Sazan Guri

“Xhamia”, Apeli dëgjon ekspertët: Rrezik nga ndërtimi në park të mbrojtur

Gjykata e Apelit Administrativ dëgjoi këtë të martë si ekspert Sazan Gurin, i thirrur për llogari të procesit për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë. Eksperti i kërkuar nga paditësit, Instituti i Çështjeve Kombëtare, INA, deklaroi në bazë të studimit të tij se në rast se xhamia ndërtohet në një qendër, sipas tij, të rëndësisë së veçantë, nga fluksi i gati 2 mijë personave në ditë në objekt do shkaktohet jo vetëm trafik, por edhe dëmtim i ambjentit në vendin që quhet “park i mbrojtur”. Shoqëria civile kërkon që të shfuqizohet një vendim i vitit 2013 për ndërtimin e xhamisë dhe rikthimin e hapësirës në një lulishte, sikurse ishte më parë.

Ambientalistët kundër këndit të lojërave: Bashkia shkel mbi veten

Katër ligje të Kushtetutës janë shkelur për ndërtimin e këndit të lojërave në parkun e liqenit sipas ambientalistëve. Në një deklaratë për mediat Sazan Guri është shprehur se ky është një rast i qartë kur bashkia shkel mbi vetveten dhe bëri thirrje që qytetarët të bashkohen për të ndalur sa më parë punimet për ndërtimin e këndit të lojërave. "Vepër që ka nisur me kokëfortësi, ka nisur me inat, ka nisur me kundërshti me zërin jo të pakët por të shumtë të qytetarëve dhe është hera e parë që bashkia shkel mbi vetveten.

Çfarë u tha në takimin për mbetjet me Presidentin

Në ligjin e menaxhimit të integruar të mbetjeve ndodhen 110 faqe që të diktojnë sesi menaxhohen mbetjet e vendit dhe vetëm një togë fjalësh në nenin 49 pika ‘d’ shpreh lejimin e importit të mbetjeve. Ligji ëshë i transpozuar (i ardhur pikë për pikë) nga Parlamenti Europian, ndaj edhe quhet i përafruar si Ligj, me ndryshimin se në Ligjin Europian nuk ekziston togëfjalëshi i lejimit të mbetjeve të importit. Ligji i mbetjeve të importit nuk doli nga një nevojë e shprehur sipas një studimi ‘general’, por del nga mangësia e organizimit të pushtetit lokal dhe qëndror për trajtimin e mbetjeve qysh në burim.

Përmbytja, mallkim apo bekim natyror

Të gjithë po përballemi me një nga kërcënimet më të mëdha të natyrës ndaj njeriut, me atë që njeriun e ka shoqëruar që prej motmotesh, qysh sa ka lind, veçse me ndryshimin se qëmoti njeriu u trembej fatkeqësive natyrore, por më mirë të themi i respektonte, ndërsa njeriu i sotëm, jo vetëm nuk merr mundimin ta njohë, (ligjet e natyrës i kemi nën hundë, por pak dimë t’i nuhasim), jo më ta zotërojë, por as nuk i thërret memories së të parëve të vet se si e rregullonte katragjyshi i tij këtë marrëdhënie me natyrën.

Pse gazoili jonë mjeron makinat dhe xhepat tanë?!

Prej kohësh debatonim me një koleg nafte lidhur me çmimin e karburantit në treg, se Shqipëria është i vetmi vend në krahasim me vendet fqinje, -jo i thosha unë, i vetmi vend në rajon, -jo prapë unë, atëherë në Europë o profesor, -jo more djalë, jo, e po në botë, -eee kështu po, që ka çmimin më të shtrenjtë se edhe kryeqyteti i luksit europian, vetë Luksemburgu. Në pamje të parë duket se ndonjëherë çmimet andej, edhe janë disa cent deri një euro më lart, por nëse llogarisim se si ky shejtan i zi shqiptar i merr pak e nga pak ymrin si makinës dhe të zotit.

Pse nuk duhet të ndërtohet HEC-i në Poçem

Prof. Sazan GURI

Shqipëria, një vend ku 70% e territorit është mal, dhe ajo që ngelet është kodra, tokë e rrëshqitur, tokë nën erozion. Ajo që mbetet është tokë urbane. Në total, vendit tonë i ngelet 10% tokë buke, gjysma e së cilës po gllabërohet nga biznesomania e HEC-eve. Në këtë vorbull është futur HEC-i i Poçemit, që para se të prodhojë energji, do të nxjerrë nga faqja e dhèut, dhèun historik të trevës Kut, Çorrush, etj. Por, a ka nevojë Shqipëria apo mallakastrioti për HEC-in në Poçem? Aspak. Le të fillojmë.