Sarande

“Burimi i Syrit të Kaltër”, një parajsë natyrore në zemër të Shqipërisë

Duket tamam si një sy i bukur ngjyrë blu. Quhet “Burimi i Syrit të Kaltër” falë ngjyrës së kristaltë të ujërave të tij dhe formës e cila ngjan tamam si një sy të madh. Bëhet fjalë për një burim karstik vetëm njëzet e dy kilometra në lindje të Sarandës, vendpushimi bregdetar më i famshëm dhe i gjallëruar përgjatë “Rivierës Shqiptare” në shpatet perëndimore të Malit të Gjerë. Temperatura e ujërave të këtij burimi është rreth 12°C, por thellësia e tij ende nuk dihet.

Bashkimi Evropian: Shpërthimi i ujërave të zeza në Ksamil përgjegjësi e Bashkisë Sarandë

Një javë pasi në Ksamil shpërthyen ujërat e zeza dhe u derdhën në det, Bashkimi Evropian i është përgjigjur kërkesës së redaksisë së Exit lidhur me përgjegjësinë mbi rrjetin e kanalizimeve në Bashkinë Sarandë. Pas shpërthimit që largoi turistët nga plazhet e Ksamilit, Bashkia Sarandë dhe Drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve të Sarandës (UKS) pohuan se ndërtimi i kanalizimeve ishte një projekt i BE dhe se BE ishte përgjegjëse për tenderimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e tij.

Ditën Botërore e Pastrimit, qytetarët e Sarandës në aksion

Në Ditën Botërore të Pastrimit, bashkia Sarandë së bashku me administratën dhe institucionet në varësi të saj, ka filluar aksionin e pastrimit të këtij qyteti duke larguar mbetjet në plazhe dhe në qytet. Bashkia e Sarandë u ka bërë thirrje qytetarëve që ti bashkohen kësaj të fundit në këtë ditë pastrimi. “Ftoheni edhe ju të bëheni pjesë e lëvizjes botërore “Let’s Do It World”.

Gjirokastra, Përmeti, Saranda e Berati, përfituesit kryesorë të financimit 71 mln USD të BB

Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi sot një financim prej 71 milionë dollarësh për Projektin e Menaxhimit të Integruar Urban dhe Turizmit në Shqipëri. Ky projekt do të ndihmojë në hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e të ardhurave dhe do të mbështesë zhvillimin e ekonomisë lokale në zona të përcaktuara në jugun të Shqipërisë, i njohur si destinancioni kryesor turistik me potencial të jashtëzakonshëm për rritjen ekonomike. Projekti synon të përmirësojë infrastrukturën urbane, të shtojë vlerën e aseteve turistike, si dhe të forcojë kapacitetet e institucioneve për të mbështetur turizmin në nivel lokal.

Ksamil — Kush është përgjegjësi?

Pak orë pasi plazhi dhe deti i Ksamilit u mbuluan nga ujërat e zeza, filloi shmangia e përgjegjësisë nga vetja dhe fajësimi i të tjerëve për shpërthimin e kanalizmeve. Në një postim në Facebook, deputeti i sapozgjedhur i PS-së Alket Hyseni i bëri thirrje për veprim të menjëhershëm Bashkisë Sarandë dhe Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve për hetimin e përgjegjësve. Por, përgjegjësitë ndoshta nuk janë ato që Hyseni mendon.

Ksamil, Forcat e Armatosura pastrojnë plazhin nga ujërat e zeza

Çarja e një tubacioni të ujërave të zeza në zonën e Ksamilit ka sjellë ndotjen e bregedetit. Ngjarja ka ndodhur në plazhin “Gjiri Poda” dhe për të normalizuar situatën është dashur edhe ndërhyrja e ushtrisë, e cila pas disa orësh ka kthyer normalitetin në plazhin e Ksamilit. Gjithashtu është bërë i mundur monitorimi dhe dezinfektimi i të gjithë sipërfaqes së plazhit, ndërsa po punohet nga efektivët e Komandës Mbështetëse për pastrimin e plazheve dhe zonave te ndotura ne bregdet, pasi është bërë i mundur bllokimi i tubit të ujrave të zeza.

Ksamil, nis puna për rehabilitimin e gjelbër të ishujve të dëmtuar

Këtë të shtunë (19 nëntor), në Ksamil ka filluar mbjellja e 300 fidanëve të parë në ishullin e djegur në vitin 2015. Këto fidane të zgjedhur me kujdes në zonat përreth, janë të llojit dafinë, prrall, sqinde, shqopa, rrushkull, gjeshtër e ullastra, bimësi e njëjtë me ato që u dëmtuan nga pakujdesia një vit më parë. Kësaj veprimtarie në terrenqë u zhvillua në kuadër të projekti të AJMMI-t:” Sensibilizim mjedisor dhe rehabilitimi i gjelbër i ishujve të dëmtuar të Ksamilit”; mbështetur nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri me financim të BE, i parapriu një punë disa ditore me punëtorë dhe vullnetarë nga komuniteti i qytezës së Ksamilit.

