salmonela

AKU bllokon 26 ton mish pule nga Brazili, kishin bakterin salmonele

Pas skandalit me mishin e importuar nga Brazili, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi prej 26 ton mish pule pasi kishte prezencë të bakterit Salmonele Spp. Mish i pulës i cili importohej nga firma AMG, para se të hidhej në treg i është nënshtruar analizave nga ISUV ku nga përgjigjet ka rezultuar se ishte i rrezikshëm për shëndetin për shkak se Salmonela SPP ka qenë në nivele më të larta nga sa e parashikon ligji. Salmonela SPP është një lloj bakteri i cili shkakton disa sëmundje tek njeriu.

Ndotet uji në Krujë. DSHP: Prani të Escherichia-coli

Disa banorë të Krujës kanë përfunduar në spital në gjendje të rëndë me të vjella e diarre. Shkak për gjendjen e tyre është konsumimi i ujit të pijshëm të ndotur. Mësohet se banorët e lagjes “Derede Dollak” janë furnizuar me ujë të pijshëm të ndotur, çka ka çuar në marrjen e baktereve dhe përkeqësimin e menjëhershëm të gjendjes së tyre shëndetësore. Ndotja e ujit ka ardhur nga çarja e tubacioneve dhe më pas përzierja e tij me fekalet. Lajmi konfirmohet nga Shefi i Inspektorit Mjedisor në DSHP e Krujës, Durim Kulli.

Uji i Bovillës, dyshime se është i infektuar nga bakteri Salmonela

UKT ka ndërprerë furnizimin me ujë në kryeqytet jo vetëm në shtëpitë e qytetarëve, por edhe në spitale, për shkak të ndotjes, si pasojë e turbullimit të liqenit të Bovillës, në nivele të larta që nuk ka ndodhur në 15 vjet sipas statistikave të Ujësjellësit. Në median e shkruar raportohet se uji ka në përmbajtjen e tij bakterin Salmonela, një sëmundje akute infektive që në një prej rasteve të saj shkaktohet nga konsumimi i ujit të ndotur, ndërkohë në spital janë paraqitur disa persona me simptoma shëndetësore tipike të këtij bakteri, si të përziera,diarre, dhimbje koke, dhimbje stomaku, gjymtyrësh dhe muskujsh dhe temperaturë.