre dekada në tokën Rumune me pjesëmarrjen e kryeministrit Sorin Grindeanu dhe kreun e partisë Social Demokrate në pushtet Liviu Dragnea. Romgaz, kompania më fitimprurëse shtetërore, njoftoi zbulimin e depozitës që vlerësohet se mban 150-170 milionë boe – fuçi ekujvalente të naftës – në Karagea, konteja Buzau, verilindje e Bukureshtit në qershor 2016.

Rumania në veprim për të mbrojtur disa nga pyjet e fundit të virgjëra të Evropës

Me goditjen ndaj shpyllëzimeve dhe me teknologjinë e re, Rumania është në garë për të shpëtuar disa nga pyjet e fundit të virgjëra në Europë, habitate të ujqërve dhe arinjve të murrmë. Për të përshpejtuar procesin, Bashkimi Evropian ka ftuar OJQ mjedisore për t’u bashkuar me administratorët zyrtarë në procesin e hedhjes në hartë të zonave pyjore të cilat janë të rrezikuara dhe shtimit të tyre në një bazë kombëtare të dhënash të sapo krijuar për të siguruar mbrojtje ligjore. Baza e të dhënave është parashikuar të publikohet online brenda 6 muajve.

Rumania ofron taksa të ulëta për makinat me më pak ndotje

Në përpjekje për të rritur shitjet e pakëta në vend, qeveria e Rumanisë pritet të shpallë një program incentivash ekonomike me vlerë 16.6 milionë euro për të nxitur njerëzit të blejnë makina të reja elektrike ose hibride. Paratë po ofrohen si një subvencionim për kompanitë apo individët të cilët blejnë një makinë elektrike apo hibride, me kushtin që makina të prodhojë më pak se 50 gramë për kilometër dioksid karboni. “Rumania, njësoj si çdo vend tjetër i BE-së, duhet të fillojë tranzicionin drejt makinave elektrike apo hibride.