seman

Fier, rruga e plazhit të Semanit e dëmtuar, problem dhe papastërtia

Plazhi i Semanit në Fier vazhdon të jetë në gjëndje të mjerueshme, por përveç pastërtisë së tij që është lënë në harresë, problem mbetet edhe rruga që të çon në këtë plazh. Megjithëse kjo rrugë ka një panoramë shumë të mirë ajo shumëzohet me zero pasi dëmtimi i rrugës nuk të lë mundësi për të shijuar atë. Para tre ditësh u mor një nismë për të pastruar plazhet e të gjithë bregdetit shqiptar, ndërkohë që Bashkia e Fierit nuk iu bashkua kësaj nisme. Banorët e zonës ankohen se në këtë rrugë ka më shumë se 20 vjet që nuk është investuar.

Ndotet bregdeti i Semanit

Bregdeti i Semanit në Fier, ditët e fundit është ndotur në masë të madhe, prej mbetjeve dhe hidrokarbureve.

Këto mbetje kryesisht kanë ardhur nga vërshimet e lumenjve të zonave naftëmbajtëse të Roskovecit që derdhen në lumin e Hoxharës ose/dhe nga lumenjtë që derdhen nga fryrjet e lumit Seman apo Gjanica.

Kjo situatë është përsëritur edhe herë të tjera, pasi nga reshjet e dendura të shiut që shoqëruan këtë rajon një jave më parë, u sollën mbetje të shumta.