Sebastiano Rao

Risia e Pesticideve Organike në Shqipëri

Çdo njeri konsumon mesatarisht 4 litra pesticide në vit dhe më shumë se 400 mbetje të substancave kimike mbeten në trupin tonë. Nga ushqimet që konsumojmë çdo ditë ne arrijmë të marrim afro 3000 lloje kimikatesh. Sipas studiuesve janë ato që na mjegullojnë mendjen, na gënjejnë ndjesitë dhe shkaktojnë një sërë sëmundjesh që nga kanceri, dëmtimi i sistemit nervor, duke bërë që sistemi ynë imunitar të dobësohet. “Por efekti nuk është i menjëhershëm si një plumb, por rezultati është i njëjtë. Ato kanë një efekt akumulues në trupin tonë. Po ta keni vënë re, shumë pak njerëz vdesin nga mosha tani.