satelit

Kina lëshon në hapësirë një satelit për qëllime shkencore

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, Kina lëshoi në hapësirë një satelit për qëllime shkencore që do të studiojë mikrogravitetin dhe jetën në hapësirë. Satelliti, tip SJ-10, u lëshua nga njësia bazë, një raketë tip ”Long March 2-D” nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve në Jiuquan, në shkretëtirën Gobi, në veriperëndim të Kinës. Gjatë qëndrimit në hapësirë, sateliti do të kryejë 19 eksperimente përfshirë ato nga fizika fluide mikrogravitacionale, kombustioni mikrogravitacional, materiali hapësinor, efekti radioaktiv hapësinor, efekti biologjik mikrogravitacional dhe bioteknologjia e hapësirës, përpara se të kthehet në Tokë.

Kina lëshon në orbitë satelitin e parë meteorologjik të gjeneratës së re

Kina lëshoi një satelit të ri meteorologjik në orën 12:11 minuta të së dielës, duke shënuar një hap të ri përpara në satelitët e këtij lloji në orbitë. Sateliti Fengyun-4 është sateliti i parë meteorologjik kinez i gjeneratës së dytë që lëshohet në orbitë. Ai u lëshua nga Qendra e Lëshimitit të Satelitëve Xichang në provincën jugperëndim të Kinës, Sichuan dhe u transportua në orbitë nga raketëmbajtësja “Marshimi i Madh-3B”. Lëshimi i saj shënoi misionin e 242-të të serisë së raketave kineze “Marshimi i Madh”.

Një satelit franko-izraelit vëzhgon ndikimin e ndryshimit të klimës te bimët

Kompania ajrore evropiane “Arianne” ka nisur me sukses dy satelitë të vëzhgimit në orbitë nga baza e saj në Kourou në Guajanën Franceze, njoftoi dje kompania. Nisja u krye dje në 10:58 duke përdorur një raketë kozmike ”Vega” e projektuar për ngarkesa të vogla dhe të mesme. Një nga satelitët ka si qëllim të vëzhgojë bimësinë në më shumë se 100 vende në të gjithë tokën për një periudhë kohore prej dy vjet e gjysëm për agjencinë hapësinore franceze, CNES.

Një satelit i ri për vëzhgimin e bimësisë

Një sy i ri në qiell së shpejti do të ndihmojë shkencëtarët të monitorojnë ndryshimet mjedisore me fotografi të shpeshta me rezolucion të lartë të dhjetra zonave të tokës. Çdo dy ditë, për dy vjet e gjysmë, mikrosateliti Venus do të kapë pamjet e 110 parcelave të tokës, në pyje, fusha dhe rezervate natyrore, në mbarë botën. Sateliti prej 265 kilogramësh do të sigurojë monitorimin e parë të rregullt, të shpeshtë dhe të ngushtë të botës, për të parë rritjen dhe gjendjen e bimësisë në botë.