Rusi

Aksidentet bërthamore dërgojnë re radioaktive “të padëmshme” mbi Evropë

Instituti francez thotë se ndotja vjen nga çlirimi i materialit bërthamor në Rusi ose Kazakistan në shtator. Një re ndotje radioaktive në Evropë tregon se ka ndodhur një aksident në një strukturë bërthamore në Rusi ose Kazakistan, në javën e fundit të shtatorit, tha instituti francez i sigurisë bërthamore IRSN. IRSN-ja të enjten përjashtoi një aksident në një reaktor bërthamor, duke thënë se ka të ngjarë të ishte në një vend për trajtimin e karburantit bërthamor ose në qendrën për mjekësinë bërthamore. Nuk ka pasur ndonjë ndikim në shëndetin e njeriut apo mjedisin në Evropë, tha ai.

Europa dhe Rusia nisin misionin në Mars

Me lëshimin e satelitit TGO (ExoMars Trace Gas Orbiter) nga kozmodromi i Baikonurit në Kazakistan, Europa dhe Rusia nisën ditën e djeshme misionin e tyre të përbashkët në Mars. Sateliti do të verifikojë nëse gazi metan në atmosferën e planetit të kuq vjen si pasojë e ndonjë burimi gjeologjik apo prodhohet nga mikrobe. Nëse çdo gjë shkon mirë, dy fuqitë e hapësirës do ta vazhdojnë aventurën e tyre me një sondë robotike, e cila do të realizojë shpime në sipërfaqen e Marsit. Lëshimi i kësaj të fundit mund të ndodhë në vitin 2018, ose siç janë gjasat më të mëdha, në vitin 2020.

Hëna ‘fsheh’ energjinë e së ardhmes

Në eksplorimin e hapësirës, Kina ndoshta nuk ka kapacitetet e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, por ambiciet i ka njësoj me to. Pekini është duke i dhënë dorën e fundit projektit për të dërguar njeriun sërish në Hënë dhe jo thjesht për të bërë disa hapa, por për të sjellë prej andej materiale të rëndësishme që mund ta shndërrojnë vendin aziatik në superfuqinë botërore të energjisë. Synimi i misionit është ngritja e një galerie miniere në sipërfaqen e satelitit tonë të vetëm natyror.

Mahnisin shkencëtarët rusë, krijojnë vullkanin artificial

Shkencëtarët rusë janë të parët që në botë arritën të krijojnë simulimin e procesit në vullkan me ndihmën e saldimit elektronik, transmetojnë të mërkurën mediat ruse. Viktor Sharapov nga Instituti për gjeologji tha se zbatimi i makinerisë do të ndihmojë në krijimin e modelit të proceseve sizmike në thellësi prej 40 deri 70 kilometra. “Ky është eksperimenti i parë i tillë në botë, me teknikë unike”, tha ai. Saldimi elektronik prodhon 10 megavat energji për centimetër dhe përmes tij mund të simulohet edhe hyrja e meteorëve në atmosferën e Tokës dhe kur të arrijë temperaturën deri 3.300 gradë Celsius mund të shkrijë edhe metalet.

Moskë: Rusia e gatshme t’i bashkohet masave për kufizimin e prodhimit të naftës

Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi sot se vendi i tij ishte i gatshëm t’i bashkohej masave për kufizimin e prodhimit të naftës për të rritur çmimin e saj. “Rusia është e gatshme për t’iu bashkuar masave për kufizimin e prodhimit të naftës”, deklaroi Putin në një fjalim gjatë Kongresit botëror të Energjisë në Stamboll. Anëtarët e Organizatës së Vendeve Prodhuese të Naftës (OPEC) ku Rusia nuk bën pjesë, ranë dakort në fund të shtatorit për të kufizuar prodhimin për rritjen e çmimit.

NASA, bashkëpunim me Rusinë për një “portë hapësinore"

Agjencia amerikane e hapësirës NASA thotë se do të bashkëpunojë me agjencinë ruse hapsinore Roscosmos për ndërtimin e asaj që e quajnë një "portë e thellë hapësinore" në afërsi të Hënës. Stacioni hapësinor hënor, ende në fazën e konceptimit, është pjesë e një projekti afatgjatë që synon dërgimin e njerëzve në Mars. Administratori në detyrë i NASA-s Robert Lightfoot tha të mërkurën "NASA është e kënaqur të shohë interesin në rritje ndërkombëtar për të lëvizur në hapësirën mes Hënës dhe Tokës si hapi i ardhshëm për avancimin e eksplorimit të hapësirës njerëzore".

