Saturn

“4 miliardë $ të hedhur në atmosferë”, NASA transmeton direkt vetëshkatërrimin e sondës në Saturn

Sonda Cassini e nisur nga SHBA drejt Saturnit, pritet të vetëshkatërrohet në orët e ardhshme shkruan DailyMail. Ky mision i NASA-s që kushtoi rreth 4 miliardë dollarë po përfundon pas 13 vitesh zbulime në planet. Në 1997 sonda Cassini nisi udhëtimin nga Florida dhe në 7 vite ka udhëtuar 2 miliardë milje. Sonda do të hyjë në planet me një shpejtësi prej 120,000 km/h, dhe pritet të copëtohet shumë shpejt. Sondës me gjatësi 22 metra, e cila filloi misionin në vitin 1997, po i mbaron karburanti, kështu që hulumtuesit kanë zgjedhur ta përfundojnë misionin e saj.

Anija kozmike Cassini kalon në territorin e paeksploruar midis Saturnit dhe unazave të tij

Anija hapsinore e NASA-s, Cassini, kaloi të mërkurën në një territor të paeksploruar midis Saturnit dhe unazave që e rrethojnë. Ajo u rishfaq ditën e enjte e padëmtuar. Cassini është e para dhe e vetmja anije hapsinore që ka rrezikuar të kalojë në boshllëkun midis Saturnit dhe unazave të tij. Anija e dërgoi sinjalin e parë në tokë të enjten herët në mëngjes, rreth 20 orë pasi ndodhi kalimi. "Ju bëj me dije se anija kozmike Cassini kaloi nëpër boshllëk siç e kishim planifikuar dhe doli në anën tjetër në formë të shkëlqyer,” tha menaxheri i projektit, Earl Maize i Laboratorit Jet Populsion në Pasadena të Kalifornisë.

​NASA rrëmben imazhe të forta nga hëna aliene e Saturnit

Pas një historie përralle mes tyre, anija kozmike e Nasa, Cassini e mbylli gati me përplasje kursin e saj në një nga hënat më të mëdha të Saturnit. Më 21 Prill, Cassini mbylli vizitën e fundit në hënën Titan duke lëvizur 600 milje në sipërfaqen e tij. Duke mbyllur herën e 127 të fluturimit në Titan, Cassini nis kështu një histori të re në eksplorimin e botës aliene të mundshme në hapësirë. Në fotot e mbledhura mes shkëmbinjve dhe akujve, kjo anije kozmike i ka dhënë shkencëtarëve të dhëna të shumta që kjo hënë, është gati një planet mashtrues, i ngjashëm në dukje me Tokën.