senior

“Bëhu zgjidhja, jo problemi”

Në Qytetin e Pogradecit shoqata “Unë, Gruaja” e ka bërë traditë organizimin e ditëve mjedisore. Për të realizuar projektet e saj shoqata bashkëpunon me shumë institucione lokale, shoqërinë civile në Pogradec, median lokale dhe komunitetin e gjerë, si në qytet ashtu edhe në zonat rurale. Gratë dhe të rinjtë janë protagonistët kryesorë të aktiviteteve të shoqatës, sidomos ato në fushën e mjedisit, duke siguruar kështu përfshirjen e tyre në jetën sociale, ekonomike, si dhe duke u bërë faktor ndryshimi për mjedisin.

“Energy Talk” mes EcoAlbania, ekspertëve të çështjeve së efiçencës së energjisë dhe të rinjve të qytetit të Tiranës

Në një takim të hapur të organizuar nga EcoAlbania në Tiranë, ditën e djeshme më 28 shtator, Z. Gjergji Simaku, Drejtor në sektorin e Burimeve Energjitike të Rinovueshme dhe Efiçencës Energjetike, Z. Erjon Tase, Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Studimeve Politike, si dhe përfaqësues të stafit të EcoAlbania dhe Qendrës EDEN prezantuan problematikat dhe punën që po realizohet në lidhje me përdorimin efiçent të energjisë. “Deri në vitin 2013, në asnjë nga ligjet shqiptare dhe as në Strategjinë Kombëtare nuk përmendej fjala “energji e rinovueshme”.

Aktivitete të shumta sensibilizuese në Ditën Botërore të Turizmit

Me rastin e Ditës Botërore të Turizmit janë zhvilluar shumë aktivitete në promovim të tij në mbarë vendin. Kryesisht kane qenë aktivitete sensibilizuese në ndërgjegjësimin e një turizmi bashkëkohor dhe mbajtja pastër e mjediseve të vizitueshme. Aktivitete u zhvilluan në disa parqe kombëtare, si ai i Divjakës, Dajtit, Qafshtamës, Ulzës etj. Motoja e aktiviteteve ishte “Turizmi i qëndrueshëm, një instrument për zhvillim”. Turizmi i qëndrueshëm duhet të konsiderohet si një mundësi për rritjen ekonomike të komunitetit dhe të vendit.

Berat: Vëzhgohet fushata e zgjedhjeve të përgjithshme mbi çështjet mjedisore

Gjatë periudhës 1 qershor – 20 qershor 2017, organizata mjedisore “Për Mirëqenie Sociale dhe Mjedisore” Berat vëzhgoi fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 qershorit 2017, në Berat, për të kuptuar ofertën politike të subjekteve pjesëmarrëse mbi çështjet që lidhen me mjedisin, mbrojtjen e tij e mbi te gjitha energjine dhe efiçencën energjitike. Prezantimi i Programit Mjedisor të Partive politike, diskutime dhe rekomandime nga organizatat mjedisore me tematikë: “Energji e Sigurtë- Energji Efiçente”.

Ditët e energjisë në Berat

Në qytetin e Beratit, në kuadër të projektit “Së bashku- Një sy për Mjedisin”, pjesë e programit SENiOR - II Albania, mbështetur financiarsht nga Ambasada Suedeze ne Tiranë, nisi cikli i trajnimeve në katër shkolla të mesme, të cilat janë përzgjedhur në bashkëpunim me DAR – Berat (klasat e X-ta). Këtë cikël trajnimesh, organizata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore”Berat e ka sjellë në mbështjetje të projektit që po zbaton, duke i quajtur “Ditët e energjisë”.

Durrës: Fëmijët ambasadorë të mbrojtjes së deteve përmes pikturës

Sot më 2 qershor, Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” organizoi një konkurs pikture me temë “Unë e dua detin” me fëmijë të klasave të 5-ta dhe të 6-ta të shkollave Publike “Dom Nikoll Kacorri”, “Qemal Mici”, “14 Nëntori”, “Shaqe Mazreku” dhe shkollës jopublike “Migjeni”. Për organizimin e aktivitetit, QZHK orientoi, në bashkëpunim dhe me drejtoritë e shkollave, informimin e fëmijëve mbi tematikën e aktivitetit për të nxitur imagjinatën e tyre mbi efektet e lidhjes midis detit dhe njeriut: të mirat e detit, mbrojtja e jetës detare, ruajtja nga rreziqet e ndotjes së detit nga hedhja e mbetjeve, shkarkimet e lëndëve ndotëse, peshkimi i paligjshëm, zhdukja e krijesave detare etj.