Në Rusi iriqët bëhen të rrezikshëm për njerëzit, sepse i ka zënë tërbimi

Njerëzit në Moskë të Rusisë janë paralajmëruar të qëndrojnë larg iriqëve, pasi këto të fundit janë prekur nga tërbimi. Dy iriqë të infektuar nga sëmundja janë gjetur në Dmitrovsky dhe Solncechnogorsky , raporton ëebsite Life.ru. Inspektori i kafshëve Akexander Motoshin tha se është e vështirë të parashikohet se sa iriqë të tjerë të infektuar mund të ketë. Megjithatë ai i bën thirrje të gjithë njerëzve të mos i prekin kafshët apo t’i afrohen, pasi ato mund ta përhapin sëmundjen me një shpim nga gjembat e tyre. Iriqtë janë një prej kafshëve që janë diagnostikuar me tërbim brenda dhe jashtë Moskës në vitin 2016.

Një qytet në Rusi i kërcënuar të zhduket

Asnjë shenjë nuk të tregon katastrofën. Në vështrim të parë jo, sepse syri të kap liqene të kaltër, kisha të kuqe. Po ashtu edhe parcela të mbjella me domate, patate e kopër. Një vend idilik në Ural. Nëse qendron në kopësht nuk sheh asgjë prej katastrofës. Ky është oborri i Irina dhe Andrej Chorov. Që të dy rreth të dyzetave. Prej 13 vjetësh ata jetojnë këtu, qëkurse arritën ta realizojnë ëndrrën e jetës së tyre, shtëpinë e tyre. Por tani atyre u duhet të përjetojnë se si kjo ëndërr po pëson të çara në mure dhe se si lumturia e tyre familjare gradualisht po shembet si një shtëpi prej letrash.

Rusi: Ndryshimi dramatik i ngjyrës së lumit Daldykan

Autoritetet në Rusi nuk po i japin dot përgjigje se, përse është shndërruar në ngjyrë të kuqe një lum, i cili shtrihet në afërsi të kompleksit industrial “Norilsk Nikel” pranë Arktikut, fenomen ky i pazakontë. Fotografitë kanë pushtuar menjëherë rrjetet sociale. Për gazetën e përditshme “Rosiskaja”, ngjyra e çuditshme e lumit ka ardhur pasi në të ndodhet një tubacion, që shkarkon bakrin dhe nikelin e kompleksit industrial që ndodhet në zonë. Por, zyrtarët e kompanisë thanë se nuk janë në dijeni se fabrika e tyre ndot lumin dhe se mbetjet e saj shkarkohen në lum.

Rusia planifikon vrasjen e plot 250 mijë drerëve, ja pse

Të ballafaquar me një krizë të shëndetit publik, zyrtarët në një rajon të largët të Siberisë kanë propozuar vrasjen e 250.000 krerë drerësh për të minimizuar përhapjen e mundshme të baktereve vdekjeprurëse “antraks”, sipas “The Washington Post”. Alarmi ka filluar në korrik, kur shpërthim i një sëmundjeje që gjendet më së shumti në këto kafshë, ka vrarë një djalë 12-vjeçar dhe ka sëmurur rreth 100 njerëz, një rajon të gjerë Veriperëndimor dhe më shumë se 2300 kafshë kanë vdekur si pasojë e kësaj sëmundjeje.

Stuhi e fuqishme në Moskë, të paktën 11 persona humbin jetën

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një stuhie të fuqishme që ka goditur ditën e djeshme Moskën. Kreu i bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin, u ka shprehur ngushëllime familjeve të njerëzve që e humbën jetën nga kjo stuhi. Ministria e Energjisë ka njoftuar se nga stuhia janë shkatërruar shtyllat elektrike në Moskë, kështu që afro 7300 vetë kanë mbetur pa energji elektrike. Po ashtu, është dëmtuar edhe sistemi transportues i qytetit, ndërsa shumë lidhje të trenave janë shtyrë ose anuluar.

Teknika për të parandaluar shiun duke shpërndarë retë

Qeveria ruse shpenzoi rreth 1.3 milionë dollarë për t’u siguruar që nuk do të binte shi më 1 Maj. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve TASS, sipas së cilës, Kremlini zyrtar ka punësuar një kontraktor që mendohet se është kujdesur për shpërndarjen e reve. Teknika konsiston në shpërndarjen e reve dhe i detyron të bjerë shi përpara kohës natyrale. Kjo teknikë, funksionon falë përdorimit të kimikateve specifike që shkaktojnë rënien e shiut, kur goditet nga ky miks, që do të thotë se avionët fluturojnë në re specifike të rrezikshme dhe të shkarkojnë shiun e tyre.