samit

Ndotja nga automjetet, mblidhet “samiti i dieselit”

Ministrat dhe shefat ekzekutivë gjermanë të prodhuesve të automjeteve pritet të takohen këtë të mërkurë për të diskutuar dhe rakorduar mënyrat sesi të luftohet ndotja e brendshme e qyteteve, ku pritet edhe një përpjekje për të ndaluar përdorimin e makinave me naftë, me synimin për të ringritur reputacionin e dëmtuar të industrisë së automjeve në Gjermani. Që kur Volkswageni pranoi se kishte mashtruar me testet amerikane kundër shkarkimeve në shtator të vitit 2015, qeveria e Kancelares Angela Merkel është vënë nën presion se nuk ka bërë mjaftueshëm për të luftuar ndotjen nga automjetet, e për faktin se qëndron shumë pranë prodhuesve të fuqishëm të makinave.

OKB udhëheq bisedimet për klimën, SHBA promovon qymyrin

Raundi i fundit i bisedimeve për klimën e udhëhequr nga OKB u hap në Bonn, të Gjermanisë me delegatë nga pothuajse 200 vende të pranishëm. Gjatë dy javëve të ardhshme, negociatorët shpresojnë të sqarojnë rregulloren e marrëveshjes së klimës së Parisit. Është takimi i parë i madh që kur Presidenti Trump njoftoi planet për të nxjerrë SHBA nga Pakti i Parisit në qershorin e kaluar. Shumë delegatë janë të pakënaqur që Shtëpia e Bardhë planifikon të promovojë lëndët djegëse fosile si një "zgjidhje" për ndryshimet klimatike.