Durrës: Rrjeti i organizatave ECIM, shpalos sugjerimet dhe zgjidhjet për problemet mjedisore

Ditën e martë, më 12 shtator, në Bashkinë Durrës, u zhvillua një takim i kërkuar nga rrjeti i organizatave ECIM. Në fokus të këtij takimi ishin problemet mjedisore që shfaqen sot në Durrës. Përfaqësuesit e organizatave shpalosën problemet mjedisore përpara zyrtarëve të bashkisë ku dhe u diskutuan se si mund të zgjidheshin. Problematikat ishin të shumta, por u veçuan si më të rëndësishme mos pastrimi i qytetit gjatë sezonit të verës dhe djegia e tyre në vendgrumbullim. Gjithashtu dhe cilësia e ujit në det dhe hedhja e mbetjeve përgjatë kanaleve dhe lumenjve.

Festohet "Dita e Gjalicës" në Vojvodë

Ditën e djeshme, më 3 gusht në kuadër të projektit "Promovimi dhe adresimi i përdorimit të qëndrueshëm të burimeve dhe vlerave natyrore në ZM", pjesë e programit SENiOR-II, i cili zbatohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri me mbështetjen financiare të Qeverisë Suedeze, shoqata " Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit" ka organizuar aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore për "Ditën e Gjalicës" në Vojvodë, pjesë e Parkut Natyror Korab-Koritnik, në të cilat morën pjesë punonjës të AdZM Kukës, Forumi Rinor për Zhvillim (QPR), komuniteti i zonës, etj.

Festohet Dita e Liqenit të Shkodrës

Dita e Liqenit të Shkodrës u kremtua këtë vit më 16 qershor në qytetin e Shkodrës. Kjo ngjarje mblodhi në qytet autoritete të larta të nivelit qendror, autoritete vendore të bashkive Shkodër dhe Malësi e Madhe, institucione menaxhuese, përfaqësues të shoqërisë civile, të rinj, përfaqësues të komunitetit të rajonit të Shkodrës, media vizive vendore si dhe të tjerë të interesuar. Sipari i këtij aktiviteti u hap me përformancën poetike “Dedikim liqenit të Shkodrës” përgatitur nga të rinjtë e shkollës së mesme “28 Nëntori” në Shkodër.

Informim mbi politikat mjedisore, TFL mes rrjetit të organizatave “ECIM”

Në kuadër të programit SENiOR II zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit dhe financuar nga Ambasada Suedeze, Shoqata “Together for Life” po zbaton projektin “Informim-komunikimi mbi politikat mjedisore për zhvillim të qëndrueshëm”. Ky projekt synon nxitjen e vendimarrësve në nivel lokal dhe qëndror për të patur prioritet mjedisin në programet e tyre, nëpërmjet mekanizmave të reagimeve qytetare dhe medias. Shoqata “Together for Life” është pjesë e rrjetit “ECIM”, mes tetë organizatave të tjera mjedisore, rrjet i krijuar nën mbështjen e Qendrës Rajonale të Mjedisit për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri.

Ja si u prit Dita Botërore e Mjedisit në Pogradec

Në Ditën Botërore të Mjedisit, Shoqata “Unë, Gruaja” sëbashku me Zyrën Arsimore Pogradec dhe me “Explore Pogradec” organizuan një marshim ndërgjegjësues në kuadër të kësaj dite. Morën pjesë nxënës nga shkolla 9-vjeçare ''M.E.Minarolli" dhe shkolla 9-vjeçare "Gjokë Pjetër Shqiptari", si dhe të rinj me biçikletat mundësuar nga "Visit Pogradec". Të gjithë sëbashku ecën përgjatë vijës liqenore në shëtitoren e Pogradecit. Ata mbanin në duar pankarta dhe materiale të tjera ndërgjegjësuese në mbrojtje të mjedisit.

Komunikimi - Arti i sigurtë i pyetësorëve cilësorë

Më datat 20-21 korrik 2017, organizata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat, ka nisur një trajnim dy ditor në lidhje me teknikat që përdoren për realizimin e tërheqjes së opinioneve nga banorët e institucionet, në lidhje me efiçencën e energjisë. Nëpërmjet këtij projekti kjo organizatë ka si synim të bashkërendojë punën e saj me institucionet përkatëse që mbështesim e monitorojnë punën për nxitjen e politikave dhe praktikave më të mira që sigurojnë efiçencën e energjisë, diversifikimin e burimeve për energji të pastër dhe me kosto të përballueshme nga qytetarët, shtresat e varfra dhe të mesme në Berat e më gjerë.

Ligji “Për të drejtën e informimit për çështjet mjedisore”; Gazetarët: Përballemi me mungesë informacioni

Shoqata “Together for Life” në kuadrin e projektit me titull: Informim-komunikimi mbi politikat mjedisore për zhvillim të qëndrueshëm, zhvilloi një trajnim me gazetarët e qytetit të Lezhës. Aktiviteti u mundësua financiarisht nga Ambasada Suedeze në Tiranë nëpërmjet programit SENiOR II Albania i zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri. Gazetarët u trajnuan se si mund të përdorin ligjin “Për të drejtën e informimit për çështjet mjedisore dhe raportimin lidhur me to”.

