seedling

Zhvillimi i qëndrueshëm në programet lëndore të shkollave të mesme të rajonit

Që prej vitit 2016, Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) është duke zbatuar projektin rajonal SEEDLING i cili ka si qëllim përfshirjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në programet mësimore të shkollave të mesme në vendet e Evropës Juglindore. Projekti është duke u zbatuar paralelisht në gjashtë vende të rajonit: Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë*, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Moldavi, Malin e Zi dhe Serbi. Të gjitha këto vende po përballen me sfida të ngjashme në procesin e reformimit të sistemeve të tyre arsimore.