Ku janë koshat e mbeturinave në Sarandë?

Ky reportazh fokusohet në një problem që ekziston në Sarandë, në rrugën mbi port dhe rrugët e tjera në brendësi të lagjes Nr.4, (mbi Port). Duke iu afruar Portit te Sarandes, mund të sodisësh me admirim relievin dhe pamjen e bukur të qytetit. Por nëse gjatë një xhiroje në këtë zone të duhet të hedhesh mbeturinat diku, duhet të mendohesh dy here. Kosha të vegjël për mbeturina nuk ka. Në të kundërt, në shëtitoren kryesore buzë detit në distanca të shkurtra gjen plot kosha mbeturinash. Në rrugët e lagjes nr.4 nuk ka pothuajse asnjë kosh të vogël. Qytetarët e kësaj rruge detyrohen të ecin me qindra metra për të hedhur një qeskë me mbeturina në vendgrumbullime kontenieresh që nuk dihet përse i kanë distancuar aq larg nga blloqet e banimit.

Moti i stuhishëm shkakton përmbytje në disa qytete të vendit

Stuhia e shiut me erë të fortë, në formën e një cikloni, që përfshiu mbrëmjen e djeshme qytetin e Shkodrës ka shkaktuar përmbytje në disa pjesë të qytetit. Kështu, një pjesë e rrugës në vendin e quajtur “Ura Dervishbeg” është kaluar me mjaft vështirësi nga automjetet për shkak të prezencës së lartë të ujit. Ndërkohë, era e fortë ka shkulur me gjithë rrënjë, duke e hedhur në mes të rrugës një pemë në lulishten pranë sheshit “Isa Boletini”. Vetëm pasi stuhia ka pushuar ka filluar normalizimi i situatës dhe lëvizjeve në qytet.

Ndikimi i shkarkimeve urbane në cilësinë e ujërave bregdetare

Monitorimi i ndikimit të shkarkimeve urbane në cilësinë e ujërave bregdetare realizohet në qytetet Durrës, Vlorë dhe Sarandë. Përzgjedhja e stacioneve të monitorimit është bazuar sipas skemës ku kolektori shkarkues përfaqëson burimin ndotës dhe pas shkarkimit në mjedisin pritës, në det në distancën 10 m. Sipas kësaj skeme, vlerësohet cilësia e ujërave të shkarkimeve në pikën e shkarkimit (kolektore ose stacione pompimi) dhe impakti i tyre në cilësinë e ujërave bregdetare.

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit mes Agjencisë AJMMI dhe disa institucioneve

U nënshkrua sëfundi në Ksamil (NJA-Njësi Administrative e Bashkisë Sarandë) Memorandumi i Bashkëpunimit midis Agjencisë AJMMI dhe disa institucioneve- të konsideruara si aktorë dhe faktorë për një mjedis të qëndrueshëm në hapësirën e ishujve joniane të Ksamilit, pjesë integrale e Parkut Kombëtar Butrint. Memorandumi paraprin zbatimin e Projektit të AJMMI-t : “Rehabilitim i gjelbër i ishujve të Ksamilit dhe ndërgjegjësim mjedisor, duke adresuar parandalimin e mëtejshëm te dëmtimeve", mbështetur nga REC Shqiperi në kuadër të programit të BE- ACHIEVE (Shoqëria civile shqiptare për një Mjedis Evropian).

Pas Ksamilit edhe Butrinti, ujërat e zeza vërshojnë në liqen

Në Sarandë vijon odisea e derdhjes së ujërave të zeza në det. Problem këtë radhë është bërë sërish një pjesë e tubacionit me presion të lartë që ka pësuar çarje. Kështu, specialistët e Ujësjellës-Kanalizimeve thonë se tubacionet janë çarë për shkak të cilësisë së dobët nga firma kontraktuese. Derdhja e ujërave të zeza nisi para 15 ditësh kur në Sarandë, u ça tubi i cili dërgon ujërat e zeza tek impianti i përpunimit të tyre dhe si pasojë në liqenin e Butrintit vërshuan ujërat e zeza të cilat ndikuan në ngordhjen edhe të pak midhjeve që i kishin mbijetuar temperaturave të larta.

Përgjatë 10 viteve të fundit mjedisi urban është përkeqësuar

Në kuadër të projektit “Informim-Komunikimi mbi politikat mjedisore për zhvillim të qëndrueshëm”, mbështetur nga programi SENiOR–II, Milieukontakt Shqipëri në bashkëpunim me organizatat e rrjetit ECIM ka realizuar “Anketimin mbi problematikat mjedisore” me qëllim kryesor vlerësimin e situatës së politikave dhe shërbimeve mjedisore nga komuniteti, në njësitë vendore të përzgjedhura. Nëpërmjet analizës së rezultateve të dala nga anketimi, studimi realizon një vlerësim të nivelit aktual të problematikave mjedisore, identifikohen fushat për ndërhyrje sipas prioriteteve, nevojave dhe shpërndarjes territoriale.