Një ditë feste për mbrojtjen e mjedisit në Sotirë, Gjirokastër

Më 6 gusht 2017, u festua Dita e Shën Sotirit festa më e rëndesishme e fshatit Sotirë në Gjirokastër, ku u mblodhën shumë njerëz, jo vetëm banorët vendas që vinin nga emigracioni por shumë miq të tjerë nga Tirana, Korça, Berati, Përmeti, Gjirokastra,etj. Këta të fundit specialistë, dashamirës dhe studiues të natyrës të organizuara në shoqata të ndryshme mjedisore. Shoqata Mjedisore Çajupi organizoi këtë veprimtari informuese dhe argëtuese.

Organizatat mjedisore “ECIM” kërkojnë të kenë vendimmarrje në buxhetin e Bashkisë Vlorë

Problematikat e evidentuara në Bashkinë Vlorë kanë qenë në fokus të organizatave të rrjetit ECIM me përfaqësues të këtij institucioni. Menaxhimi i mbetjeve, ujërat e zeza dhe ndotja e ajrit ishin tre nga problematikat që u diskutuan në këtë takim. Përveç këtyre problemeve të evidentuara më parë nga organizatat në takim u diskutua çështja e buxhetit të vitit 2018, ku u kërkua pjesëmarrja në të. Në takim nga Bashkia Vlorë mori pjesë nën kryetari z. Adrian Musta, i cili deklaroi se së shpejti do të nis konsultimi publik i buxhetit të vitit të ardhshëm.

Përgjatë 10 viteve të fundit mjedisi urban është përkeqësuar

Në kuadër të projektit “Informim-Komunikimi mbi politikat mjedisore për zhvillim të qëndrueshëm”, mbështetur nga programi SENiOR–II, Milieukontakt Shqipëri në bashkëpunim me organizatat e rrjetit ECIM ka realizuar “Anketimin mbi problematikat mjedisore” me qëllim kryesor vlerësimin e situatës së politikave dhe shërbimeve mjedisore nga komuniteti, në njësitë vendore të përzgjedhura. Nëpërmjet analizës së rezultateve të dala nga anketimi, studimi realizon një vlerësim të nivelit aktual të problematikave mjedisore, identifikohen fushat për ndërhyrje sipas prioriteteve, nevojave dhe shpërndarjes territoriale.

Politika në lenten e mjedisorëve

Zhvillimi i qëndrueshëm është një koncept i gjerë dhe kompleks, ai prek të gjitha sferat e shoqërisë, duke harmonizuar nevojat e zhvillimit ekonomik dhe atij social, duke mbajtur gjithmonë parasysh kërkesat për mbrojtjen e mjedisit. Milieukontakt Shqipëri në kuadër të projektit “Informim-Komunikimi mbi politikat mjedisore për zhvillim të qëndrueshëm”, i mbështetur nga programi SENiOR–II u bëri kërkesë të tetëmbëdhjetë subjekteve politike të ndanin programet e tyre dhe dokumente të tjera strategjike për Mjedisin.

Promovimi dhe advokimi i menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve dhe vlerave natyrore

Në muajin maj 2017, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), dhe Rrjeti për Mbrojtjen e Natyrës, kanë filluar zbatimin e programit SENiOR-II “Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri”. Ky program i zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri dhe financuar nga Ambasada Suedeze në Shqipëri, synon forcimin dhe specializimin e mëtejshëm organizatave mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri, për adresimin efikas të sfidave mjedisore;

REC Shqipëri: Fillon “Programi i të rinjve”

Ka filluar sot më 5 qershor në Tiranë, “Programi i të rinjve” në kuadër të programit "Mbështetje për Organizatat e Shoqërisë Civile në fushën e Mjedisit në Shqipëri (SENiOR-II)", mbështetur nga Qeveria Suedeze Paketa e Punës Nr. 1.1: “Forcimin Institucional të OSHC-ve”, zbatuar nga REC Shqipëri. Programi i kursit në të cilin marrin pjesë 20 përfaqësues të organizatave mjedisore në vend, është organizuar në disa module leksionesh.

Rrjeti i organizatave mjedisore publikojnë raportin për zgjedhjet, partitë politike nuk kanë në fokus mjedisin

Gjatë periudhës 20 maj – 20 qershor 2017, ne, 30 organizata mjedisore ndërmorëm një iniciativë për të vëzhguar fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 qershorit 2017 për të studiuar dhe kuptuar ofertën politike të subjekteve pjesëmarrëse mbi çështjet që lidhen me mjedisin, mbrojtjen e tij. Mjedisi është një tërësi çështjesh që lidhen drejtpërdrejtë me faktorë bazë të jetës në planet, dhe ndikojnë po ashtu, ose në mënyrë të tërthortë në hartimin dhe zbatimin e duhur të politikave publike sektoriale dhe ndërsektoriale.

  • 1
  • 2