Saranda furnizim më të mirë me ujë këtë verë, problem ende ujërat e zeza

Saranda është drejt zgjidhjes së problemit me ujin e pijshëm, ndërsa ujërat e zeza, vazhdojnë të derdhen në det. Kohët e fundit në qytetin e Sarandës janë prerë të gjitha rrugët për të shtruar tubacionin e ri të ujësjellësit, ndërkohë që ky qytet prej vitesh ka pasur problem me ujin. Këtë vit pritet që të ketë një përmirsim të situatës për furnizimin me ujë. Edhe zonat të cilat detyroheshin të furnizoheshin me bote këtë vit kanë mundësin e furnizimit nga rrjeti. Sipas Drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve të Sarandës, janë duke u bërë testimet e fundit dhe pritet që Saranda të furnizohet deri 16 orë me ujë.

Sarandë, 3 persona në pranga për prerje të paligjshme të pyjeve

Policia e Sarandës, ka vënë në pranga diten e djeshme 3 persona për prerje të paligjshme pyjesh. Sipas një njoftimi të policisë, në operacionin e koduar “Roja e Gjelbër”, janë arrestuar Avni Dula, Sadik Bashaj dhe Misto Apostoli, përkatësisht 49, 31 dhe 52 vjeç dhe banues në Sarandë e rrethina. Policia thotë se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin prisnin drutë e pyjeve të maleve të Skërficës, të cilët më pas transportoheshin me një furgon me targë “AA 951 FM”, pronë e shtetasit Dula.

Sarandë, për herë të parë trajnim mjedisor me gazetarët e jugut

Agjencia AJMMI (Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias, Informcionit) me qendër në Sarandë, pjesë e Rrjetit të organizatave mjedisore ECIM; perfundoi më 21 korrik, Tryezën Mjedisore me Gazetarë të Rajonit Jugor të Shqiperisë me fokus:” Informim-ndërgjegjësim mbi politikat e zhvillimit të qëndrueshëm të Mjedisit“- nga ekspertë me gazetarë të rajonit jugor të vendit. Në këtë auditorium trajnues me pjesëmarrje të 35 gazetarëve, specialistëve dhe ekspertëve të mjedisit e medias, u referuan gjashtë trajtesa të cilat synuan jo vetëm familjarizimin e gazetarëve më konceptet bazë të zhvillimit të qëndrueshëm në realitetin e sotëm shqiptar, por u prezantuan edhe problematika të mprehta të mjedisit dhe kërkimeve mjedisore aktuale, pasojë e veprimit dhe mosveprimit të strukturave apo agjencive të ndryshme ligjzbatuese në vendin tonë.

Sarandë: Arti për jetën

Vrasja e kafshëve të egra në Shqipëri me motiv ballcamimin e tyre për dekorimin e mjediseve të ndryshme private të shërbimit vazhdon të mbetet një fenomen mjaft i përhapur në vend. Ky fenomen është shkak i pamohueshëm për përkeqësimin e popullatave të llojeve të ndryshme të faunës, kryesisht llojeve të mbrojtur. Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) ka nisur një fushatë informuese dhe ndërgjegjësuese kundër kësaj paligjësie që dekoron shëmtuar mjediset e shërbimit turistik duke krijuar një imazh të tmerrshëm për vendin, vecanërisht kundrejt turistëve të huaj.

Sekuestrohen dy arinj në qytetin e Sarandës

Në zbatim të kuadrit ligjor për biodiversitetin dhe mbrojtjen e faunës së egër Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka sekuestruar ditën e djeshme dy arinj që mbaheshin në robëri në qytetin e Sarandës. Arinjtë e vegjël, ngjyrë të murrme me moshë rreth 5 muaj mbaheshin në kushte tepër të mjerueshme për qëllime përfitimi nëpër plazhet e bregdetit të jugut. Arinjtë u morën në dorëzim nga inspektorët e sektorit operacional ISHMP Qendër, dhe ditën e sotme dorëzuan Kopshtit Zoologjik dhe Drejtorisë së Parqeve dhe të Rekreacionit të Bashkisë Tiranë.

Skandali në Sarandë, mbeturinat spitalore hidhen te kazanët e plehrave

Mbetjet spitalore të hedhura vend e pa vend janë shndërruar pa frikë në një “bombë me sahat” për shëndetin e qytetarëve. Pavarësisht se ekzistojnë disa kompani të licencuara nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, të cilat kontraktohen nga spitalet shtetërore dhe private për t’í tërhequr dhe trajtuar mbetjet në incineratorët e ngritur, realiteti është zhgënjyes, madje mjaft kaotik.

Takimi i rrjetit "ECIM" në bashkinë Sarandë

Rrjeti kombëtar mjedisor ECIM, i përfaqësuar nga Ekolëvizja dhe Agjencia AJMMI; në kuadër të Projektit "Informim-komunikimi mbi politikat mjedisore per zhvillim te qendrueshem"; zhvilloi të premten (12.01.2016) një bashkëbisedim pune në Bashkinë e Sarandës, me grupin e stafit të kryebashkiakes Floriana Koka.

  • 1
  • 2